PĖIMBAJTJA

LIBRI NAMAZIT

 

BOTIMET E VAKĖFIT IHLĀS Nr. 2

  1-Libri Namazi

  2-Parathėnie

  3-Pasqyra E Lėndės

  4-Namazi Ėshtė Urdhėr I Madh

  5-Besimi Dhe Falja

  6-Bindja (I'tikadi) I Ehli Sunnetit

  7-Kushtet E Imanit

  8-Tė Besosh All-Llahun E Madhėruar

  9-Sifati Dhatije

10-Sifati Thubutije

11-Tė Besosh Ėngjėjt(Melaiqet)

12-Tė Besosh Librat

13-Tė Besosh Pejgamberėt

14-Es-Habi Kiramėt

15-Tė Besosh Ahiretin

16-Tė Besosh Kaderin

17-Adhurimet Tona Dhe Falja

18-Kujt I Thuhet Mukel-Lef(I Obliguar)?

19-Dispozitat Islame(Ahkām-i Islāmijje)

20-Armiqtė E Islamit

21-Kushtet E Islamit

22-Falja E Namazit

23-Llojet E Namazeve

24-Pesė Kohėt E Namazit

25-Farzet E Namazit

26-Abdesti

27-Pėrdorimi I Misvakut

28-Mes-Hi Mbi Meste

29-Gusli

30-Tejemum

31-Ezani Dhe Ikameti

32-Pjesėt Pėrbėrėse Tė Namazit(Ruknet E Namazit)

33-Si Falet Namazi

34-Sunnetet E Namazit

35-Mustehabet E Namazet

36-Mekruhet E Namazit

37-Gjėrat Qė Prishin Namazin

38-Namazi Me Xhemat

39-Namazi I Xhumasė

40-Namazet E Bajramit

41-Tė Kujtuarit E Vdekjes

42-Namazi I Xhenazes

43-Namazi I Teravisė

44-Namazi Gjatė Udhėtimit

45-Namazi Gjate Sėmundjes

46-Namazet Kaza

47-Si Falen Namazet Kaza

48-Ata Qė Nuk Falin Namaz

49-Hakikati i Namazit

50-Eėrsitė Nė Namaz

51-Fshehtėsia E Namazit

52-Lutja Pas Namazit

53-Lutja E Pėrtėritjes Sė Imanit

54-Namazi Dhe Shėndeti

55-Iskati I Namazit

56-Tridhjetė E Tri Dhe Pesėdhjetė E Katėr Farzet

57-Tridhjetė E Tri Farzet

58-Pesėdhjetė E Katėr Farzet

59-Tema(Ēėshtja) E Kufrit

60-Qė Ta Kemi Gjithnjė Imanin Dhe Qė Tė Mos Na Humbasė

60-Gjėrat Qė Shkaktojnė Humbjen E Imanit

61-Gjynahet E Mėdha

62-Dhjetė Gjėra Nė Frymėmarrjen E Fundit Bėhen Shkaktare Tė Shkosh Pa Iman

63-Pėr Tė Qenė Nė I'tikadin E Ehli Sunnetit U Duhet Kushtuar Kujdes Kėtyre Ēėshtjeve

64-Veset E Kėqija

65-Domethėnia E Duave Tėe Namazit

66-Shpjegime Tė Disa Termave Islame


Kitāb-us-Salāt

LIBRI NAMAZIT

 

Pėrgatiti:
Hasan Yavash

Pėrshtati nė Shqip:
A.Gjinishi

Hakīkat Kitābevi
Darüžžefeka Cad. 53 P.K.: 35 34083
Tel: 90.212.523 45 56 - 532 58 43 Fax: 90.212.523 36 93
http://www.hakikatkitabevi.com
e-mail: bilgi@hakikatkitabevi.com
Fatih-ISTANBUL/TURKEY
2000

 

      Baskż:  Żhlās Gazetecilik A.Ž.             Istanbul Tel: (+90) 212 454 30 00

 

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

PARATHĖNIE

Lavdi i qoftė All-llahu Te’įlį. Salavatet dhe selami qofshin pėr Muhammedin (salall-llahu alejhi ve selem), qė All-llahu e ka zgjedhur dhe qė ėshtė mė i dashuri i robėve tė Tij. Lutjet qofshin pėr ēdonjėrin nga Elhi bejti i  pejgamberit, pėr Es-habi Kiramin e drejtė “ridvanull-llahi teala alejhim exhmein”.

Qė tė arrish nė dynja lumturinė, duhet tė jesh mysliman. Dhe tė jesh mysliman nuk ka nevojė pėr kurrfarė formaliteti, si p.sh., tė shkosh tek imami a myftiu pėr konfirmim. Sė pari duhet besuar me zemėr dhe pastaj duhen mėsuar dhe duhen zbatuar urdhrat dhe ndalesat e Islamit.

Pėr tė besuar duhet shqiptuar Kelime-i shahadeti(fjala e dėshmisė)dhe duhet ditur domethėnia e tij. Dhe tė besosh sipas kėsaj fjale,duhet ti besosh ashtu siē e shpjegojnė dijetarėt e Ehli sunnetit nė librat qė ata kanė shkruar. Besimtarėt qė u mbėshteten librave tė vėrtetė fetarė qė  kanė shkruar dijetarėt e Ehli sunnetit ,do t’u jepen sevape (shpėrblime) tė shumta. Ēdonjėrit nga alimėt (dijetarėt) e katėr medhhebeve u thuhet alim-i Ehli sunnet. Kushtet e imanit (besimit) janė shpjeguar gjerėsisht nė librin Besimi dhe Islami. J'ua rekomandojmė ta lexoni kėtė libėr.

Pas besimit, urdhri mė i rėndėsishėm ėshtė namazi. Falja e pesė kohėve tė namazit ėshtė Farzi ajn (detyrim i domosdoshėm) pėr ēdo mysliman. Tė mos i falėsh ato ėshtė gjynah (mėkat) i madh. Pėr ta falur namazin drejt dhe saktė, sė pari duhet tė merren njohuri pėr  namazin. E shohim tė dobishme qė nė kėtė libėr, njohuritė e namazit tė kumtuara nė fenė tonė,t’i shpjegojmė shkurt dhe me hollėsi. Kėto njohuri tė namazit i kemi pėrgatitur nė mbėshtetje tė librave tė shumė dijetarėve islam, dhe   ēdo mysliman duhet t’i mėsojė dhe t’ua mėsojė edhe fėmijėve tė tij.

Qė tė falet drejt namazi, duhet tė mėsohen pėrmendsh suret(kaptinat e Kuranit) dhe duatė(lutjet) qė do tė kėndohen nė namaz. Nėse nuk ėshtė e mundur tė mėsojė mė tepėr,  duatė dhe suret qė janė tė mjaftueshme sa pėr tė falur namaz, duhet t’i mėsojė secili nga ndonjė hoxhė ose shok qė di  t’i lexojė kėto mirė e qė i shqipton saktė.

Pėr ta lexuar drejt Kur’anin, duhen ndjekur kurse tė Kur’anit. Duhet ta mėsojmė patjetėr leximin e drejtė tė Kur’anit dhe atė duhet t’ia mėsojmė edhe fėmijėve.

Shkrimi i Kur’anit me shkronja tė alfabetit latin nuk ėshtė i saktė. Pėr kėtė arsye duhet lexuar origjinalin nė arabisht. Leximi i tij ėshtė shumė i lehtė. Pejgamberi ynė nė njė hadith sherif ka thėnė: “Ato qė fėmijėve tė tyre ua mėsojnė Kur’anin, ose qė   ia dėrgojnė hoxhės pėr tė mėsuar Kur’anin, pėr ēdo germė tė mėsuar tė Kur’anit, u jepet dhjetėfishi i sevapeve qė fitohet pėr njė vizitė nė Qaben e madhėrueshme. Dhe Ditėn e gjykimit nė kokė u vihet kurora mbretėrore. Tė gjithė njerėzit i shohin dhe i lakmojnė”.

All-llahu Te'įlį tė gjithė ne na bėftė nga ata rob tė Tij, tė cilėt pasi tė kenė besuar, do tė  mėsojnė dhe do ta falin drejt namazin dhe do tė bėjnė punė tė hajrit. Amin! 

Hasan Yavash

        Miladi                        Hixhri shemsi                Hixhri kameri
         2000                                 1378                              1421

 

 

PASQYRA E LĖNDĖS

Namazi ėshtė urdhėr i madh
Pjesa e parė
Besimi dhe falja
Besimi i drejtė,i plotė,i pėrsosur
Bindja (i'tikadi)
Karakteristikat e besimtarit nė i'tikad tė ehli sunnetit
Kushtet e imanit
Kushti i parė: tė besosh All-llahu Te’ālā
Sifati dhatije, Cilėsitė e ekzistencės,esenciale tė Allahut(xheleshanuhu)
Sifati thubuttije,Cilėsitė e qėndrueshme e tė pėrkohshme tė Allahut(xheleshanuhu)
Kushti i dytė tė besosh ėngjėjt, melaiqet
Kushti i tretė tė besosh libra
Kushti i katėrt tė besosh pejgamberėt
Pejgamberi ynė Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem).Profeti i fundit
Es-habi kiramėt , Shokėt e ndershėm tė Profetit
Imamėt e katėr medhhebeve dhe dijetarėt e tjerė
Kushti i pestė tė besosh Ahiretin
Kushti i gjashtė tė besosh Kaderin
Pjesa e dytė
Adhurimet  tona dhe Falja
Kujt i thuhet mukel-lef,i obliguar?
Dispozitat islame (ahkam - i islāmijje)
Armiqtė e islamit
Kushtet e islamit
Pjesa a tretė
Falja e namazit
Pėr kė ėshtė farz namazi ?
Pjesa e katėrt
Llojet e namazeve
Pesė kohėt e namazit
Farzet e namazit
Kushtet e brendshme tė namazit 
Kushtet e namazit
Farzet e abdestit
Si merret abdesti?
Sunnetet e abdestit
Veprimet e mira gjatė abdestit
Gjėra qė janė tė ndalura tė kryhen kur merr abdest
Gjėrat tė cilave u duhet kushtuar kujdes kur merret abdest
Gjėrat qė e prishin abdestin
Gjėrat qė nuk e prishin abdestin
Lehtėsimi pėr abdest (mes-hi mbi meste dhe plagė)
Mes-hi mbi meste
Mes-hi mbi plagė dhe mbi fasho
Gusli (abdesti trupor),larja e tė gjithė trupit
Si merret gusli
Farzet e gusulit
Sunnetet e guslit
Rastet e hajzit dhe nisafit tė grave
Tejemumi
Farzet e tejemumit
Sunetet e tejemumit
Nė tejemum duhet tė kihet kujdes pėr kėto gjėra
Si merret tejemumi?
Gjėrat qė e prishin tejemumin
Dobitė e abdestit, gusulit dhe tejemumit
Pastrimi (tahareti) nga tė papastėrtitė
Tė afėrm nga gjaku
Tė afėrmit nga qumėshti
Tė afėrmit nga martesa
Kthyerja nga kibla
Kohėt e namazit
Ezani dhe ikameti
Nijeti
Pjesėt pėrbėrse tė namazit (ruknet e namazit)
Si falet namazi
Namazi i gruas qė falet vetėm
Vaxhibet e namazit

