PĖIMBAJTJA

LIBRI NAMAZIT

BOTIMET E VAKĖFIT IHLĀS Nr. 2

  1-Libri Namazi

  2-Parathėnie

  3-Pasqyra E Lėndės

  4-Namazi Ėshtė Urdhėr I Madh

  5-Besimi Dhe Falja

  6-Bindja (I'tikadi) I Ehli Sunnetit

  7-Kushtet E Imanit

  8-Tė Besosh All-Llahun E Madhėruar

  9-Sifati Dhatije

10-Sifati Thubutije

11-Tė Besosh Ėngjėjt(Melaiqet)

12-Tė Besosh Librat

13-Tė Besosh Pejgamberėt

14-Es-Habi Kiramėt

15-Tė Besosh Ahiretin

16-Tė Besosh Kaderin

17-Adhurimet Tona Dhe Falja

18-Kujt I Thuhet Mukel-Lef(I Obliguar)?

19-Dispozitat Islame(Ahkām-i Islāmijje)

20-Armiqtė E Islamit

21-Kushtet E Islamit

22-Falja E Namazit

23-Llojet E Namazeve

24-Pesė Kohėt E Namazit

25-Farzet E Namazit

26-Abdesti

27-Pėrdorimi I Misvakut

28-Mes-Hi Mbi Meste

29-Gusli

30-Tejemum

31-Ezani Dhe Ikameti

32-Pjesėt Pėrbėrėse Tė Namazit(Ruknet E Namazit)

33-Si Falet Namazi

34-Sunnetet E Namazit

35-Mustehabet E Namazet

36-Mekruhet E Namazit

37-Gjėrat Qė Prishin Namazin

38-Namazi Me Xhemat

39-Namazi I Xhumasė

40-Namazet E Bajramit

41-Tė Kujtuarit E Vdekjes

42-Namazi I Xhenazes

43-Namazi I Teravisė

44-Namazi Gjatė Udhėtimit

45-Namazi Gjate Sėmundjes

46-Namazet Kaza

47-Si Falen Namazet Kaza

48-Ata Qė Nuk Falin Namaz

49-Hakikati i Namazit

50-Eėrsitė Nė Namaz

51-Fshehtėsia E Namazit

52-Lutja Pas Namazit

53-Lutja E Pėrtėritjes Sė Imanit

54-Namazi Dhe Shėndeti

55-Iskati I Namazit

56-Tridhjetė E Tri Dhe Pesėdhjetė E Katėr Farzet

57-Tridhjetė E Tri Farzet

58-Pesėdhjetė E Katėr Farzet

59-Tema(Ēėshtja) E Kufrit

60-Qė Ta Kemi Gjithnjė Imanin Dhe Qė Tė Mos Na Humbasė

61-Gjėrat Qė Shkaktojnė Humbjen E Imanit

62-Gjynahet E Mėdha

63-Dhjetė Gjėra Nė Frymėmarrjen E Fundit Bėhen Shkaktare Tė Shkosh Pa Iman

64-Pėr Tė Qenė Nė I'tikadin E Ehli Sunnetit U Duhet Kushtuar Kujdes Kėtyre Ēėshtjeve

65-Veset E Kėqija

66-Domethėnia E Duave Tėe Namazit

67-Shpjegime Tė Disa Termave Islame


GUSLI
(Abdesti trupor)

Qė namazi tė jetė i drejtė, abdesti dhe gusuli duhet tė jenė tė drejtė. Ēdo mashkull e femėr qė ėshtė xhunup, (i papastėr) gratė qė lirohen nga hajzi dhe nifasi, nė fund tė kohės sė namazit, nėse mbetet aq kohė sa pėr tė falur atė namaz, e kanė farz tė marrin gusul (abdest gusuli). Xhunup konsiderohet ai qė ejakulon nė ėndėrr dhe nė marrėdhėnie seksuale.

Pejgamberi ynė (salall-llahu alejhi ve selem), thotė: “Atij qė merr gusul abdest (qė lahet), i jepen sevape sa qime ka. Po aq gjynahe i falen. I ngrihet shkalla e tij nė Xhennet. Sevapi qė do t’i jepet atij pėr gusul, ėshtė mė i mirė se ēdo gjė qė ėshtė nė dynja. All-llahu xheleshanuhu i urdhėron meleqtė: Kujdesuni pėr kėtė rob timin! Natėn pa pėrtuar ngrihet dhe duke menduar urdhrin tim merr gusul pėr pastrim nga xhunupllėku. Bėhuni dėshmitarė se gjynahet e kėtij robi Tim i kam falur”.

Nė njė hadithi sherif tjetėr ėshtė urdhėruar: “Kur tė ndyhesh, merr shpejt gusul! Sepse melaqet e quajtura Kiramen katibin ofendohen nga ai qė ecėn xhunup”.

Nė njė hadith tjetėr ėshtė thėnė: “Nė shtėpinė ku ka persona xhunup, qen dhe fotografi, nuk hyjnė meleqtė e rahmetit”.

Ēdokush qė fal e qė nuk fal namaz, nėse e kalon xhunup kohėn e njė namazi, do tė ndėshkohet shumė ashpėr. Nėse nuk ėshtė e mundur tė lahesh me ujė, duhet tė marrėsh tejemum. Ata qė janė xhunupė, nuk mund t’i bėjnė kėto punė:

1- Nuk mund tė falin asnjė namaz;

2- Nuk mund tė prekin Kur’anin dhe ajetet e tij;

3- Nuk mund tė bėjnė tavaf Qabenė,

4- Nuk mund tė hyjnė nė xhami dhe nė mesxhide.

Si merret gusli?

Si sunnet gusuli merret kėshtu:

1- Sė pari, edhe nėse janė tė pastra, duhet tė lajė tė dy duart dhe vendin e turpshėm (auret) dhe vendet ku ka ndyrėsi nė trup.

2- Pastaj, duhet tė marrė njė abdest tė pėrpiktė (tė plotė), duke larė fytyrėn duhet tė bėjė nijet pėr gusul. Nėse nuk grumbullohet uji nė kėmbė, edhe kėmbėt duhet t’i lajė.

3- Pastaj, mbi gjithė trupin duhet hedhur ujė tri herė. Sė pari tri herė duhet hedhur ujė kokės, pastaj supit tė djathtė, pastaj supit tė majtė. Pra, shkurt, duhet larė tėrė trupi, pa mbetur asnjė pjesė, sado e vogėl qė tė jetė, pa u larė.

Nėse uji qė i hidhet njė pjese tė trupit nė gusul, shpėrndahet tek pjesėt e tjera edhe ato pastrohen. Sepse nė gusul i tėrė trupi konsiderohet njė organ. Ndėrsa duke marrė abdest, nėse me ujin qė i hedhim njė pjese, laget pjesa tjetėr e pa larė, nuk konsiderohet si e larė. Kur bėhet gusuli tamam, tė marrėsh abdest pėrsėri ėshtė mekruh. Por, nėse prishet abdesti duke marrė gusul, duhet tė marrėsh edhe njė herė.

Farzet e guslit

Nė medhhebin Hanefi farzet (kushtet) e gusulit janė tri:

1- Gojėn dhe fytin t’i shpėlash me ujė (gargara). Nėse nė gojė mbetet ndonjė pjesė pa lagur edhe sa maja e gjilpėrės, dhe nėse nuk lagen syprina dhe vrimat e dhėmbėve gusuli nuk ėshtė i plotė.

2- Hundėn ta shpėrlash me ujė. Nėse uji nuk depėrton nėn papastėrtinė e tharė nė hundė dhe nėn bukėn e pėrtypur nė gojė, nuk ėshtė gusul i plotė.

3- Tė lashė tėrė trupin. Ėshtė farz tė lash kėrthizėn brenda, mustaqet, vetullat, flokėt dhe lėkurėn nėn to. Nėse mbetet ndonjė pjesė ku nuk ka depėrtuar uji, si thonjtė, buzėt, kapaku i syve, nuk konsiderohet se ėshtė marrė gusul.

Sunnetet e guslit

1- Sė pari tė lahen duart.

2- Tė lahen vendet e auretit.

3- Tė pastrohet tėrė trupi nga pisllėku.

4- Para gusulit tė merret abdest; duke e larė fytyrėn tė bėret nijet pėr gusul.

5- Tėrė trupi tė lahet tri herė duke e fėrkuar.

6- Pasi tė lahet tėrė trupi, tė lahen tė dy kėmbėt.

Rastet e hajzit dhe nifasit tė grave

Ka njėmbėdhjetė lloje gusuli (pastrimesh). Pesė prej tyre janė farz; dy prej tyre janė pėr gratė qė sapo tė lirohen nga hajzi dhe nifasi, tė marrin gusul (tė pastrohen).

Ibni Abidini nė librin me titull Menhelu-l-vāridīn thotė se ėshtė njoftuar njėzėri nga dijetarėt e fikhut se pėr ēdo mysliman, mashkull e femėr, ėshtė farz tė mėsojė Ilmihalin. Pėr ēdo mysliman ėshtė farz qė tė mėsojė   mbi hajzin dhe nifasin . Ēdo mysliman mashkull, kur tė martohet, duhet t’i dijė shpjegimet rreth hajzit dhe nifasit, dhe kėto kur tė martohet, duhet t’ia mėsojė  gruas sė tij.

Hajz quhet gjaku qė i shfaqet vajzės qė ka shėndet tė mirė nga mosha nėntėvjeēare , dhe qė zgjat sė paku tri ditė pa ndėrprerė, pra hajz quhet menstruacioni i grave. Gjakut qė ka ēdo ngjyrė tjetėr pėrveē sė bardhės, dhe atij qė ėshtė i paqartė, i thuhet gjak hajzi. Kur njė vajze zė t’i shfaqet hajzi (menstruacioni), ajo hyn nė moshėn e pjekurisė , konsiderohet grua dhe obligohet me urdhėresat dhe ndalesat e fesė. Ditėt nga ēasti kur shihet gjaku e deri kur tė ndalojė, quhen ditė tė menstruacionit (pastrimi mujor). Kjo kohė zgjat sė paku tri ditė, dhe mė sė shumti dhjetė ditė. Ēdo grua duhet t’i dijė ditėt e saj tė pastrimit mujor dhe kohėn kur i fillojnė. Vajzės qė i ka mbushur nėntė vjet, nėse nuk ka nėnė, njohuritė pėr hajzin e nifasin janė tė detyruara t’ia mėsojnė motrat, halla, tezja e saj.

Nifas do tė thotė lehonė. Nifas quhet gjendja e gruas pas lindjes, gjaku qė rrjedh pas lindjes. Ky gjak nuk rrjedh vetėm pėr pak kohė. Nė kohėn kur pushon gjaku, menjėherė duhet marrė gusul. Kohėzgjatja maksimale ėshtė dyzet ditė. Kur tė mbushen dyzet ditė, edhe nėse nuk pushon gjaku, gruaja duhet tė marrė gusul dhe tė fillojė namazin. Gjaku qė mund tė rrjedhė pas dyzet ditėve, ėshtė istihaza, domethėnė i arsyetuar, i lejuar, dhe ėshtė pasojė e ndonjė ērregullimi. Gratė duhet t’i dinė pėrmendėsh ditėt e nifasit (lehonisė).

Kur ėshtė me hajz me nifas, gruaja nuk mund tė falė namaz dhe nuk mund tė agjėrojė. Nuk mund tė bėjė sexhde tė kėndimit tė Kur’anit dhe as sexhde tė falėnderimit tė Zotit. Nuk bėn ta prekė Kur’anin. Nuk bėn tė hyjė nė xhami dhe nė mesxhid. Nuk mund ta bėjė tavaf Qabenė. Kur tė pastrohet, agjėrimin e bėn kaza (i plotėson ato ditė), kurse namazet nuk i bėn kaza. Gruaja duhet ta njoftojė burrin e vet kur i  ka filluar hajzi. Pejgamberi ynė (salall-llahu alejhi ve selem), ka thėnė: “E mallkuar ėshtė gruaja e cila e fsheh nga burri i vet fillimin dhe mbarimin e hajzit”. Kur tė mbarojnė hajzi dhe nisafi, ėshtė farz qė gruaja tė marrė gusul menjėherė tė lahet.

TEJEMUMI

Tejemum domethėnė pastrim me dhé kur nuk gjendet ujė. Nėse nuk gjendet ujė pėr tė marrė abdest gusul, ose nė situata kur edhe pse ka ujė, nuk ke mundėsi ta pėrdorėsh ujin, merr tejemum me dhétė pastėr, me gėlqere dhe me ndonjė lloj dheu tje tėr.

Tejemumi ėshtė njė lehtėsim pėr abdest dhe gusul (larje). Nė fenė tonė edhe tejemumi me dhe ėshtė sikur pastrimi me ujė. Feja jonė shpjegon qartė se disa ndyrėsi mund tė pastrohen me dhé.

Situatat qė e kėrkojnė tejemumin, kryesisht janė kėto:

1- Pamundėsia e gjendjes sė ujit tė pastėr pėr abdest e gusul. (Ėshtė farz tė kėrkosh ujė kudo nė qytezė).

2- Sėmundja qė pengon pėrdorimin e ujit, kur ka rrezik qė sapo tė pėrdoret uji, tė vdesėsh ose tė sėmuresh nga tė ftohtėt.

3- Kur pranė ujit gjendet armiku ose ndonjė kafshė  e rrezikshme dhe helmuese.

4- Kur je nė burg e nuk ke mundėsi tė pėrdorėsh ujė.

5- Kur kėrcėnohesh nga vdekja.

6- Kur je udhėtar dhe me vete nuk ke ujė mė tepėr se sa pėr tė pirė.

7- Kur nuk ke mundėsi tė nxjerrėsh ujė nga pusi.

Farzet e tejemumit

Farzet e tejemumit janė tri:

1- Ta bėsh nijet.

2- Ta prekėsh me pėllėmbė dheun e pastėr dhe tė terur ose ndonjė objekt prej dheu, t’i shkundėsh dhe me to tė fėrkosh fytyrėn, njė herė.

3- Pėrsėri tė prekėsh dheun me pėllėmbė dhe me dorėn e majtė ta fėrkosh tė djathtėn deri mbi bėrryl, e me tė djathtėn tė fėrkosh tė majtėn deri mbi bėrryl, njė herė.

Ka edhe nga ata qė thonė se tejemumi ka dy farze. Farzin e dytė dhe tė tretė i konsiderojnė si njė farz. Tė dy variantet janė tė drejta.