Sunnetet e namazit
Mustehabet e namazit
Mekruhet e namazit
Gjėrat qė janė mekruh jashtė namazit
Gjėrat qė e prishin namazin
Gjėrat qė janė mubah pėr tė prishur ēdo namaz
Gjėrat qė janė farz pėr tė prishur ēdo namaz
Namazet me xhemat
Kushtet e imamllėkut,drejtuesit tė faljes
Kushtet pėr atė qė falet me imam
Pesė gjėrat qė nuk i bėn as xhemati, nėse imami nuk i bėn
Nėse kėto katėr gjėra i bėn imami, xhemati nuk i bėn
Nėse kėto dhjetė gjėra nuk i bėn imami, xhemati i bėn
Tekbiri fillestar
Namazi i xhumasė
Farzet e namazit tė xhumasė
Kushtet e namazit tė xhumasė tė quajtur vuxhub janė nėntė
Si falet namazi  i xhumasė
Sunnetet dhe tė mirat e ditės sė xhuma
Namazet e bajramit
Si falet namazi i bajramit
Teshrik tekbiri
Tė kujtuarit e vdekjes
Ē'ėshtė vdekja
Vdekja ėshtė realitet (borxh)
Namazi i xhenazes
Kushtet e namazit tė xhenazes
Farzet e namazit tė xhenazes
Sunnetet e namazit tė xhenazes
Si falet namazi i xhenazes
Namazi i teravisė
Si falen teravitė?
Pjesa e pestė
Namazi gjatė udhėtimit
Namazi gjatė sėmundjes
Namazet kaza
Si falen namazet kaza
Pjesa e gjashtė
Ata qė nuk e falin namazin
Dobitė e atyre qė falin namaz
Plotėsimi me pėrkushtrim i tė falurit
Epėrsitė nė namaz
Fshehtėsia e namazit
Lutja pas namazit
Lutja e pėrtėritjes sė imanit
Namazi dhe shėndeti
Pjesa e shtatė
Iskati namazit
Iskati dhe devri pėr tė vdekurin
Si bėhet iskati dhe devri?
Pjesa e tetė
Tridhjetė e tri dhe pesėdhjetė e katėr farzet
Tridhjetė e trė farzet
Pesėdhjetė e katėr farzet
Tema (ēėshtja) e kufrit
Qė ta kemi gjithnjė imanin dhe tė mos na humbasė
Gjėrat qė shkaktojnė humbjen e imanit
Gjynahet e mėdha
Dhjetė gjėra nė frymėmarrjen e fundit bėhen shkaktare tė shkosh pa iman
Pėr tė qenė nė i'tikadin ehli sunnetit u duhet kushtuar kujdes kėtyre ēėshtjeve
Veset e kėqija
Pjesa e nėntė
Domethėnia e duave tė namazit
Subhanekes
Ettehijjatu-s
Salavateve
Domethėnia e duave
Duaja e kunutit
Shpjegime tė disa termave islame

NAMAZI ĖSHTĖ URDHĖR I MADH

Qė nga Ademi alejhisselam, nė ēdo fe ka patur njė kohė adhurimi(lutjeje). Myslimani ėshtė urdhėruar tė falet, tė falė namaz. Tė falėsh namaz, nuk ėshtė kusht i imanit(i besimit), mirėpo tė besosh se namazi ėshtė farz, ėshtė kusht i tij.

Namazi ėshtė shtyllė e fesė. Ai qė e fal rregullisht, drejt dhe saktė namazin e tij, domethėnė e ndėrton besimin e vet, ngre nė kėmbė godinėn e tij tė Islamit. Ai qė nuk e fal namazin, e rrėnon besimin dhe Islamin e vet. Pejgamberi ynė (salall-llahu alejhi ve selem) ka urdhėruar: “Koka e fesė sonė ėshtė namazi”. Ashtu siē nuk mund tė jetė njeriu pa kokė, po ashtu nuk mund tė jetė edhe feja pa namaz.

Namazi nė fenė islame ėshtė urdhėresa qė ėshtė bėrė farz e para pas imanit. All-llahu Te’įlį robėve tė Tij ua ka bėrė farz namazin vetėm pėr t’i bėrė adhurim Atij. Nė Kur’an nė mbi njėqind ajete  urdhėrohet “Falni namaz!” Nė hadithi sherif thuhet: “All-llahu te’įlį, e ka bėrė farz tė falen pesė kohė namaz  ēdo ditė. All-llahu Te’įlį ka premtuar se do ta vendosė nė Xhennet atė qė ēdo ditė i fal pesė kohė namaz duke iu nėnshtruar kushteve tė tij dhe duke e ēmuar ēdo ditė e mė shumė”.

Namazi ėshtė mė i ēmuari nga tė gjitha ibadetet (adhurimet) qė janė urdhėruar tė kryhen nė fenė tonė. Nė njė hadith thuhet: “Kush nuk fal namaz nuk ka pėrqafim tė Islamit”. Mė tutje, nė njė hadithi sherif thuhet: “Dallimi qė veēon besimtarin dhe pabesimtarin, ėshtė namazi”. Besimtari fal namaz, jobesimtari nuk fal. Ndėrsa munafikėt (hipokritėt) nganjėherė falen, nganjėherė nuk falen. Munafikėt do tė ndėshkohen rėndė nė Xhehennem. I dėrguari i Zotit (salall-llahu alejhi ve selem)., ka thėnė: “Ata qė nuk falin namaz, ditėn e Kiametit do ta gjejnė Zotin e Madhėruar tė hidhėruar”.

Tė falurit e namazit duke e menduar madhėshtinė e All-llahu Te’įlį, ėshtė tė kuptuarit e vegjėlisė sate pėrballė Tij. Ai qė e kupton kėtė, gjithnjė bėn mirė, nuk bėn keq asnjė herė. Zemra e atij qė bėn nijet(vendos) tė jetė nė prani tė Zotit pesė herė nė ditė mbushet me sinqeritet dhe ēdo veprim qė urdhėrohet tė bėhet nė namaz, i siguron dobi zemrės dhe trupit.

Falja e namazit nė xhami me xhemat i lidh zemrat e myslimanėve me njėri-tjetrin; siguron dashurinė nė mes tė tyre; ata e kuptojnė mė mirė qė janė vėllezėr tė fesė. Tė mėdhenjtė i mėshirojnė tė vegjlit. Edhe tė vegjlit i respektojnė tė mėdhenjtė. Tė pasurit u ndihmojnė tė varfėrve dhe tė fuqishmit tė dobėtve. Tė shėndoshėt i vizitojnė  nė shtėpitė e tyre tė sėmurėt. Duke u mbėshtetur nė hadithin e Pejgamberit (salall-llahu alejhi ve selem).: “Vrapuesit nė ndihmė tė vėllait nga feja, i ndihmon All-llahu te’ala”.

Namazi i pengon njerėzit pėr tek e ndaluara, tė kėqijat e tė urryerat. Namazi ėshtė qefaret (shpagim) pėr mėkatit. Nė njė hadith sherif ėshtė thėnė: “Pesė kohėt e namazit janė si lumi qė rrjedh para derės sė ndonjėrit nga ju. Nėse dikush hyn dhe lahet pesė herė nė ditė nė atė lum nuk i mbetet kurrfarė papastėrtie. Po kėshtu u falen gjynahet e vogla atyre qė falen pesė herė nė ditė”.

Namazi pas besimit nė All-llahun xheleshanuhu dhe nė tė dėrguarin e Tij, ėshtė njė adhurim i ngritur mbi tė gjitha punėt dhe ibadetet. Pėr kėtė arsye, duhet tė falen dhe tė kryen me kujdes namazet-farze, vaxhibe, sunnetet, mustehabet. Pejgamberi (salall-llahu alejhi ve selem)., nė njė hadith tė tij ka theksuar: “O ummeti dhe as-habėt e mi! Namazi qė kryhet me kujdes e saktėsi, ėshtė mbi tė gjitha puna qė All-llahu Te’įlį e ka pėlqyer dhe ėshtė sunnet(vepėr) i pejgamberėve. Ėshtė ajo qė duan melaiqet. Ėshtė vendi dhe drita e shkathtėsisė dhe fuqia e trupit. Ėshtė ajka e furnizimeve. Ėshtė shkak i pranimit tė duasė dhe ndėrmjetėsim i engjėllit tė vdekjes. Ėshtė dritė nė varr dhe pėrgjigjje Munkerit dhe Nekirit(engjėjt e varrit). Ėshtė hije nė ditėn e Kiametit dhe  mbrojtės ndaj zjarrit tė Xhehenemit. Ėshtė tejkalues nėpėr urėn e Siratit si rrufe. Ėshtė ēelės i Xhennetit dhe kurorė e kokės nė Xhennet. All-llahu(xheleshanuhu) nuk u ka dhėnė besimtarėve gjė mė tė rėndėsishme se namazi. Po tė kishte njė ibadet mė tė rėndėsishėm se namazi, pikėsėpari besimtarėve do t’ua jepte atė. Sepse engjėjt vazhdimisht ndodhen, disa  nė kiam, disa nė ruku, disa nė sexhde dhe disa nė teshehhud. Tė gjitha kėto pėrmblidhen nė njė rekat namaz dhe u ka dhėnė dhuratė besimtarėve. Sepse namazi ėshtė koka e imanit, shtylla e fesė, fjala e Islamit dhe miraxhi i besimtarėve. Ėshtė dritė e qiellit dhe shpėtues nga dėnimi i Xhehennemit”.

Njė ditė hazreti Aliu radi-allahu anh, i kishte kaluar namazi i ikindisė. Nga mėrzia qe lėshuar vrap tatėpjetė kodrės. Duke zbritur, qante e bėrtiste. Kur e mori lajmin pėr kėtė gjendje tė tij, Pejgamberi (salall-llahu alejhi ve selem), sė bashku me tė gjithė as-habet erdhi tek Aliu radi-allahu anh dhe pasi e pa gjendjen e tij, filloi tė qante edhe ai. Bėri dua dhe dielli pėrsėri u ngrit lart. I dėrguari i All-llahut Te’įlį, Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem), tha: “O Ali! Ēoje kokėn, dielli ende shihet”. Aliu radi-allahu anh, u gėzua shumė dhe e fali namazin.

Hazreti Ebu Bekėr es-Sidikun radi-allahu anh, njė natė, pasi kishte bėrė shumė ibadet, nga mbarimi i natės e kishte kapur gjumi dhe i kishte kaluar vitėr-namazi. Nė namazin e sabahut, duke e ndjekur Pejgamberin (salall-llahu alejhi ve selem), sapo arriti te dera e mesxhidit ia qau hallin: "O i dėrguari i All-llahut Te’įlį mė ndihmo, mė ka kaluar vitėr-namazi", i tha e iu lut duke qarė. Edhe i dėrguari i All-llahut Te’įlį filloi tė qante. Pėr kėtė erdhi Xhebraili alejhisselam, dhe tha: “O Resulull-llah! I thuaj Siddikut se All-llahu Te’įlį e ka falur atė”.

Njė nga evliatė e mėdhenj, Bajazit Bistamiun, njė natė e kishte kapur gjumi dhe nuk kishte mundur tė zgjohej pėr namazin e sabahut. Aq shumė qau e vajtoi pėr kėtė saqė dėgjoi njė zė t’i thoshte: “Ej Bajazit! Tė kam falur kėtė kusur tėndin. Me bereqetin e kėsaj tė qare tėnde, ty tė kam dhėnė sevape tė shtatėdhjetė mijė namazeve". Pas disa muajsh prapė e kishte kapur gjumi. Erdhi shejtani dhe duke e prekur kėmbėn e tij tė bekuar, e  zgjoi e i tha: "Ngrihu gati tė kaloi namazi". Hazreti Bajazit Bistamiu iu pėrgjigj: “O i mallkuar, si arrin ti tė bėsh kėsoj punėsh? Ti do qė ēdokush ta humbė namazin e t’i kalojė koha, pėrse mė zgjon mua?" Shejtani i tha: “Atė ditė qė e humbe namazin e sabahut, duke qarė pate fituar sevape tė shtatėdhjetė mijė namazeve. Sot, duke e mbajtur kėtė parasysh, tė zgjova qė tė fitosh sevapin e njė kohe tė namazit. Qė tė mos shpėrblehesh mė me sevape tė shtatėdhjetė mijė namazeve!"

Evliai i madh, Xhunejdi Bagdadi, ka thėnė: “Njė orė e kėsaj jete ėshtė mė e mirė se njė mijė vjet tė Kiametit. Sepse nė kėtė orė mund tė bėhet njė punė e mirė, e pranuar, dhe nė ato njė mijė vjet nuk mund tė bėhet asgjė”. Pejgamberi ynė (salall-llahu alejhi ve selem), ka thėnė: “Ai qė lė pa falur njė namaz, madje madje edhe nėse e bashkon me namazin tjetėr do tė digjet tetėdhjetė vjet nė Xhehennem”.

Prandaj, o vllezėr besimtarė! Mos e kaloni kohėn kot e me gjėra mė tė padobishme. Kuptojeni rėndėsinė e kohės. Shpenzojeni kohėn pėr gjėra mė tė mira. Pejgamberi ynė i dashur ka thėnė: “Fatkeqėsia mė e madhe ėshtė tė kalosh kohėn me gjėra tė padobishme”. Fali namazet nė kohė tė duhur, qė tė mos pendohesh ditėn e Kiametit dhe tė arrish sevape tė mėdha! Nė njė hadith sherif ėshtė thėnė: “Kur njė namaz nuk e fal nė kohė tė duhur, po e lė pėr kaza, nė varrin e atij qė vdes, para se ta bėjė Eda, hapen shtatėdhjetė dritare nga Xhehennemi(ku depėrton flaka) dhe kėshtu  ndėshkohet deri nė Kiamet(ringjallje)”. Kush nuk e fal qoftė edhe njė kohė namaz nė kohė tė duhur dhe nuk shqetėsohet pėr kėtė humbje, kur vdes mund tė iki pa iman. Po ata qė as qė e kujtojnė namazin dhe as qė e njohin pėr detyrim atė, ē'do tė bėhet? Tė gjithė dijetarėt e tė katėr medhhebeve kanė shpjeguar njėzėri se ata qė nuk i kushtojnė rėndėsi namazit e qė nuk e njohin atė pėr detyrim, do tė jenė jobesimtarė. Pėr ata qė namazin nuk e falin me qėllim dhe qė nuk mendojnė ta bėjnė kaza dhe as qė frikėsohen, pėr kėtė do tė ndėshkohen dhe do tė jenė qafira, - shkruan edhe Abdulgani Nablusi nė librin e tij “Hadikatunnedije”.

Pjesa e parė

BESIMI DHE FALJA

Ēdokush sė pari duhet tė besojė.

All-llahu Te’įlį dėshiron qė njerėzit nė dynja tė jetojnė nė paqe e qetėsi dhe nė Ahiret tė arrijnė lumturinė e pėrhershme. Pėr kėtė arsye ka urdhėruar tė kryhen punė tė dobishme, qė sjellin lumturinė. Dhe ato gjėra tė dėmshme qė sjellin shkatėrrim, i ka ndaluar. Urdhėri i parė i All-llahut Te’įlį ėshtė Imani. Besimi nevojitet pėr tė gjithė njerėzit dhe pėr secilin ėshtė i domosdoshėm.

Fjala Iman(besim) do tė thotė, ta njohėsh dikė pėr fjalėdrejtė, tė saktė dhe t’i besosh Atij. Nė Islam, iman do tė thotė: ta pranosh tė vėrtetėn se Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem), ėshtė Pejgamber i All-llahut Te’įlį, i zgjedhuri i Tij dhe lajmėtar (nebi), natyrisht pasi tė besosh All-llahun Te’įlį dhe ta besosh me zemėr e tė shqiptosh me gojė Kelime-i shehadetin. Imani ėshtė i fuqishėm kur nga zemra saktėsisht njohim All-llahun Te’įlį dhe sifatet(cilėsitė) e Tij tė mėdha, vrapojmė nga kėnaqėsia dhe bukuria e Tij, ikim nga hidhėrimi dhe pakėnaqėsia e Tij dhe imanin e vendosim nė zemėr tė pastėr e tė shėndoshė, si njė shkrim i gdhendur mbi mermer.

Iman, do tė thotė tė pėlqesh tė gjitha ato qė i thotė Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem), dhe tė besosh se zemra e tij ėshtė pastruar. Njerėzve qė kanė kėtė besim u thuhet Mu’min (besimtar) pra Mysliman. Ēdo mylsliman duhet t’i bindet Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem), dhe duhet tė ecė nė rrugėn qė ka trasuar ai. Rruga e tij ėshtė rruga tė cilėn e ka treguar Kur’ani famėlartė. Kjo rrugė quhet Islamizėm. Pėr t’iu pėrshtatur kėsaj, sėpari duhet besuar, pastaj duhet mėsuar mirė islamizmi, tė zbatosh farzet, tė largohesh nga haramet, e mė pas t’i kryesh sunnetet dhe tė largohesh nga mekruhet. Pas kėtyre duhet menduar ta ndjekėsh edhe me gjėrat  qė janė mubah.

Themeli i fesė sonė ėshtė besimi. All-llahu Te’įlį nuk pranon dhe nuk pėlqen asnjė ibadet dhe asnjė bamirėsi  tė atyre qė nuk kanė iman. Myslimani sė pari duhet tė besojė, pastaj duhet tė mėsojė guslin, abdestin, namazin, farzet  dhe haramet e tjera qė janė tė rėndėsishme pėr t’u ditur.

Besimi(imani) i drejtė ,i plotė,i pėrsosur

Njohuritė qė thithen(merren) nga mendja dhe organet e ndjesive, janė ndihmesė pėr ta arritur nė iman. Njohuritė shkencore janė shkak pėr tė arritur imanin dhe pėr tė ditur e kuptuar se rregulli tokėror, rendi i tij, nuk ėshtė i rastėsishėm dhe se ka njė krijues tė kėtij rregulli. Iman do tė thotė tė besosh dhe t’i mėsosh njohuritė qė Pejgamberi Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem) i ka sjellė (trasmetuar) nga All-llahu Te’įlį. Pėr kėto njohuri qė duhen besuar, tė thuash se i besoj nė qoftė se janė tė logjikshme dhe nėse i kap mendja, domethėnė tė mos u besosh pejgamberėve(sepse nuk ke tė drejtė t’i kushtėzosh sipas llogjikės tėnde). Njohuritė fetare nuk janė shpikje tė tė menēurve. Obligimet pėr tė cilat ka njoftuar pejgamberi ynė Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem), ne i mėsojmė nga librat e dijetarėve tė Ehli sunnetit dhe ato si tė tilla duhen besuar. Qė tė kesh njė iman tė drejtė dhe tė pranuar, krahas kėsaj, duhen plotėsuar edhe kėto kushte:

1.Imani duhet tė jetė i pėrhershėm dhe i qėndrueshėm. Pėr asnjė ēast nuk duhet menduar ndarja prej tij. Ai qė thotė se pas tre vjetėsh do tė dal nga Islami, qė nga ai ēast ai e humb imanin dhe del nga feja.