Sunnetet e tejemumit

1- Tė fillosh me Besmele.

2- Tė vėsh nė dhé pėllėmbėt e duarve.

3- Pėllėmbėt t’i shkosh para e prapa mbi dhé.

4- Nėse ka dhé nė pėllėmbė, t’i shkundėsh derisa tė mos mbetet mė.

5- Kur t’i vėsh duart mbi dhé, t’i hapėsh gishtat.

6- Sė pari tė fėrkosh (t’i japish mes-h) fytyrėn, pastaj dorėn e djathtė, pastaj dorėn e majtė.

7- Ta bėsh me tė njėjtėn shpejtėsi, si kur merr abdest.

8- Tė mos mbetet vend i pafėrkuar (pa mes-h) nė fytyrė dhe nė krahė.

9- Para tejemumit, tė kėrkosh ujė nė vendin ku ke menduar se mund tė gjendet.

10- Duke i lėshuar nė dhé duart, t’i peshosh sipėr.

11- Duart t’i fėrkosh ashtu siē ėshtė treguar lart.

12- Tė fėrkosh vendin nė mes gishtave dhe duke e bėrė kėtė, ta lėvizėsh unazėn.

Nė tejemum duhet tė kihet kujdes pėr kėto gjėra

1- Personi pa abdest, nėse merr tejemum pėr t’i treguar nxėnėsit mėnyrėn e marrjes sė tejemumit, me atė tejemum nuk mund tė falė namaz.

2- Qė tė mund tė falėsh namaz me tejemum, nuk mjafton vetėm ta bėsh nijet pėr tejemum. Duhet bėrė nijet edhe pėr namaz.

3- Nga njė dhé mund tė marrin tejemum disa persona. Sepse dheu dhe materie tė ngjajshme me tė, tė pėrdorura pėr tejemum, nuk konsumohen. Pluhuri i rėnė nga fytyra e nga dora pas tejemumit ėshtė i pėrdorur.

4- Nėse materia me tė cilen mund tė merret tejemum ėshtė e pėrzier me njė tjetėr me tė cilėn nuk do tė mund tė merret tejemum, tėrėsia e saj njihet sipas asaj qė ėshtė mė tepėr se gjysma.

5- Me njė tejemum lejohet tė falen namaze tė ndryshme.

6- Mysafiri (udhėtari) nėse ka shenja se nė largėsi sė paku dy kilometra do tė gjendet ujė, ose merr njoftimin e njė myslimani tė menēur, tė rritur, e tė drejtė, pasi tė mendojė mirė, e ka farz tė ecė nė ēdo anė dyqind metra ose tė dėrgoj dikė pėr ta kėrkuar. Nėse nuk mendohet shumė, nuk ėshtė e nevojshme ta kėrkojė ujin.

7- Kushdo qė merr tejemum pa pyetur pėr ujė, dhe hyn nė namaz, e pastaj informohet nga njė person se aty gjendet ujė, duhet tė marrė abdest dhe ta pėrsėritė namazin.

8- Kur ka ujė nė largėsi mė tepėr se dy kilometra, namazi mund tė falet me tejemum.

9- Njė njeri qė harron se nė plaēkat e tij ka ujė, nėse nuk ėshtė nė fshat a qytet, mund tė falė namaz me tejemum.

10- Njė njeri qė mendon se ėshtė harxhuar uji, nėse gjen ujė pas namazit, namazin qė ka falur me tejemum e pėrsėrit.

11- Mysafiri (udhėtari) e ka vaxhib tė kėrkojė ujė nga ata qė gjenden pranė tij. Nėse nuk i japin, ai falet me tejemum.

12- Derisa nė rrugė, nė pus ka ujė vetėm pėr tė pirė, mund tė merret tejemum.

13- Nėse ka pak ujė, xhunupi duhet larė para gruas me hajz, para atij pa abdest dhe para tė vdekurit. Pronari i ujit lahet para tė tjerėve. Ujėrat qė kanė pronarė tė veēantė, kur bashkohen, sė pari lahet i vdekuri.

14- Personi qė ėshtė xhunup, nėse pasi tė ketė marrė tejemum, e prish abdestin, nuk bėhet xhunup. Nėse ujė ka pak, merr vetėm abdest.

15- Nėse mė tepėr se gjysma e sipėrfaqes sė trupit tė atij qė ėshtė xhunup, ėshtė me plagė ose e skuqur, ai merr tejemum. Nėse pjesa mė e madhe e lėkurės sė tij ėshtė e shėndoshė dhe nėse ėshtė e mundur tė lahet pa u lagur pjesėt me plagė merr gusul. Nėse nuk mund tė lahet pa u lagur pjesėt me plagė, ai merr tejemum.

Si merret tejemumi?

1. Sė pari bėhet nijet  pastrimi nga xhunupllėku ose nga gjendja pa abdest.

Pėr tė falur namaz me tejemum, nuk mjafton tė bėhet nijet vetėm pėr tejemum. Duhet tė bėhet nijet pėr tė marrė tejemum pėr diēka qė ėshtė ibadet, p.sh., tejemum pėr namaz tė xhenazes, pėr abdest ose pėr gusul.

Duke bėrė nijet pėr tejemum, nuk ka nevojė t’i ndash abdestin dhe gusulin. Nijeti pėr abdest tė bėn tė pastėr edhe prej xhunupllėkut. Me tejemumin e bėrė nijet pėr pastrim nga xhunupllėku, mund tė falet namazi. Nuk ka nevojė pėr tejemum tė dytė pėr namaz.

2. Dy duart, i pėrvesh deri mbi bėrryla, me pėllėmbėt e duarve  prek dheun e pastėr, gurė, tokė, gėlqere ose murin e suvatuar, duke i mbėshtetur  sė paku tre gishta, dhe me dy pėllėmbėt e fėrkon njė herė fytyrėn, domethėnė i jep mes-h. Nėse dora nuk e prek qoftė edhe njė pjesė tė fytyrės, tejemumi nuk ėshtė i vlefshėm.

Pėr t’i dhėnė mes-h mirė fytyrės, tė dy duart me pėllėmbė tė hapura dhe me katėr gishta tė ngjitur njėri me tjetrin, i vėmė te balli nga ku fillojnė tė dalin flokėt dhe ngadalė i zbresim drejt nofullės.

3. Dy pėllėmbėt  i vėmė prapė nė tokė (nė dhé) dhe pasi t’u biem njė herė duarve, pra pasi ta shkundim dheun, sė pari me katėr gishtat e dorės sė majtė  fėrkojmė anėn e sipėrme tė dorės sė djathtė drejt bėrrylit dhe pastaj anėn e brendshme tė krahut me pėllėmbėn e brendshme tė majtė e fėrkojmė prej bėrrylit deri nė pėllėmbė. Unaza duhet tė hiqet.. Pastaj njėsoj  me dorėn e djathtė fėrkohet krahu i majtė. Pėllėmba duhet tė prekė nė dhé dhe nuk ėshtė e nevojshme tė mbesė pluhur nė dorė.

Tejemumi pėr abdest dhe gusul ėshtė i njejtė.

Gjėrat qė e prishin tejemumin

Sapo tė pushojė situata e arsyeshme qė e bėn tė nevojshėm tejemumin, pra  kur tė gjendet ujė, nė situata qė  prishin abdestin dhe gusulin prishet edhe tejemumi.