2. Imani i besimtarit duhet tė jetė ndėrmjet frikės dhe shpresės. Duhet tė kesh frikė nga dėnimi i All-llahut Te’įlį, por pėr asnjė ēast nuk duhet humbur shpresa nga rrahmeti(mėshira) i Tij. Duhet tė ruhemi qė tė mos punojmė kurrfarė gjynahu dhe duhet tė frikėsohemi se pėr kėtė shkak mund tė humbim imanin.Por edhe nėse ke bėrė tė gjitha mėkatet, nuk duhet humbur kurrė shpresa se Zoti ynė  nuk na mėshiron. Pėr gjynahet duhet tė bėhet teube (duhet tė pendohesh), sepse ai qė bėn teube, pas kryerjes sė saj bėhet sikur tė mos ketė bėrė gjynah fare.

3. Para se tė dalė shpirti, duhet tė jesh me iman. Sapo tė tė vijė shpirti nė fyt, tregohen tė gjitha pamjet e Ahiretit. Atėherė tė gjithė qafirat duan tė besojnė (tė kenė iman), por imani duhet tė jetė i padukshėm (i bazuar mbi tė panjohurėn) dhe duhet tė besohet pa e parė. Nuk ėshtė iman njė gjė qė shihet. Por edhe  nė atė ēast pendimi i besimtarėve pranohet.

4. Duhet tė bėhesh me iman para se tė lindė dielli nga perendimi. Njė nga shenjat e mėdha tė Kiametit ėshtė lindja e diellit nga perėndimi. Tė gjithė njerėzit qė do e shohin kėtė, do duan tė besojnė. Por besimi i tyre nuk do tė pranohet, tashmė dera e teubes do tė jetė e mbyllur.

5. Duhet besuar se gjėrat qė janė tė padukshme, tė fshehta, nuk i di askush pėrveē All-llahut Te’įlį. Domethėnė, tė padukshmen e di vetėm All-llahu (xheleshanuhu). Ashtu siē i di edhe ato qė i ka kumtuar Vetė. Tė padukshmen nuk mund ta dinė as engjėjt (melaiqe), as xhindėt (exhin-nėt), as shejtanėt dhe madje as pejgamberėt. Mirėpo, pejgamberėve dhe robėve tė devotshėm mund t’u jepen njohuri pėr gjėrat e padukshme.

6. Njė dispozitė (gjykim) i fesė qė ka tė bėjė me imanin dhe me ibadetet, nuk duhet refuzuar pa ndonjė arsye tė justifikueshme. Tė konsiderosh tė paqėndrueshėm njė urdhėr ndalesė tė Islamit, tė tallesh me Kur’anin, me engjėjt dhe me ndonjė pejgamber dhe me atė qė kanė kumtuar ata, dhe t’i mohosh me gjuhė pa qenė i detyruar, ėshtė kufėr. Ai qė thotė se mohon ekzistimin e All-llahut xheleshanuhu, tė engjėjve dhe mohon detyrushmėrinė e guslit e tė namazit pėr ndonjė shkak tė domosdoshėm psh; ta kėrcėnojnė me vdekje, nuk kthehet nė qafir.

7. Nuk duhet tė ketė dyshim dhe as hamendje mbi njohuritė e domosdoshme qė janė shprehur qartė nga feja islame. Tė dyshosh se falja e namazit nuk ėshtė farz, se e pira e verės dhe e pijeve tė tjera alkolike, loja e kumarit, interesi bankar e ryshveti(korruptimi) nuk janė haram, ose pėr njė haram qė dihet si i tillė t’i thuash hallall, po ashtu dhe hallallit t’i thuash haram, kjo sjell daljen nga imani.

8. Imani duhet tė jetė si e shpjegon feja islame. Tė besosh siē njoftojnė filozofėt dhe falsifikuesit e dijes, sipas mendjes sė tyre, nuk ėshtė iman. Duhet besuar ashtu siē ka njoftuar Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem) nga dijet hyjnore.

9. Besimtari  duhet tė dashurojė vetėm pėr All-llahun Te’įlį dhe vetėm pėr All-llahun duhet tė urrejė. Duhet t'i dojė myslimanėt qė janė miq tė All-llahut Te’įlį, dhe nuk duhet t'i dojė ata qė bėjnė armiqėsi kundėr Islamit me dorė e me laps. Vendi i kėsaj armiqėsie ėshtė zemra.

(Duhet tė sillemi mirė, tė jemi fjalėmbėl e tė buzėqeshur edhe me ata qė nuk janė myslimanė, me bashkatdhetarėt jomyslimanė dhe me tė huajt. Duhet tė jemi shembull me moralin tonė tė mirė dhe t’i bėjmė ata qė ta duan fenė tonė).

10. Duhet besuar sikur kanė besuar myslimanėt e vėrtetė, tė cilėt nuk janė shmangur nga rruga e vėrtetė - e drejtė qė ka ndje kur Pejgamberi ynė dhe as-habėt e tij.. Qė tė jesh njeri me besim tė drejtė, duhet besuar nė pėrputhje me i’tikadin(bindjen) e Ehli sunnetit vel xhemaat. (Atyre qė ndjekin librat e vėrtetė fetarė, tė cilėt i kanė shkruar dijetarėt e Ehli sunnetit, do t’u jepen sevapet e njėqind shehidėve(dėshmorėve tė fesė). Secilit nga dijetarėt e katėr medhhebeve i thuhet dijetar i Ehli sunnetit. Prijėsi i dijetarėve tė Ehli sunnetit ėshtė Imami Adham Ebu Hanife. Kėta dijetarė i kanė shkruar ato qė i kanė mėsuar nga Es-habi Kiramėt, kurse Es-habi kiramėt kanė thėnė se ato i kanė dėgjuar personalisht nga Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem).

BINDJA (I’TIKADI) I EHLI SUNNETIT

Kushti i parė pėr tė qenė mysliman ėshtė imani(besimi), kurse imani i drejtė ėshtė lidhur me besimin nė pėrputhje me i’tikadin(bindjen) e Ehli sunnetit. Detyra e parė e mashkullit dhe e femrės, tė menēur tė moshės madhore, ėshtė tė nxėnė njohuritė e imanit tė shkruara nė librat e dijetarėve tė Ehli sunnetit dhe tė besojnė nė pėrputhje me kėto dije. Shpėtimi nga dėnimi nė Xhehennem nė Kiamet ėshtė i lidhur me besimin e atyre gjėrave qė na kanė mėsuar ata. Ata qė do tė shpėtojnė nga Xhehennemi, janė vetėm ata qė shkojnė rrugės sė atyre. Besimtarėve qė shkojnė rrugės sė atyre, u thuhet sunni ose Ehli sunnet.

Nė njė hadith tė pejgamberit ėshtė thėnė: “Ummeti im do tė ndahet nė shtatėdhjet e tri grupe. Prej kėtyre vetėm njė grup do tė shpėtojė nga zjarri i Xhehennemit, ndėrsa tė tjerėt do tė shkatėrrohen e do tė hyjnė nė Xhehennem”. Secili nga kėto 73 grupe pohon se i ėshtė pėrshtatur Islamit dhe thotė se ėshtė grupi qė do tė shpėtojė nga zjarri i Xhehennemit. Nė ajetin 54 tė sures Mu’minun dhe nė ajetin e 32-tė tė sures Er-Rum shprehimisht ėshtė thėnė: “Ēdo grup duke menduar se ėshtė nė rrugė tė drejtė gėzohet”. Pejgamberi ynė (salall-llahu alejhi ve selem), e shpjegon kėshtu: “Ata qė janė nė kėtė grup, janė ata qė gjenden nė rrugėn time dhe tė ashabėve tė mi”. Ai qė nuk  do(qoftė vetėm njė nga as-habi kiramėt),  ėshtė ndarė nga Ehli sunneti. Ai qė nuk ėshtė nė I’tikadin(bindjen) e Ehli sunnetit, ėshtė mėkatar dhe ngatėrrestar.

Karakteristikat e besimtarit:

All-llahu ėshtė i kėnaqur me myslimanėt qė besojnė nė pėrputhje me i’tikadin e Ehli sunnetit. Dijetarėt e Ehli sunnetit kėto kushte i shpjegojnė si nė vijim:

1. T’u besosh gjashtė kushteve tė imanit domethėnė, tė besosh ekzistencėn e All-llahut Te’įlį dhe Njė-sinė e Tij, se nuk ka shok dhe tė ngjashėm, tė besosh engjėjt e Tij, librat e Tij, pejgamberėt e Tij, jetėn e Ahiretit dhe tė besosh se hajri (e mira) e sherri (e keqja), janė krijuar nga All-llahu (kėto janė kumtuar te Amentu bil-lahi).

2. Tė besosh se Kur’ani Kerim ėshtė libri i fundit i All-llahut Te’įlį dhe ėshtė Fjala e Tij.

3. Besimtari nuk duhet tė dyshojė fare nė imanin e tij.

4. Tė duhen shumė, tė nderohen e tė respektohen tė gjithė as-habi kiramėt, tė cilėt i besuan Pejgamberit tonė dhe patėn nderin ta shihnin atė pėr sė gjalli. Nuk duhet folur keq pėr asnjė nga katėr kalifėt (pasardhėsit) dhe pėr farefisin, Ehli bejtin.

5.Ibadetet nuk duhen trajtuar si pjesė nga imani. Besimtarėt qė i besojnė urdhrat dhe ndalesat e All-llahut Te’įlį, por qė nuk i zbatojnė nga pėrtacia, nuk duhen trajtuar si jobesimtarė. Vetėm ato qė nėnēmojnė haramet dhe qė i konsiderojnė pa vend e pa vlerė dhe  qė tallen me Islamin, u del imani.

6. Ata qė thonė se janė Ehli kible, kur thonė se i kemi besuar All-llahut Te’įlį dhe pejgamberit tė Tij Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem), por qė janė me bindje tė gabuar, nuk duhen cilėsuar si qafira, pėr ta nuk duhet thėnė se janė njerėz pa iman apo me  besim tė prishur.

7. Namazi mund tė falet prapa ēdo imami, pėr tė cilin nuk di  kush nėse ka bėrė gjynah(prapa atij qė njerėzit e njohin pėr tė pastėr). Ky gjykim pėrfshin dhe ato tė cilėt falin namazet e xhumasė dhe tė bajramit(myftijtė etj.).

8. Myslimanėt nuk duhet tė ngrihen kundėr administratorėve, udhėheqėsve qė i kanė nė krye. Tė ngrihesh domethėnė tė rebelohesh, tė krijohen ngatėrresa dhe t'u hapet rrugė tragjedive tė ndryshme. Duhet lutur qė ata tė bėjnė punė tė mira dhe me fjalė tė ėmbla duhet t’i kėshillojmė qė tė heqin dorė nga tė vepruarit e gjynahut.