Dobitė e abdestit, gusulit dhe tejemumit

Qė tė dy pastrimet me qėllim tė ibadetit, sjellin shumė dobi pėr shėndetin e trupit tonė. Krahas dobive tė shumta trupore, ka edhe shumė dobi shpirtėrore. Disa nga dobitė e shumta qė janė argumentuar, mund t’i rradhisim si vijon:

1- Nė jetėn tonė gjatė ditės, nuk mbetet vend qė nuk e prek dora jonė, nuk mbetet mikrob qė nuk e merr ajo. Ja, larja e duarve, e fytyrės dhe e kėmbėve qė bėhet duke marrė abdest, ėshtė njė mbrojtje shumė e mirė pėr sėmundjet e lėkurės dhe infeksionet. Mikrobet, bakter et parazitore nė trup hyjnė gjithnjė nėpėrmjet lėkurės.

2- Me larjen e hundės e cila ėshtė kujdestare e sistemit tonė tė frymėmarrjes, pengohet hyrja nė trup e masės sė mikrobeve dhe e pluhurit.

3- Larja e fytyrės e forcon lėkurėn, tė ēlodh dhe  lehtėson dhembjen e kokės. I vė nė lėvizje damarėt dhe nervat. Marrja e vazhdueshme e abdestit, sado qė njerėzit plaken, ndikon nė ruajtjen e fytyrės sė tyre nga rrudhat.

4- Nė situatat qė shkaktojnė xhunupllėkun, me harxhimin e njė energjie tė madhe, rritet shpejtėsia e rrahjes sė zemrės dhe e qarkullimit tė gjakut dhe frymėmarrja shpejtohet. Me angazhimin e tepėrt tė trupit ndihet lodhje, rraskapitje, shtangje, plogėshti, kryesisht ngadalėsohen mjaft aktivitetet shpirtėrore. Me gusul trupi fiton gjallėrinė e pėrparme. Njė  mbrojtės shumė i mirė i trupit ėshtė larja e rregullt.

5- Abdesti dhe gusuli ka ndikim pozitiv edhe nė sistemin e qarkullimit tė gjakut. Mėnjanon ngurtėsimin dhe ngushtimin e damarėve.

Pastrimi (tahareti) nga  papastėrtitė

Nė trup, nė rroba dhe nė vendin ku do tė falet namazi, nuk duhet tė ketė ndyrėsirė, papastėrti e pisllėk. Pjesė pėrbėrėse tė rrobave konsiderohen edhe shamia, shalli i kokės, ēallma, kapuēi dhe nallanet. Meqė edhe bezja me tė cilėn mbulohet trupi (atkia) dhe kėndet e saj lėvizin bashkė me atė qė fal namaz, ajo konsiderohet rrobė dhe nėse nuk ėshtė e pastėr, namazi nuk pranohet. Kur vendi i shtrojės ku shkel dhe vė kokėn ėshtė i pastėr dhe tė ketė ndyrėsirė nė njė vend tjetėr diku afėr, namazi pranohet. Sepse shtroja nuk ėshtė e ngjitur pėr trupi si shall. Por, nuk lejohet namazi i atij qė bart shishe tė mbyllur nė tė cilėn ka urinė, sepse shishja nuk ėshtė vendi ku ėshtė bėrė urina. (Nga kjo kuptohet se kur nė xhep ke shishe tė mbyllur ujė kolonje, alkoli, jodi ose nė kuti tė mbyllur shami me gjak, beze tė ndyrė, nuk lejohet tė falėsh namaz). Vendi ku shkelin dy kėmbėt dhe vendi ku bihet nė sexhde, duhet tė jenė tė pastra. Namazi mbi najlon, xham e beze qė mbulon ndyrėsirėn, pranohet. Nėse nė  sexhde fundet prekin ndyrėsirė tė terur, nuk prish punė.

Nėse nė lėkurė, nė rroba, nė vendin ku falet namazi  nuk ka ndyrėsirė mė tė madhe sesa sasia e dėrhemit, edhe pse namazi pranohet, nėse ka ndyrėsirė sa sasia e dėrhemit, ėshtė tahrimen mekruh dhe ėshtė vaxhib ta lash. Nėse ėshtė mė shumė se dėrhemi, ėshtė farz qė ta lash. Nėse ėshtė mė pak, ėshtė sunnet. Ėshtė farz tė lash edhe pikėn e pijeve alkolike.

Sasia e dėrhemit te ndyrėsirat e forta, ėshtė (mithkal)katėr gramė e 60 centigramė. Pėr ndyrėsirat rrjedhėse, ėshtė hapėsira sa gjerėsia e fytyrės sė ujit qė ėshtė nė shuplakėn e ēelur tė dorės. Ndyrėsira e fortė e rrobės qė ėshtė mė pak se njė mithkal kur pėrhapet mė gjerė se sa e brendshmja e shuplakės, nuk e pengon namazin.

Ndyrėsira ėshtė dy llojesh:

1- Ndyrėsira e trashė

Ndyrėsira tė trasha janė tė gjithė ato gjėra qė kur dalin nga njeriu shkaktojnė prishjen e abdestit dhe tė gusulit, sikur jashqitja, gjaku i kafshėve tė ngordhura qė nuk i hahet mishi, mishi i derrit, pisllėku i shpendėve dhe i kafshėve transportuese, i dhenve e i dhisė, gjaku i njeriut, vera...etj.

2- Ndyrėsira tė lehta: Kur njė organ dhe njė pjesė e rrobave ndyhet me ndyrėsirė tė lehtė, d.m.th., kur ndyhet deri njė e katėrta e kėsaj pjese dhe e kėtij organi, nuk e prish namazit. Urina e kafshėve me katėr kėmbė, tė cilave u hahet mishi, dhe pisllėku i shpendėve qė nuk u hahet mishi, janė ndyrėsira tė lehta. Pisllėku i pėllumbit, harabelit dhe shpezėve tė ngjajshme, tė cilave u hahet mishi, ėshtė i pastėr.

Rakia e nxjerrė nga destilacioni i verės dhe alkoli janė ndyrėsirė e trashė dhe ėshtė haram tė pihen sikur vera. Kur fal namaz, gjaku dhe pijet alkolike duhet tė lahen e tė pastrohen nga rrobat dhe nga lėkura. Nėse ato gjenden nė shishe e tė tjera, duhen nxjerrė nga xhepi.

Papastėrtitė pastrohen me ēdo ujė tė pastėr, me ujin qė ėshtė marrė abdest dhe gusul, me ujėra tė rrjedhshme, si dhe me uthull. Uji i pėrdorur pėr abdest dhe gusul, quhet ujė i pėrdorur. Ky ujė ėshtė i pastėr, por nuk ėshtė pastrues i nevojės sė njerėzve. Nga ky pastrohet ndyrėsira, por me tė nuk merret abdest dhe as gusul.