9. Si pėr meshkujt dhe pėr femrat,  lejohet  mes-hi mbi meste.

10. Duhet besuar se Pejgamberi ynė (salall-llahu alejhi ve selem), nė Miraxhin e tij ka qenė edhe me shpirt edhe me trup. Ata qė thonė se Miraxhi ėshtė njė ngjarje qė ka ndodhur nė gjumė, janė tė ndarė nga Ehli sunneti.

Nė Xhennet besimtarėt kanė pėr ta parė All-llahun Te’įlį. Nė ditėn e Kiametit pejgamberėt dhe njerėzit e mirė do tė ndėrmjetėsojnė dhe po ashtu ekziston marrja nė pyetje nė varr. Azapi(dėnimi) nė varr do tė jetė shpirtėror dhe trupor(fizik). Kerameti(mrekullitė) i evliasė(njerėz qė kanė gradė tė lartė) ėshtė i vėrtetė. Kerameti bėhet nė situatat e jashtėzakonshme  shfaqen tek robėt e dashur tė All-llahut(xheleshanuhu), dhe me tė cilat janė nderuar e janė pajisur nga All-llahu Te’įlį me gjėra tė jashtėzakonshme, domethėnė jashtė ligjeve tė fizikės, kimisė, biologjisė dhe janė aq shumė dhe aq tė besueshme, saqė nuk  mund tė mohohen dot. Shpirtrat nė varr dėgjojnė ē'bėjnė dhe ē'flasin njerėzit e gjallė. Leximin e Kur’anit, dhėnien e sadakasė, madje edhe shpėrblimet e tė gjitha ibadeteve tona nėse ua dėrgojmė shpirtrave tė tė vdekurve, atyre do t’u sjellin dobi dhe mundimet e tyre mund tė lehtėsohen ose tė anullohen. T’u besosh tė gjitha kėtyre ėshtė nga shenjat  se ke bindjen e Ehli sunnetit.

KUSHTET E IMANIT

Kushtet e imanit janė gjashtė. Kėto janė shpjeguar tek Amentubil-lahu. Resullull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem), ka njoftuar se iman do tė thotė tė besosh nė gjashtė gjėrat e qarta. Pėr kėtė arsye ēdo mysliman   duhet t’i mėsojė fėmijės sė tij, sė pari pėrmendėsh dhe mė pas kuptimin, domethėnien e tij tė plotė:

Amentu bil-lahi ue Melaiketihi ue Kutubihi ue Resulihi uel-jeumil-ahiri ve bilkaderi, hajrihi ve sherr-rrihi min All-llahi teala uel ba’thu ba’del-mevti hakkun. Eshhedu en la ilahe il-lall-llah ve eshhedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu.

Kushti i parė

TĖ BESOSH ALL-LLAHUN E MADHĖRUAR

Amentu bil-lahi, do tė thotė, kam besuar ekzistencėn dhe njėsinė e All-llahut Te’įlį. Kėtė e pranoj me zemrėn time dhe e vėrtetoj me gjuhėn time. All-llahu (xheleshanuhu) ekziston dhe ėshtė Njė. Pėr fjalėn “njė” nė fjalor ka dy domethėnie: e para, nga pikėpamja e numrit, ėshtė numri i parė me tė cilin fillohet numėrimi; e dyta, nga pikėpamja se s'ka shok dhe tė ngjajshėm, ėshtė Njė.  All-llahu (xheleshanuhu) jo nga pikėpamja e numrit, por nga pikėpamja se s'ka shok dhe tė ngjajshėm, ėshtė Njė i vetėm. Nė personalitetin , nė qenien dhe nė atributin e Tij, nė asnjė mėnyrė Ai nuk ka shok. Ashtu sikur asnjė nga tė gjitha krijesat nuk i pėrngjajnė nga fizionomia dhe as nga cilėsitė e fizionomisė dhe atributeve  krijuesit tė tyre, edhe personaliteti dhe atributet e krijuesit nuk i gjajnė as nė fizionomi e as nė atribute  krijesave.

Krijuesi i ēdo organi tė tė gjitha qenieve (krijesave), i cili nga mosekzistenca i ka bėrė tė ekzistueshme, ėshtė vetėm All-llahu Te’įlį. Tė vėrtetėn e qenies sė All-llahut xheleshanuhu, nuk mund ta dijė askush. Ėshtė i pastėr dhe larg nga tė menduarit e tė imagjinuarit e Tij. Nuk lejohet tė mendohet e tė imagjinohet qenia e Tij. Vetėm emrat dhe cilėsitė e Tij, tė shpjeguara nė Kur’an duhet tė mėsohen pėrmendsh dhe me to e pėrmes tyre, duhet tė dėshmohet dhe tė njihet. Tė gjithė emrat dhe cilėsitė e Tij janė tė pėrhershėm. Qenia e Tij nuk qėndron nė asnjė vend dhe poashtu nuk i nėnshtrohet ligjit tė gjashtė drejtimeve tė njohura. Domethėnė, nuk ėshtė pėrpara, prapa, djathtas, majtas, sipėr, poshtė. Pėr Tė mund tė thuhet vetėm se ėshtė i pranishėm dhe mbikėqyrės nė ēdo vend.

Cilėsitė e All-llahut Te’įlį janė katėrmbėdhjetė. Gjashtė prej tyre quhen Sifati dhatije dhe tetė tė tjerat Sifati thubutije. Ėshtė shumė e nevojshme qė tė dihet dhe tė mėsohet pėrmendsh domethėnia e kėtyre cilėsive.

SIFATI DHATIJE

Cilėsitė e ekzistencės esenciale tė Allahut (xheleshanuhu)

1. Vuxhud - Zot ka, ekziston. Ekzistenca e tij ėshtė e pėrhershme. Ėshtė Vaxhibul vuxhud, domethėnė ekzistenca e  Tij ėshtė domosdoshmėri.

2. Kidem - Ekzistenca e All-llahut xheleshanuhu, ėshtė pa fillim, Ai ėshtė i pėrjetshėm.

3. Beka - i pėrhershėm. Ekzistenca e All-llahut xheleshanuhu, ėshtė pa mbarim, s’ka fund.

4. Vahdanijjet - Ėshtė Njė. Nė qenien, nė cilėsitė dhe nė veprimet e All-llahut Te’įlį nuk s’ka tė ngjashėm me tė.

5. Muhalefetun lilhavadith - Nuk i pėrngjet kurrkujt dhe nuk ka ndonjė person apo ndonjė send qė ti shėmbėllejė Atij.

6. Kijam bi nefsihi - Ekziston vetvetiu. Nuk ka nevojė pėr vend. Edhe kur nuk ekzistonin materia dhe vendi, Ai ekzistonte. Bile nuk ka nevojė pėr asgjė. Ai ekziston jashtė koncepteve tė vendit, tė kohėve e hapėsires ashtu siē mendon njeriu.

SIFATI THUBUTIJE

Cilėsitė e qėndrueshme tė pėrhershme tė Allahut (xheleshanuhu)

1. Hajat - All-llahu Te’įlį ėshtė Njė, Ai jeton. Jeta e Tij nuk i pėrngjet jetės sė krijesave dhe ėshtė njė jetė e denjė dhe e posaēme vetėm pėr Tė, e pėrhershme dhe e gjithmonshme.

2. Ilm - All-llahu(xheleshanuhu) di gjithēka. Dija e Tij nuk ėshtė si  dija e krijesave. Nė natėn errėt Ai  sheh dhe di tė ecurit e milingonės mbi njė gur tė zi. I di mendimet, qėllimet qė kalojnė nėpėr zemrat e njerėzve. Dija e Tij ėshtė e pėrhershme dhe e gjithmonshme.

3. Sem - All-llahu(xheleshanuhu) dėgjon gjithēka. Tė dėgjuarit e Tij ėshtė pa mjet e pa drejtim. Tė dėgjuarit e Tij nuk i pėrngjet tė dėgjuarit tė njerėzve. Si  tė gjitha cilėsitė e Tij edhe kjo cilėsi ėshtė e pėrhershme.

4. Besar - All-llahu(xheleshanuhu) sheh gjithēka. Sheh pa mjet e pa kusht. Tė pamėt e Tij nuk ėshtė me sy.

5. Iradet - All-llahu(xheleshanuhu) ka vullnetin e Vet. Atė qė dėshiron, e krijon. Gjithēka bėhet me vullnetin e Tij. Nuk ka kurrfarė force qė do tė mund t’i bėhej pengesė vullnetit tė Tij.

6. Kudret - All-llahu(xheleshanuhu) ėshtė i plotfuqishėm; gjithēka mund tė bėjė dhe asgjė nuk mund ta pengojė.

7. Kelam - All-llahu(xheleshanuhu), flet me tė folurit e Vet hyjnor. Tė folurit e Tij, pra, nuk bėhet me ndonjė mjet, as me tinguj, as me zėra e gjuhė.

8. Tevkin - All-llahu(xheleshanuhu) ėshtė krijuesi i gjithēkaje dhe nuk ka Krijues tjetėr veē Tij. Ēdo gjė e krijon vetėm Ai. Pėrveē All-llahut xheleshanuhu nuk i duhet thėnė tjetėrkujt krijues.

T’i kuptosh tė vėrtetat e cilėsive tė All-llahut Te’įlį, ėshtė e pamundur. Askush dhe asgjė nuk mund t’u bėhet shok cilėsive dhe emrave tė All-llahut (xheleshanuhu) dhe as nuk mund t’u  pėrngjajė atyre.

Kushti i dytė

TĖ BESOSH ĖNGJĖJT(MELAIQET)

Ue melaiketihi: Domethėnė i besova meleqtė e All-llahut(xheleshanuhu) sepse janė krijesa tė Tij, qė nuk duken. Tė gjithė i binden urdhrave tė All-llahut Te’įlį. Nuk bėjnė gjynahe, nuk kanė gjini e nuk ēiftėzohen. Janė gjallesa por nuk hanė, nuk pinė e nuk flenė. Janė trupa tė ndritshėm dhe janė krijesa intelegjente. Nga engjėjt, katėr prej tyre janė mė tė  mėdhenjė:

1- Xhebraili alejhisselam: ka pėr detyrė qė t’u sjellė pejgamberėve shpalljen(vahij), tė kumtojė urdhrat dhe ndalesat nga All-llahu.