ISTINXHA- domethėnė t’i pastrosh vendet nga ėshtė kryer nevoja e vogėl dhe e madhe. Istinxhaja, tė pastruarit e nevojės, ėshtė sunnet. Mashkulli e femra, pasi tė prishin abdestin, duke e larė anėn e pėrparme dhe tė prapme me ujė, nė mėnyrė qė tė mos lėnė urinė ose pisllėk ėshtė sunnet. Por, nėse nuk mund tė pastrohet me ujė pa e zbuluar vendin e turpshėm para tjetėrkujt, hiqet dorė nga pastrimi me ujė, bile edhe nėse ka shumė pisllėk. Pra, nuk bėn tė zbulohet vendi i turpshėm. Namazin e fal ashtu. Nėse e zbulon, bėhet fasik, domethėnė bėhet person qė ka bėrė haram. Kur gjen njė vend tė volitshėm e bėn pastrimin me ujė dhe namazin e pėrsėrit. Sepse, nėse zbatimi i njė urdhri bėhet sebep pėr tė bėrė njė haram, pėr tė mos bėrė haram, si urdhėr braktiset, nuk zbatohet.

Pastrimi i nevojės me kockė, me ushqim, me pleh, me tullė, me saksi si dhe me pjesė tė xhamit, me thėngjill, me pasuri tė tjetėrkujt dhe me gjėra tė ēmueshme, domethėnė me gjėra tė vlefshme, me para, p.sh., me mėndafsh, me gjėra tė hedhura nga xhamia, me ujė zemzemi, me gjethe, me letėr ėshtė tahrimen mekruh. Edhe ndaj letrės boshe duhet tė kihet respekt. Pastrimi i nevojės me gazeta dhe letra, nė tė cilat ka shkrime qė nuk i shėrbejnė fesė, ku nuk ka emra tė nderuar, lejohet. Mirėpo, pastrimi i nevojės nuk lejohet me kurrfarė fletėsh ku ka shkrime me germa tė islamit. Tė kthesh organet e jashqitjes nga kibla dhe ta prishėsh abdestin nė kėmbė apo lakuriq, pa pasur ndonjė detyrim ėshtė mekruh. Nė vendin ku ka papastėrti apo urinė, nuk lejohet gusuli. Por, nėse urina rrjedh e shkon dhe nuk grumbullohet, nė kėto vende lejohet tė meret gusul. Uji i pėrdorur pėr pastrimin e papastėrtive bėhet i ndotur dhe rrobat nuk duhet t’i spėrkatėsh. Pėr kėtė arsye, duke bėrė pastrimin e nevojės, duhet zbuluar vendi i turpshėm dhe kjo tė bėhet nė njė vend tė volitshėm. Nuk bėhet pastrimi para muslluqesh duke futur dorėn me ujė nė tė mbathura dhe tė lash vendin e urinės. Kur e prek pika e urinės, uji nė grusht bėhet i papastėr dhe rroba e spėrkatur bėhet e ndotur. Nėse, vendet e spėrkatura me kėtė ujė, janė mė shumė se brendia e pėllėmbės, namazi nuk pranohet.

Kur urinojnė meshkujt duhet tė mos spėrkaten. Pa u bindur se nuk ka mbetur pikė urine, nuk duhet marrė abdest. Abdesti prishet dhe rrobat konsiderohen tė ndotura edhe nė rastin kur rrejdh njė pikė e vetme urine.Nėse nė rroba kullon mė pak se brendia e pėllėmbės, marrja e abdestit dhe namazi i falur janė mekruh. Nėse pikon shumė, namazi nuk pranohet. Ata qė vuajnė nga tė pikurit e organit gjenital duhet  vėnė pak pamuk bimėsh nė vrimėn nga urinojnė. Urinėn e rrjedhur e thith pambuku.

3. Mbulimi i auretit

(Vendet e auretit dhe mbulimet e grave)

Auret quhen vendet qė ėshtė haram t’i zhveshėsh para dikujt, t’ia tregosh tjetėrkujt dhe t’i shikosh  ato vende tė tjetėrkujt. Vende tė turpshme (auret) - qė duhen mbuluar - te mashkulli ėshtė pjesa prej kėrthizės deri nėn gjunjė. Gjuri ėshtė auret (vend i turpshėm). Meshkujt kur falin namaz, tė mbulojnė pjesėt e tjera (krahėt, kokėn), tė veshė ēorape, ėshtė sunnet. Falja e namazit me kėto pjesė tė zbuluara, ėshtė mekruh.

Te gratė ēdo pjesė tjetėr e trupit pėrveē pėllėmbėve tė duarve dhe fytyrės, pjesa e sipėrme e duarve, flokėt dhe kėmbėt, nė tė katėr medhhebet janė auret. Pėr kėtė arsye gratė janė quajtur auret. T’i mbulosh kėto, ėshtė farz. Nėse mbetet njė e katėrta e cilitdo nga organet e trupit pa u mbuluar, namazi prishet. Nėse hapet pak, nuk prishet por namazi ėshtė mekruh.

Gratė jashtė namazit, kur janė vetėm, e kanė farz ta mbulojnė pjesėn ndėrmjet gjunjėve dhe kėrthizės, e kanė vazhib tė mbulojnė barkun dhe shpinėn, kurse t’i mbulojnė vendet tjera, ėshtė edukatė mirėsjelljeje.

Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem), thotė: “Sytė e atij qė shikon gruan e huaj me lakmi, do t’i mbushen me zjarr dhe do tė futen nė Xhehennem. Duart qė ka shtrėnguar dorėn me gruan e huaj, lidhen pėr qafe dhe do tė hidhen nė Xhehennem. Ata qė flasin me lakmi me gruan e huaj nė njė vend tė panevojshem, pėr ēdo fjalė do tė rrinė njė mijė vjet nė Xhehennem”.

Nė njė hadith tjetėr thuhet: “Shikimi me lakmi i gruas sė fqinjit dhe i grave tė miqve, ėshtė dyfish mė shumė gjynah sesa shikimi i grave tė huaja. T’i shikosh gratė e martuara, ėshtė njė mijė herė gjynah sesa tė shikosh vajzat. Edhe gjynahet e zinasė janė tė kėtilla”.

Pastaj Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem), thotė: “Mos i zbuloni vendet tuaja tė turpshme. Nėse ka persona qė nuk ndahen fare nga ju, turpėrohuni nga ata dhe silluni me respekt ndaj tyre”.

Nė njė hadith thuhet: “Mbuloji vendet e tua tė turpshme. Mos ia shfaq tjetėrkujt pėrveē gruas dhe shėrbėtores sate. Edhe kur je vetėm, turpėrohu nga All-llahu”.

“Atė qė sheh bukurinė e njė vajze dhe largon menjėherė syrin nga ajo, All-llahu e nderon me sevape tė njė ibadeti tė ri, kėnaqėsinė e tė cilit ibadet e ndien menjėherė”.

“Zoti i mallkoftė ata qė i zbulojnė vendet e tyre tė turpshme dhe ata qė i shikojnė vendet e turpshme tė tjetėrkujt”.

Domethėnė bėhuni nga ata qė tė tjerėve u japin shembull nė moral, nė punė e nė veshje. Ata qė i pėrshtaten modės, ata qė haramet i quajnė art i bukur dhe ata qė punojnė harame, u thonė artistė, duhet tė marrin mėsim nga kėto hadithe, duhet tė frikėsohen e tė kthjellohen mbi to.

Edhe t’i shikojė mashkulli pjesėt e turpshme  tė mashkullit dhe femra tė femrės, ėshtė haram. Po e pėrsėrisim ashtu sikur ėshtė haram qė mashkulli t’i shikojė vendet e turpshme tė femrave dhe femrat tė meshkujve, po ashtu ėshtė haram qė mashkulli t’i shikojė vendet e turpshme tė mashkullit dhe femra tė femrės. Vendet e turpshme tė mashkullit pėr mashkullin e pėr femrėn janė ndėrmjet kėrthizės e gjunjėve. Tė kėtilla janė edhe vendet e turpshme tė femrės pėr femrėn. Ndėrsa vendet e turpshme tė femrės pėr mashkullin e panjohur (tė huaj), janė i tėrė trupi, pėrveē duarve dhe fytyrės. Edhe sikur tė shikosh pa lakmuar pjesėt e turpshme tė femrės sė huaj (tė panjohur), ėshtė e ndaluar.

I sėmuri qė ėshtė i shtrirė lakuriq nėn jorgan, kur e ka kokėn nėn jorgan dhe fal namaz me shenja, konsiderohet se ėshtė falur lakuriq. Nėse falet me kokė tė nxjerrė nga jorgani, po me trupin tė mbuluar me jorgan, i lejohet.

Njė mashkull, femrat me tė cilat e ka haram tė martohet mund t’i shikojė nė kokė, nė fytyrė, qafė, krah, kėmbėt nėn gjunjė, por pa i lakmuar. Ato nuk mund t’i shikojė nė gjoks, nė mes, mbi gjunjė e nė shpinė.

Pėr femrėn edhe fėmijėt e xhaxhait, hallės, tezes dhe tė dajės janė meshkuj tė huaj. Edhe dhėndri e kunati janė burra tė huaj. Me kėta ėshtė haram qė gruaja tė bisedojė e tė tallet e vetmuar. Edhe pėr meshkuj ėshtė haram tė llafosin shkujdesshėm me vajzat e xhaxhait, tė hallės, tė tezes dhe me kunata.

Burri nuk mund tė martohet kurrė me tetėmbėdhjetė femra. Me kėto mund tė bisedojė e tė rrijė vetėm. Edhe gruaja nuk mund tė martohet me tetėmbėdhjetė meshkuj. Kėta tetėmbėdhjetė meshkuj e femra janė:

Tė afėrm nga gjaku

Meshkujt                             Femrat

1- Baba.                              1- Nėna
2- Babai i babait                   2- Nėna e babait
     dhe i nėnės.                        dhe e nėnės.
3- biri, i biri i tė birit.              3- e bija, e bija e sė bijės.
4- Vėllai.                              4- Motra
5- biri i vėllait.                       5- e bija e motrės.
6- biri i motrės.                     6- e bija e vėllait.
7- Xhaxhai dhe daja              7- Halla dhe tezja.

 

Tė afėrmit nga qumėshti

Meshkujt                             Femrat

  8- Babai nga qumėshti.         8- Nėna nga qumėshti.
  9- Baba i babės dhe i            9- Nėna e nėnės dhe e
      nėnės nga qumėshti.             babait nga qumėshti.
10- Biri nga qumėshti.           10- Bija nga qumėshti.
11- Vėllai nga qumėshti.        11- Motra nga qumėshti.
12- I biri i motrės                  12- E bija e motrės
       nga qumėshti.                     nga qumėshti.
13- I biri i vėllait                    13- E bija e vėllait
      nga qumėshti.                       nga qumėshti.
14- Xhaxhai dhe daja             14- Halla dhe tezja
      nga qumėshti.                     nga qumėshti.

Tė afėrmit nga martesa

Meshkujt                             Femrat
15- Vjehrri,                           15- Vjehrra.
16- Vėllai nga babai.             16- Motra nga nėna.
17- Njerku.                           17- Njerka.
18- Dhėndri.                         18- Nusja.

Meshkujt dhe femrat qė dalin nė rrugė me pjesėt e turpshme tė pambuluara dhe qė shikojnė pjesėt e turpshme tė tė tjerėve, do tė digjen nė zjarrin e Xhehennemit.

4. KTHIMI NGA KIBLA

Namazi duhet tė falet me fytyrė nė drejtim tė Qabesė. Kible i thuhet drejtimit tė ndėrtesės sė Qabesė, e cila gjendet nė qytetin e Mekės. Mė parė kible ka qenė Kudusi (Jerusalemi). Shtatėmbėdhjetė muaj pas hixhretit, nė mes tė muajit Shaban, ditėn e martė ėshtė urdhėrur kthyerja nga Qabeja.

Kible nuk ėshtė ndėrtesa e Qabesė, por trualli i saj. Domethėnė kible ėshtė hapėsira aty nga toka deri nė arsh. Pėr kėtė arsye namazi falet edhe nė fund tė detit, nė male tė larta dhe nė avione nė atė drejtim.

Mirėpo, nė rastet si:

1. Pėr shkak tė sėmundjes;

2. Nė rrezik se tė vidhet pasuria;

3. Nė rrezik nga kafshė grabitqare

4. Nė rrezik se mund tė tė shohė armiku;

5. Kur zbret nga kafsha, nėse nuk mund tė hipė pėrsėri pa ndihmė dhe nėse nuk mund tė falet duke i bashkuar dy namaze (drekėn me ikindinė dhe akshamin me jacinė), - namazin e falė duke u drejtuar andej kah mund tė drejtohet. Nė anije, nė tren dhe nė avion ėshtė kusht tė kthehesh (nė fillim tė namazit) nga kiblja.

5. KOHĖT E NAMAZIT

Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem), thotė: “Xhebraili alejhisselam, pranė derės sė Qabesė dy ditė m’u bė imam. Kur agoi, ne tė dy falėm namazin e sabahut, drekėn derisa po largohej dielli nga zeniti, ikindin, kur hija e ēdo objekti u bė sa ai objekt; kur dielli perėndoi akshamin e jacinė e falėm natėn vonė. Ditėn e dytė: namazin e sabahut e falėm derisa po agonte, drekėn kur hija e ēdo objekti u bė dy fish nga ai objekt; ikindinė e falėm menjėherė pas kėsaj akshamin nė kohėn kur ndėrpritet agjėrimi (nė iftar) dhe jacinė kur u bė njė e treta e natės. Pastaj tha: O Muhammed, kėto janė kohėt e namazeve tė tua dhe tė pejgamberėve tė mėparshėm. Ummeti yt secilėn nga tė pesė kohėt e namazit, le t’i falė ndėrmjet kėtyre dy kufijve (varianteve) qė kemi falur ne”. Edhe nga ky hadith merret vesh se numri i namazeve tė urdhėruara qė falen pėr ēdo ditė, ėshtė pesė.

Koha e namazit tė sabahut: fillon prej agimit e vazhdon deri nė lindjen e diellit.

Koha e namazit tė drekės: fillon qė nga koha kur zvogėlohen hijet fillojnė tė zgjaten, dhe vazhdon derisa hijet tė zgjaten sa vetė objekti ose dyfish; pra koha e drekės fillon kur dielli largohet nga mesi i qiellit e zgjat deri nė ikindi.

Koha e namazit tė ikindisė: fillon me pėrfundimin e kohės sė drekės dhe kjo:

1. Sipas Imam Ebu Jusufit dhe Imami Muhammedit, fillon kur hija e njė objekti rritet sa vetė ai objekt, dhe vazhdon derisa tė zhduket dielli.

2. Sipas Imami Adham Ebu Hanifes, fillon kur hija e objektit dyfishohet dhe vazhdon derisa tė zhduket dielli.

Koha e namazit tė akshamit: fillon pasi tė perėndojė dielli dhe vazhdon derisa tė errėsohet mirė, domethėnė derisa me skuqjen e qiellit tė mos mbetet asnjė shkėndijė e diellit.