2- Israfili alejhisselam: ka pėr detyrė tė fryjė ditėn e Kiametit mjetin e quajtur “Sur”. Ēdo gjallesė qė e dėgjon tingullin e fryrjes sė parė do tė vdesė(pėr veē All-llahut), me  fryerjen e dytė do tė ngjallen tė gjitha pėrsėri.

3- Mikaili alejhisselam: ka pėr detyrė tė dėrgojė rrėskun - furnizimin, bollėkun, mangėsinė e tė vėrė nė lėvizje ēdo materie.

4- Azraili alejhisselam: ka pėr detyrė t’u marrė shpirtin njerėzve.

Pas kėtyre ka katėr grupe engjėjsh .Engjėjt  qė quhen Hamele-i arsh janė katėr. Engjėjt qė janė nė prani tė All-llahut(xheleshanuhu) quhen Mukarr-rrebin. Engjėjt e mėdhenj pėr ndėshkime quhen Kerubijan, dhe ato pėr mėshirė Ruhanijan. Mė i madhi i engjėjve tė Xhennetit quhet Ridvan, kurse mė i madhi i engjėjve tė Xhehennemit quhet Mālik. Engjėjt e tjerė tė Xhehennemit quhen Zebani. Krijesat mė tė shumta nė numėr janė engjėjt. Nė qiej nuk ka asnjė vend bosh ku enjgjėjt tė mos bėjnė ibadet.

Kushti i tretė

TĖ BESOSH LIBRAT

Ue kutubihi: Domethėnė, i besova librat qė ka zbritur(shpallur) All-llahut Te’įlį. All-llahu(xheleshanuhu) kėta libra ua ka zbritur disa pejgamberėve, duke ua pėrcjellur nėpėrmjet  Xhebrailit alejhisselam, domethėnė duke ua lexuar. Ndėrsa disave, tė shkruar nė Levha dhe disave duke ua bėrė tė dėgjuar pa ndėmjetėsimin e engjėjllit. Tė gjitha (librat) janė fjalė e All-llahut xheleshanuhu. Janė tė pėrhershėm dhe tė gjithmonshėm. Nuk janė krijime dhe janė tė gjithė tė vėrtetė. Nga librat hyjnorė qė na janė kumtuar, janė 104. Nga kėta dhjetė fletė i kanė zbritur Ademit alejhisselam, pesėdhjetė fletė Shitit alejhisselam, tridhjetė fletė Idrisit alejhisselam, dhjetė fletė Ibrahimit alejhisselam, Teurati Musait alejhisselam, Zeburi Davudit alejhisselam, Ungjilli Isait alejhisselam, Kur’ani Kerimi Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem).

All-llahu(xheleshanuhu) nga Ademi alejhisselam qė ėshtė njeriu dhe pejgamberi i parė, e deri te pejgamberi i fundit, Muhammdi (salall-llahu alejhi ve selem), nėpėrmjet shumė pejgamberėve ka dėrguar libra nė mėnyrė qė njerėzit nė kėtė botė tė jetojnė nė qetėsi dhe nė ahiret tė arrijnė lumturinė e amshueshme. Nė kėta libra janė shpjeguar bazat e imanit dhe tė ibadetit dhe u janė dhėnė njohuri qė  nevojiteshin pėr ēdo punė.

Nga kėta, Kur’ani ėshtė libri i fundit hyjnor. Pas dėrgimit tė Kur’anit, tė gjithė librat e mėparshėm  janė shfuqizuar dhe nuk janė mė tė fuqishėm(vlefshėm). Kur’anin Kerim, Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem), ia ka sjellė (zbritur) Xhebraili alejhisselam gjatė njėzet e tre vjetėve. Kur’ani Kerim ka 114 sure, 6236 ajete.Qė kur ka zbritur, nuk ka pėsuar kurrfarė ndryshimi, dhe as tani e tutje nuk do tė pėsojė ndonjė ndryshim. Kur’ani ėshtė fjalė e All-llahut (xheleshanuhu) dhe Ai ėshtė betuar se do ta ruaj tė pa ndryshuar deri nė Kiamet. Njė libėr i tillė nuk ėshtė e mundur tė krijohet nga njeriu. Madje nuk ėshtė e mundur tė krijohet  qoftė edhe  njė ajet i vetėm i tij.

Pas ndėrrimit jetė tė pejgamberit tonė (salall-llahu alejhi ve selem), ajetet e Kur’anit i mblodhi hazreti Ebu Bekri radi-allahu anh, i cili ka qenė dhe kalifi i parė. Kėshtu ata fletė tė pėrmbledhura u quajtėn Mus-haf dhe morėn formėn e tanishme qė nė atė kohė. Tė gjithė Es-habi kiramėt, kanė pohuar njėzėri se ai (Kur’ani) ėshtė fjalė e All-llahut (xheleshanuhu). Kalifi i dytė Uthmani ka urdhėruar tė shkruhen edhe gjashtė kopje tė tjera tė kėtij Mus-hafi, dhe ato i ka dėrguar nė vende tė ndryshme.

Kur’ani duhet lexuar nė origjinalin e tij, nė arabisht. Ato libra qė janė shkruar me gėrma tė tjera, nuk u thuhet Kur’an. Kur tėŹlexohet Kur’an duhet tėŹkihet parasysh:

a) Kur ta marrėsh nė dorė Kur’anin, duhet tė jesh me abdest, duhet tė drejtohesh nga kibla dhe duhet tė lexosh me kujdes.

b) Duhet tė lexosh me bindje e pėrulje tė madhe.

c) Duhet tė lexosh duke shikuar nė Mus-haf dhe duke i kushtuar vėmendje ēdo gėrme dhe ajeti.

d) Duhet tė lexosh sipas rregullave tė texhvidit (shkenca qė na mėson se si lexohet Kur’ani).

e) Atė qė lexon, duhet ta mendosh se ėshtė fjalė e All-llahut (xheleshanuhu).

f) Duhet t’u bindesh urdhrave dhe ndalesave tė Kur’anit.

Kushti i katėrt

TĖ BESOSH PEJGAMBERĖT

Ue rusulihi: Domethėnė, i besova tė dėrguarve tė All-llahut(xheleshanuhu). Pejgamberėt janė zgjedhur pėr tė treguar rrugėn e drejtė tė All-llahut xheleshanuhu. Tė gjithė pejgamberėt gjithnjė kanė predikuar tė njėjtin besim.Besimin nė njė Zot tė vetėm. Duhet besuar se pejgamberėt kanė pasur shtatė cilėsi(sifate):

1. Ismet: Tė pagabuar. Nuk kanė bėrė gjynahe. Pejgamberėt nuk kanė bėrė kurrfarė mėkat tė madh a tė vogėl, qė mė pas nė ndonjė sheriat tė jetė e ndaluar.

2. Emānet: Pejgamberėt nė ēdo pikėpamje kanė qenė tė besueshėm. Kurrė nuk e kanė tradhtuar besimin.

3. Sidk: Pejgamberėt kanė qenė njerėz tė drejtė nė fjalėt e tyre, nė punėt e tyre dhe nė ēdo veprim tė tyre. Gjithnjė kanė thėnė tė vėrtetėn.

4. Fetanet: Pejgamberėt kanė qenė shumė tė zgjuar dhe intelegjentė. Nuk kanė ardhur pejgamberė nga njerėzit me tė meta,  tė verbėr apo tė shurdhėr dhe nuk ka ardhur ndonjė pejgamber femėr.

5. Teblig: Pejgamberėt u kanė transmetuar dhe shpjeguar saktėsisht dhe nė tėrėsi njerėzve shpalljen e All-llahut Te’įlį. Asnjė nga urdhrat dhe ndalesat qė kanė shpjeguar ata nuk janė mendime tė tyre personale. Tė gjitha gjėrat me tė cilat janė urdhėruar ua kanė bėrė tė ditur besimtarėve .

6. Adalet: Pejgamberėt nuk bėnin dėme e padrejtėsi. Pėr hatėr tė askujt nuk i shmangeshin drejtėsisė.

7. Emnu-l-azėl: Nuk ndahen nga pejgamberllėku. Nė dynja e nė Ahiret gjithnjė janė pejgamberė.

Pejgamberėt qė kanė sjellė fe tė re dhe sheriat tė ri, quhen Resul. Pejgamberėt qė nuk sjellin sheriat tė ri dhe qė njerėzit i thėrrasin nė fenė e mėparshme, quhen Nebi. Ėshtė detyrė e ēdo myslimani ti besojė pejgamberėve, pabėrė kurrfarė dallimi mes  tyre, t’u besosh se tė gjithė ata janė tė zgjedhur nga All-llahu dhe fjalėdrejtė. Ai qė nuk beson  qoftė edhe vetėm njėrin prej atyre,  nuk ka besuar asnjėrin prej tyre.

Pejgamberllėku nuk arrihet me tė punuar, me ibadete tė shumta, me uri dhe me vuajtje. Ai arrihet vetėm me mirėsi dhe me zgjedhjen nga ana e All-llahut xheleshanuhu. Nga njėqind e njėzet e katėr mijė pejgamberėt ka pasur shumė tė njohur. Treqind e trembėdhjetė prej kėtyre kanė qenė Resul. Nė mesin e tyre, gjashtė janė edhe mė tė ngriturit. Kėtyre pejgamberėve u thonė Ulu-l-azm; e kėta janė:H.Ademi, Nuhi, Ibrahimi, Musa, Isa dhe Muhammedi alejhimusselam. Tridhjetė e tre emra tė pejgamberėve  tė njohur janė: Adem, Idris, Shit, Nuh, Hud, Salih, Ibrahim, Lut, Ismail, Is-hak, Jakub, Jusuf, Ejjub, Shuajb, Musa, Harun, Hidėr, Jusha bin Nun, Iljas, Eljesa, Dhulkifli, Shem’un, Ismail, Junus bin Meta, Davud, Sulejman, Llukman, Zekerija, Jahja, Uzeir, Isa bin Merjem, Dhulkarnejn dhe Muhammed (salall-llahu alejhi ve selem).

Prej kėtyre vetėm njėzetetetė u janė pėrmendur emrat nė Kur’an. Pėr Dhulkarnejnin, Llukmanin, Uzeirin dhe Hadėrin ka dyshim nėse kanė qenė pejgamberė apo jo.

Pejgamberi ynė Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem)
Profet i fundit

Ėshtė Resul i All-llahut dhe ėshtė mė i dashuri i Tij. Ėshtė pejgamberi mė i dalluar dhe i fundit prej zinxhirit tė pejgamberėve. Babai i tij ka qenė Abdullahu. U lind me 20 prill 571 miladi(pas Isait), natėn e ditės sė hėnė, mė 12 Rebbiu-l-evvel,nė tė gdhirė, nė Meke(Mekke). Babai i kishte vdekur para se tė lindte. Kur ishte gjashtė vjeē, i vdiq e ėma dhe kur ishte tetė vjeē, i vdiq gjyshi. Mė pas u rrit pranė xhaxhait tė tij, Ebu Talibit. Kur ishte 25 vjeē, u martua me Hatixhen radi-allahu anh. Nga kjo martesė pati katėr vajza e dy djem. Per shkak tė emrit tė tė birit e kanė quajtur Ebu Kasem. Kur arriti moshėn dyzet vjeē  njerėzve dhe  xhindėve iu kumtua se ai ishte zgjedhur Pejgamber. Pas tre vjetėsh nisi tė thėrriste  nė besim bashkėqytetarėt e tij. Nė moshėn pesėdhjetekatėr vjeēare njė natė ėshtė dėrguar nga Meka nė Kudus (Jerusalemi i sotėm) dhe prej atje nė qiej. Ky udhėtim i tij quhet Miraxh. Nė Miraxh ai ka parė Xhennetin, Xhehennemin dhe All-llahun Te’įlį (pas njė perdeje). Pesė kohėt e namazit atė natė u bėnė farz. Sipas historianėve, nė vitin 662, me urdhrin e All-llahut xheleshanuhu, nga Meka ėshtė shpėrngulur nė Medinė. Shpėrngulja e tij quhet Hixhret. Ditėn kur arriti nė fshatin Kuba, afėr Medinės, qė pėrputhet me ditėn e hėnė, 8 Rebiu-l-evvel, (sipas llogarisė evropiane me 20 shtator), fillon numėrimi i kalendarit Hixhri shemsi pėr myslimanėt. Viti Hixhri hėnor i myslimanėve fillon nė muajin Muharrem tė atij viti. Sjellja e hėnės dymbėdhjetė hėrė  rreth tokės pėrbėn njė vit hėnor(kameri). Nė vitin 11 Hixhri (632 m.) ditėn e hėnė, mė 12 tė muajit Rebbiu-l-evvel, para drekės, Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem) ka ndėrruar jetė dhe ėshtė varrosur nė dhomėn ku kishte vdekur. Kur vdiq, sipas vitit  hėnor ishte  63 vjeē, kurse sipas vitit diellor 61 vjeē.

Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem), ka qenė i bardhė, i bukur dhe mė hijshmi i njerėzve. Bukurinė e tij nuk ia shfaqte ēdokujt. Jeta e kujtdo qė  e ka parė qoftė vetėm njė herė bukurinė e tij, madje qoftė edhe nė ėndėrr, kalon nė kėnaqėsi dhe lumturi. Ai nga ēdo pikėpamje ėshtė mbi ēdo njeri, qė ka jetuar e do tė jetojė nė ēdo kohė, e nė ēdo vend tė botės. Ishte mė i menēuri, mė i dituri dhe mė i sjellshmi dhe i edukuari i tė gjithė  njerėzve.

Nė moshėn e rinisė bashkė me tregtarėt e qytetit ka vajtur nė viset e Shamit(Damaskut). Rrugėn e kthimit e kanė bėrė nga Basra. Mė pas nuk ka shkuar asnjėherė nė asnjė vend tjetėr. Ka qenė il-leter(qė nuk dinte shkrim e lexim) dhe nuk ka bėrė shkollė fare. Nga askush nuk ka marrė mėsim, por dinte gjithēka. All-llahu(xheleshanuhu) me ndėrmjetėsinė e engjėllit Xhebrail alejhisselam i mėsonte e i tregonte ēdogjė qė donte dhe ēdogjė qė ai nuk dinte. Zemra e tij e bekuar shpėrndante dritė si dielli. Rrezet dhe drita e dijes qė pėrhapi ai, shpėrndaheshin si valėt e radios, nė tokė e nė qiej. Fuqia e pėrhapjes  sa vjen e shtohet nga dita nė ditė. Pėr tė thithur dritat e tij duhet zemėr e pastėr qė i beson atij, qė e do dhe qė shkon rrugės qė ka ndjekur ai . Njeriu qė ka zemėr tė kėtillė i merr kėto valė dhe i zgjeron e i pėrhap pėrreth. Njerėzit e kėtillė tė mėdhenj quhen Veli.

Pėrmes engjėllit Xhebrail alejhisselam, All-llahu xheleshanuhu, Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem), i ka dėrguar Kur’anin. Njerėzve u ka urdhėruar gjėrat qė janė tė nevojshme e tė dobishme nė dynja e Ahiret. Tė dėmshmet i ka ndaluar. Pėrmledhjes sė kėtyre urdhėresave dhe ndalesave u thuhet fe Islame ose Islamizėm.

Ēdo fjalė e Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem), ėshtė e drejtė, e vlefshme, e dobishme dhe quhet hadith-i sherif. Ai qė beson se vėrtet  ėshtė kėshtu, quhet Mu’min (besimtar) ose Mysliman. Ai qė njė fjalė tė Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem) nuk e beson, nuk e pėlqen, quhet jobesimtar. All-llahu e do besimtarin dhe n.q.s. ka mėkatuar nuk e lė nė Xhehennem pėrgjithmonė. Ose nė Xhehennem nuk e fut fare, ose nėse e fut pėr shkak tė fajit qė ka bėrė, pastaj do ta nxjerrė nga Xhehennemi. Kurse qafiri nuk mund tė hyjė nė Xhennet. Shkon drejt nė Xhehennem dhe prej atje nuk del mė kurrė.

Ta besosh atė, ta duash atė, ėshtė fillim i tė gjitha lumturive, qetėsive, tė mirave. Ndėrsa tė mos e besosh atė se ėshtė pejgamber, ėshtė fillim i tė gjitha tragjedive, mundimeve, fatkeqsive, tė kėqijave.

Dija, intelegjenca, tė kuptuarit, mirėsia, mendja, menēuria, bujaria, modestia, butėsia, fisnikėria, durimi, angazhimi, patriotizmi, besnikėria, drejtėsia, trimėria, guximi, elokuenca, oratoria, zgjuarsia, bukuria, devotshmėria, dlirėsia, zemėrgjerėsia, mėshira, turpi, e ibadeti i Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem), kanė qenė mė tė larta se tė tė gjithė pejgamberėve. I falte gjithmonė dėmet qė i bėnin miku e armiku. Askujt nuk i kundėrvihej. Nė luftėn e Uhudit, kur armiqtė ia pėrgjakėn faqen e tij tė bekuar dhe i thyen dhėmbė, pėr ata qė i  bėnė kėtė, profeti qe lutur: “O All-llah fali kėta! Falua veprimet e tyre injorante!”

Vetitė e bukura tė Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem), janė tė shumta. Ēdo mysliman duhet t’i mėsojė kėto dhe tė edukohet me to. Kėshtu i mundėsohet qė nė dynja e nė Ahiret tė shpėtojė nga tragjeditė, mundimet dhe tė arrijė ndėrmjetėsimin e Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem). Sepse nė hadith Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem) ka thėnė: “Pajisuni me moral tė All-llahut Te’įlį”

ES – HABI KIRAMĖT

Shokėt e ndershėm tė profetit

Myslimanėt e nderuar qė patėn fatin tė shihnin fytyrėn e bekuar, tė dėgjonin fjalėt e ėmbėla tė Pejgamberit tonė, quhen Es-habi Kiram. Mė i miri dhe mė i ngrituri i tė gjithė njerėzve qė ka ardhur e qė do tė vijė, pas pejgamberėve, ėshtė Ebu Bekėr Siddiku radi-allahu anh (ėshtė nga shokėt mė tė mirė tė profetit tonė). Ky ėshtė kalifi i parė. Pas  tij, njeriu mė i ngritur ėshtė, kalifi i dytė, Umer bin Hattabi radi-allahu anh, pastaj  kalifi i tretė i tė dėrguarit tė All-llahut xheleshanuhu, burimi i imanit, intelegjencės, hazreti Uthman bin Affani radi-allahu anh, dhe pas kėtij, mė i afėrm e mė i dashur ėshtė kalifi i katėrt,  me epėrsi  tė ēuditshme, luani i All-llahut xheleshanuhu, Ali bin Ebi Talibi radi-allahu anh. Siē kuptohet nga hadithet, nga gratė mė tė ngritura tė dynjasė janė: hazreti Fatimja, hazreti Hatixhja, hazreti Aishja, hazreti Merjemja, hazreti Asija. Nė hadithi sherif ėshtė thėnė: “Fatimja ėshtė mė e ngritura nga gratė e Xhennetit, e Hasani dhe Husejni janė tė rinjtė mė tė ngritur tė Xhennetit”.

Pas kėtyre, mė tė lartė prej Es-habi kiramėve janė  Ashere-i mubeshshere. Janė dhjetė veta qė janė sihariquar me Xhennet. Kėta janė: hazreti Ebu Bekri, Umeru-l-Faruku, Uthman bin Affani, Ali bin Ebi Talibi, Ebu  Ubejde bin Xherrah, Talha, Zubejr bin Avvam, Sā’d bin Ebi Vakkas, Said bin Zejd, Abdurrahman bin Avf, All-llahu xheleshanuhu, qoftė i kėnaqur me tė gjithė kėta. Pastaj janė ata qė kanė marrė pjesė nė luftėn e Bedrit, pastaj nė Uhud, dhe nė Biatu-r-Ridvan.

Pėr ne ėshtė vaxhib qė emrat e tė gjithė atyre Es-habi kiramėve qė i kanė flijuar pasurinė dhe jetėn e vet nė rrugė tė Resulull-llahut, qė  kanė ndihmuar atij, t’i pėrmendim me respekt dhe dashuri. Nuk lejohet kurrė qė tė themi fjalė tė pahijshme pėr ta. T’i zėsh nė gojė emrat e tyre pa respekt, ėshtė marrėzi dhe poshtėrsi.