Koha e namazit tė jacisė: fillon atėherė kur kalon koha e namazit tė akshamit dhe vazhdon deri para agimit. Sipas Imami Adham Ebu Hanifes, koha e jacisė fillon kur tė zhduket skuqja nė qiell.

Kohėt kur ėshtė e ndaluar falja e namazit janė: momentet kur dielli ėshtė duke lindur ose duke perėnduar, pėrveē ikindisė nėse ėshtė duke u falur. Nė kėto tri kohė nuk lejohet as namazi i xhenazes sė pėrgatitur mė herėt, as sehvi sexhdeja ose sexhdeja e leximit tė Kur’anit.

Dy kohė janė mekruh tė falėsh vetėm nafile. Pasi tė falėsh farzin e namazit tė sabahut derisa tė lind dielli, dhe pasi ta falėsh farzin e namazit tė ikindisė deri te farzi i akshamit.

EZANI DHE IKAMETI

Ezan do tė thotė tė njoftosh kur arrin koha e faljeve. Pėr burrat pėr pesė kohėt e namazit dhe pėr namazet kaza dhe nė namazin e xhumasė, karshi predikusit, kėndimi i ezanit ėshtė sunnet-i muekked. Ezani kėndohet me zė tė lartė pėr t’i njoftuar tė tjerėt pėr fillimin e kohės sė namazit. Kur kėndohet ezani, ėshtė mustehab tė ngrihen duart te veshėt dhe nga njė gisht tė vihet nė vrima tė veshėve. Tė kėnduarit e ikametit ėshtė mė i vlefshėm se tė kėnduarit e ezanit. Ezani dhe ikameti kėndohen nė drejtim tė kibles. Duke i kėnduar kėto, nuk flitet dhe nuk jepet pėrgjigjje pėr selamin e dhėnė.

Nė cilat raste kėndohen ezani dhe ikameti

1. Nė kopsht, nė fushė kur falet kaza, vetėm ose me xhemat, ėshtė sunnet qė ezani dhe ikameti i meshkujve tė kėndohen me zė tė lartė. Njerėzit, xhindėt, gurėt qė  dėgjojnė ezanin, ditėn e Kiametit do tė jenė dėshmitarė. Ai qė pėrgatitet pėr tė falur disa namaze kaza, sė pari  kėndon ezanin dhe ikametin. Duke i falur kazatė e mėparshme, tė tjerave u kėndon vetėm ikametin dhe nuk ėshtė e nevojshme tė kėndosh ezanin.

2. Ai qė e fal me kohė namazin  nė shtėpinė e vet,  vetėm ose me xhemat, nuk kėndon ezanin dhe ikametin, sepse ezani dhe ikameti i kėnduar nė xhami, konsiderohet se ėshtė kėnduar edhe nė shtėpi. Por nėse ikameti kėndohet ėshtė mė i vlefshėm. Pasi tė jetė falur namazi me xhemat nė xhaminė mė tė afėrt ose nė ēfardo xhamie me xhemat tė njohur, ai qė fal vetėm, nuk e kėndon ezanin dhe ikametin. Nė xhamitė qė janė nė rrugė, ose qė nuk kanė imam dhe myezin dhe qė nuk kanė xhemat tė caktuar, ata qė vijnė nė kohė tė ndryshme, por kohė tė njė namazi, pėrbėjnė xhemat tė ndryshėm. Pėr ēdo xhemat kėndohet ezani dhe ikameti. Nė xhami tė kėtillė edhe ai qė falet vetėm, i kėndon ezanin dhe ikametin me zė sa pėr t’i dėgjuar vetė.

3. Ata qė janė mysafirė (udhėtarė), edhe kur falen me xhemat nė mesin e vet, edhe kur falen vetėm, e kėndojnė ezanin dhe ikametin. Pranė atij qė falet vetė, nėse ka shokė, mund ta lėsh ezanin. Ai qė ėshtė nė udhėtim kur falet vetėm nė njė shtėpi, kėndon ezanin dhe ikametin. Sepse ezani e ikameti i kėnduar nė xhami, nuk konsiderohet pėr namazin e tij. Nėse disa  prej atyre (udhėtarėve) e kėndojnė ezanin nė shtėpi, ata qė falen mė pastaj, nuk e kėndojnė.

Kėndimi i ezanit nga fėmija i menēur,  nga i verbri etj., tė cilėt dinė, ėshtė i lejuar dhe nuk duhet tė kesh kurrfarė neverie.Kurse kėndimi i ezanit nga ndonjė i paditur s‘ėshtė e pėlqyer. Kėndimi i ezanit dhe ikametit nga ai qė ėshtė xhunup, dhe kėndimi i ezanit pa abdest, si dhe kėndimi i ezanit nga gruaja,mėkatari, pijaneci, fėmija jo i menēur dhe kėndimi i ezanit ulur, ėshtė tahrimen mekruh. Ezanet e kėtyre kėndohen pėrsėri. Pėr tė qenė ezani i vėrtetė, myezini duhet tė jetė mysliman dhe i menēur.

Arsyeja qė ezani i mėkatarit nuk ėshtė i vlefshėm  qėndron nė faktin se fjala e tij nė ibadete nuk pranohet. Me thirrjen e ezanin nga ana e tij nuk besohet se ka ardhur koha e namazit. Me ezanin  dhe me shenjėn qė jep ai, nuk ndėrpritet agjėrimi (nuk hapet iftari).

Ata qė e nderojnė dhe e respektojnė ezanin dhe qė  e kėndojnė atė nė harmoni me sunnetin, pa i ndryshuar tingujt, fjalėt e tij, pa e prishur, ata qė nuk e pėrqeshin dhe qė dalin nė minare, -  do tė arrijnė shkallė tė lartė.

Por nėse ezani nuk kėndohet nė harmoni me sunnetin, pėr shėmbull, nėse ndryshojnė disa fjalė, nėse pėrkthehet dhe nėse kėndohet duke u pėrqeshur nė disa fjalė, ai qė e dėgjon kėtė asnjė pjesė nuk  pėrsėrit.

Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem), nė njė hadith tė tij thotė: “Kushdo qė nė kohėn kur e dėgjon zėrin e ezanit, e kėndon bashkė me myezinin pa zė, atij pėr ēdo germė i jepen njėmijė sevape dhe i falen njėmijė gjynahe”.

Ai qė e dėgjon ezanin edhe nėse  lexon Kur’ani Kerim, ėshtė sunnet ta shqiptojė ngadalė atė qė dėgjon. Kur e dėgjon ezanin: Hajje ales-salah dhe Hajje alel felah duhet tė thuash: “La havle ve la kuvvete il-la bil-lah”. Pas ezanit kėndohet salavat. Pastaj kėndohet duaja e ezanit.

Kėndimi i ezanit

All-llahu ekber......................................................... 4 herė
     Eshhedu en la ilāhe il-lall-llah.................................... 2 herė
     Eshhedu enne Muhammeden Resulull-llah................. 2 herė
     Hajje ales-salah....................................................... 2 herė
     Hajje alel felah......................................................... 2 herė
     All-llahu ekber......................................................... 2 herė
     La ilāhe il-lall-llah..................................................... 1 herė

Vetėm nė ezanin e sabahut pas Hajje alel felah kėndohet dy herė edhe Essalatu hajrun minen-neum.

Ndėrsa nė ikamet pas Hajje alel felah dy herė thuhet Kad kametissalatu.

Duatė e ezanit:

Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem), ka porositur: “Duke u kėnduar ezani kėndoni kėtė dua:

“Ve enne eshhedu en lā ilāhe il-lall-llah vahdehu la sherike lehu ve eshhedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu ve radītu bil-lahi rabben ve bil islāmi dīnen ve bi Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme resūlen nebijja”.

Pėrsėri nė njė hadithi sherif thuhet: “O ummeti im. Kur tė kryhet ezani, kėndoni kėtė dua: All-llahumme rabbe hā dhihiddāvetit-tāmmeti ves-salāti-l-kaimeti āti Muhammedeni-l-vesīlete vel fadilete veddere-xhāterr-rrefiate veb’athhu mekamen mahmudenil-ledhi ve’adtehu inneke la tuhliful mīād”.

Domethėnia e fjalėve tė ezanit

ALL-LLAHU EKBER: Zoti ėshtė i madh. Ai nuk ka nevojė pėr asgjė. Ėshtė i madh dhe pėr ibadetet e robėve tė Tij nuk ka nevojė. Pėr ta rrėnjosur mirė nė mendje kėtė domethėnie, kjo kėndohet katėr herė.

ESHHEDU EN LA ILAHE IL-LALL-LLAH: Dėshmoj dhe deklaroj se nuk ka Zot tjetėr pėrveē All-llahut. Edhe dėshmoj dhe besoj se me madhėshtinė e Tij nuk ka nevojė pėr adhurimin e askujt, se pėrveē Tij nuk e meriton askush tė adhurohet.

ESHHEDU ENNE MUHAMMEDEN RESULULL-LLAH: Besoj dhe dėshmoj se Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem), ėshtė pejgamber i dėrguar i Tij, se ėshtė njoftues i rrugės sė ibadeteve qė i kėrkoi Ai, dhe se All-llahu i pranon vetėm ibadetet qė u njohtuan nga Ai.

HAJJE ALES-SALAH; HAJJE ALEL FELAH: janė dy fjali qė i thėrrasin besimtėrėt nė namaz, i cili sjell shpėtimin, lumturinė dhe kėnaqėsinė.

ALL-LLAHU EKBER: Ibadetin qė e meriton Ai, askush nuk mund ta arrijė. Ėshtė shumė i madh dhe i vetmi tė cilit duhet t’i bėhet ibadet.

LA ILAHE IL-LALL-LLAH: Vetėm All-llahu ėshtė Ai qė e meriton, qė ėshtė i denjė t’i pėrulesh nė ibadet. Askush nuk ka tė drejtė t’i bėjė ibadet tjetėrkujt, pėrveē Tij.

6. NIJETI

Derisa tė kėndohet tekbiri fillestar, bėhet nijeti, pra, para se tė hyjmė nė namaz, e bėjmė nijet (vendosim) me zemėr se cilin namaz duam ta falim (njė nga tė pesė kohėt), kthehemi nga kibla dhe i drejtohemi imamit. Secili namaz ka nijetin e vet. Duke e shqiptuar nijetin, duhet tė pėrqėndrohemi edhe me mendje dhe me respekt tė plotė tė hyjmė nė namaz. Nijeti mund tė bėhet shqip ose arabisht. Nijeti pėr tė gjitha namazet nė gjuhėn arabe do tė ishte kėshtu:

Nevejtu en usal-lije lil-lahi teala salatu-l-vakti edaen mustakbilel-kibleti - All-llahu ekber.

Nijeti i bėrė pas tekbirit fillestar, nuk ėshtė i vlefshėm, dhe ai namaz nuk pranohet. Te farzet dhe vaxhibet, kur bėhet nijeti, duhet tė dihet cili farz e cili vaxhib ėshtė. Nuk ėshtė e navojshme tė theksohet numri i rekateve nė nijet. Kur  fal sunnetin, mjafton tė bėhet nijet namazi me zemėr. Nė namazin e xhenazes bėhet nijet duke thėnė: “Namazin pėr All-llahun, duanė pėr tė vdekurin”.

Nuk ėshtė kusht pėr imamin qė ta bėj nijet, t’u bėhet imam meshkujve. Imami, nėse nuk e bėn nijet “Iu bėra imam kėtij xhemati tė gatshėm”, nuk e arrin sevapin e tė falurit me xhemat. Nėse e bėn nijet qė t’u bėhet imam, e arrin edhe kėtė sevap. Imamit i nevojitet nijeti i theksuar, se u bėhet imam edhe grave.

PJESĖT PĖRBĖRĖSE TĖ NAMAZIT
(RUKNET  E  NAMAZIT)

1. IFTITAHI TEKBIR - Tekbiri fillestar. Duke hyrė nė namaz tė shqiptohet All-llahu ekber ėshtė farz. Tjetėr fjalė nuk thuhet.

2. KIAM - Ndenja nė kėmbė. I sėmuri qė nuk mund tė rrijė nė kėmbė, falet ulur. I sėmuri qė nuk mund tė rrijė ulur, shtrihet nė shpinė dhe falet me lėvizje koke. Meqė fytyrėn duhet ta ketė nga kiblja e nga qielli, i vihet jastėku nėn kokė. I shtrėngon kėmbėt. Kur je me qėndrim nė kėmbė, kėmbėt mund tė jenė tė hapura rreth katėr gishta larg njėra - tjetrės.

I sėmuri qė nuk mund tė rrijė nė kėmbė se i merren mendtė, i dhemb shumė koka, dhėmbi, syri ose diku tjetėr. Atij qė i kullon plaga, ka frikėn e armikut, ėshtė rrezik t’i vidhet pasuria. Ai qė duke ndenjur nė kėmbė do ta prish agjėrimin ose kėndimin, ose ata qė do t’u zbulohej vendi i auretit, qė tė gjithė falen ulur. Pėr ruku pėrkulet pak, e pėr sexhde e vė kokėn nė tokė. Ai qė nuk mund ta vėrė kokėn nė tokė, pėr ruku pėrkulet pak e pėr sexhde pėrkulet mė shumė. Nėse pėrkulja pėr sexhde nuk ėshtė mė e madhe se pėrkulja pėr ruku, namazi nuk pranohet. Nėse nė tokė vė njė gur a dėrrasė dhe mbi to bėn sexhde, edhe pse i pranohet namazi, hyn nė gjynah. Domethėnė bėhet tahrimen mekruh.

3. KIRAET - Leximi i Kur’anit. Nė ēdo rekat tė sunneteve dhe tė vitrit, si dhe kur fal vetėm nė dy rekatet e farzeve gjatė tė ndenjurit nė kėmbė, ėshtė farz tė lexohet Kur’an (njė ajet i gjatė ose tri tė shkurtra). Tė lexosh sure tė shkurtėr, ėshtė mė sevap.

Nė rekatin e parė tė secilit namaz lexohet: Subhaneke, Eudhubil-lahi, Bismi-lahi, Fatihaja dhe njė sure (kaptinė).Nė rekatin e dytė tė secilit namaz lexohet: Bismil-lahi, Fatihaja dhe njė sure, ose njė ajet i gjatė a tri tė s