Ai qė e don tė dėrguarin e All-llahut xheleshanuhu, duhet t’i dojė edhe tė gjithė ashabėt e tij, sepse pejgamberi nė njė hadith ka thėnė: “Kush i do as-habėt e mi, i do pėr shkak se mė do mua. Kush nuk i do ata, nuk mė do mua. Kush i  ofendon  ata, mė ofendon mua. Dhe kush mė ofendon mua, ka ofenduar All-llahun Te’įlį. Kush ofendon All-llahun e Madhėruar, natyrisht se do tė dėnohet”. Nė njė hadith tjetėr thotė: “All-llahu Te’įlį nėse do t’i bėjė mirė njė robi tė ummetit tim, nė zemėr tė tij vendos dashurinė e as-habėve tė mi. Tė gjithė ata i don si shpirtin”. Ditėn kur Pejgamberi ynė ndėrroji jetė, nė qytetin e Medines kishte 33 mijė as-habė. As-habėt nė tėrsi kanė qenė mė tepėr se njėqind e njėzet e katėr mijė.

Prijėsit, Imamėt e katėr medhhebeve dhe dijetarėt e tjerė

Nė njohuritė e I’tikadit ėshtė vetėm njė rrugė e drejtė. Dhe kjo ėshtė medhhebi Ehli Sunnet uel Xhemaat. Janė katėr personalitete(dijetarė) tė mėdhenj, tė cilėt tė gjithė myslimanėve qė janė nė rruzullin tokėsor ua tregojnė rrugėn e drejtė dhe qė janė shkaktarė qė tė mėsojmė rrugėn e Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem), pa e ndryshuar dhe pa e prishur atė. I pari prej kėtyre ėshtė Imami Adham Ebu Hanife Numan bin Thabiti. Ėshtė nga alimėt mė tė mėdhenj islamė. Ėshtė prijės i Ehli sunnetit. I dyti ėshtė Imam Malik bin Enes, i treti Imam Muhamed bin Idris Shafii, i katėrti Imam Ahmed bin Hanbeli, All-llahu xheleshanuhu, mėshiroftė qė tė  gjithė.

Ai qė nuk pėrshtatet me njėrėn nga katėr kėta imamė, ėshtė nė rrezik tė madh. Domethėnė ka lėshuar rrugėn e drejtė. Nė kėtė libėr  kemi pėrfshirė ēėshtjet lidhur me namazin sipas medhhebit Hanefi, nė mbėshtetje tė librave tė dijetarėve tė mėdhenj tė atij medhhebi, natyrisht nė njė formė tė thjeshtėsuar.

Dy nga nxėnėsit e kėtyre katėr imanėve, si mė tė njohurit, janė ngritur shumė lart. Kėshtu nė I’tikad (bindje) medhhebi u bė dy drejtimesh. Imani i pėrshtatshėm me Kur’an e hadith, ėshtė imani qė kanė shpjeguar kėta tė dy. Kėto dy drejtime me njohuri besimi tė Ehli sunnetit qė janė pėrhapur nė rruzullin tokėsor, janė: njėri i Ebu Mansur Maturidit, dhe tjetri Ebu Hasan Ali Esh’arit.

Kėta dy imamė, kanė predikuar tė njėjtin iman. Disa dallime qė ekzistojnė nė mes tyre janė nė fėkh, nuk janė tė rėndėsishme. Nė tė vėrtetė janė tė njėjtė. Dijetarėt islamė nė Kur’an dhe nė hadith lavdėrohen. Nė njė ajet tė Kur’anit ėshtė thėnė: “A barazohen tė diturit me tė paditurit?”. Nė njė ajet tjetėr thuhet: “Hej myslimanė! Pėr ato qė nuk i dini, pyesni ata qė dinė”.

Nė hadithe thuhet: “All-llahu Te’įlį, engjėjt dhe ēdo gjallesė luten pėr ata qė i mėsojnė pėr tė mirė myslimanėt”; “Nė ditėn e Kiametit do tė ndėrmjetėsojnė sė pari pejgamberėt, pastaj alimėt, pastaj shehidėt”; “O njerėz! Dijeni se dija merret, duke dėgjuar nga dijetarėt”; “Mėsoni, tė mėsuarit ėshtė ibadet. Pėr atė qė e mėson dikė dhe pėr atė qė mėson, ka sevape tė xhihadit(luftės)”; “Tė mėsosh dikė, ėshtė sikur tė japėsh sadaka”; “Tė mėsosh nga dijetari ėshtė sikur tė falėsh tehexhxhud (namaz i natės)”; “Tė mėsosh ka mė shumė sevap se nga tė gjitha ibadetet nafile sepse ka dobi edhe pėr vete por edhe pėr ata qė tė mėsojnė”; “Dituria ėshtė thesar. Ēelėsi duhet kėrkuar duke mėsuar”; “Mėsoni dituri vet dhe mėsoni dikė”; “Ēdo gjė e ka burimin. Burimi i diturisė janė zemrat e dijetarėve”; “Tė mėsosh dikė ėshtė kefaret (shpagim) i gjynaheve”.

 

Kushti i pestė

TĖ BESOSH AHIRETIN

Uel jeumil ahiri: Domethėnė e besova ditėn e Ahiretit-Ditėn e Gjykimit. Fillimi i kėsaj kohe ėshtė dita e vdekjes sė njeriut dhe zgjat deri nė Ringjallje. Kur do tė ndodhė Kiameti, nuk ėshtė njoftuar. Por, pejgamberi ynė i ka bėrė tė ditur shumė shenja tė tij si: “Do tė vijė hazreti Mehdiu. Do tė zbresė nga qielli Isai alejhisselam, nė Damask; Do tė dalė Dexhalli; Disa qė quhen Je’xhuxh  Me’xhuxh ēdo vend do ta ngatėrrojnė; Dielli do tė lindė nė perendim; Do tė bėhen tėrmete tė mėdha. Do tė harrohen njohuritė fetare. Do tė lėshohet rruga e All-llahut xheleshanuhu, e do tė shtohen tė kėqijat. Kudo do punohet me mėkate. Nga Jemeni do tė shpėrthejė zjarr. Qiejt dhe kodrat do tė copėtohen. Dielli, Hėna do tė errėsohen...”.

Nė varr njerėzit do tė merren nė pyetje. Qė t’u pėrgjigjemi nė varr melaqeve Munker dhe Nekir, duhen mėsuar pėrmendėsh po duhet t’ua mėsojmė edhe fėmijėve kėto gjėra: Krijuesi im ėshtė All-llahu Te’įlį, Pejgamberi im Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem), feja ime feja islame, libri im Kur’ani Kerimi, kibla ime Qabeja, medhhebi im nė i’tikad Ehli sunneti vel xhemaat, medhhebi im nė tė vepruar medhhebi Imam Adham Ebu Hanife. Ditėn e Kiametit  do tė ngjallen tė vdekurit. Do tė tubohen nė vendin e quajtur Mahsher. Fletoret (regjistrat) e veprave, tė mirėve do t’u jepen nga ana e djathtė, tė kėqijve nga prapa ose nga ana e majtė. Ēdo gjynah, pėrveē shirkut e kufrit, All-llahu (xheleshanuhu) po tė dojė e falė,e nėse jo edhe pėr njė gjynah tė vogėl do tė dėnojė.

Pėr t’i peshuar punėt ėshtė Mizani (peshorja). Me urdhėr tė All-llahut xheleshanuhu, mbi Xhehennem vihet Ura e Siratit. Pėr Muhammed Mustafanė ėshtė hauz (pishina) e veēantė Keuther.

Ndėrmjetėsimi ėshtė i vėrtetė. Pėr t’i falur gjynahet e vogla e tė mėdha tė besimtarėve tė vdekur pa pendim, me leje tė All-llahut xheleshanuhu do tė ndėrmjetėsojnė pejgamberėt, evlijatė, dijetarėt,engjėjt, shehidėt(dėshmorėt) dhe do tė pranohen.

Xhenneti dhe Xhehennemi ekzistojnė edhe tani. Xhenneti ėshtė shtatė kat mbi qiejt. Xhehennemi ėshtė poshtė ēdo gjėje. Xhenneti ka tetė dyer. Nga ēdo derė hyhet nė njė Xhennet. Xhehennemi ėshtė shtatė shtresash. Nga shtresa e parė drejt sė shtatės dėnimet ashpėrsohen.

Kushti i gjashtė

TĖ BESOSH KADERIN

Ue bil kaderi hajrihi ue sherrihi minall-llahi teala: I besova Kaderit, pėrcaktimit tė All-llahut xheleshanuhu, pra qė hajri e sherri (e mira dhe e keqja) janė nga All-llahu xheleshanuhu. Tė gjitha tė mirat e tė kėqijat, dobitė dhe dėmet, fitimet dhe humbjet njerėzve u vijnė me caktim tė All-llahut xheleshanuhu.

Kader quhet dėshmimi i ekzistimit tė njė gjėje nga vullneti i All-llahut xheleshanuhu. Qėnja dhe jetėgjatėsia e saj varet direkt nga caktimi i Tij.

All-llahu xheleshanuhu, robėve tė tij u ka dhėnė vullnet. Me kėto vullnete-dėshira, kėrkesa tė tyre ato bėjnė punė dhe krijojnė mendime me vullnet tė lirė. Kur njė rob do tė bėjė diēka, nėse edhe All-llahu xheleshanuhu dėshiron, e krijon atė punė. Nėse robi nuk  e dėshiron, edhe All-llahu xheleshanuhu nuk dėshiron, atė gjė nuk e krijon.

Ata qė duan ta njohin  edhe mė gjėrė I’tikadin e Ehli sunnetit, tė cilin deri kėtu e shpjeguam shkurtimisht, le tė lexojnė librin "Besimi dhe Islami", botim i Vakėfit Ihlas, Stamboll, 1994. Ky ėshtė njė libėr i dobishėm, shumė i kėndshėm, i frytshėm dhe i mjaftueshėm pėr lumturinė nė tė dy botėt.

All-llahu xheleshanuhu, ēdokujt i ka urdhėruar t’i mbėshtetet Atij (Tevekkul). Mbėshtetja nė All-llahu (xheleshanuhu), ėshtė kusht i besimit, ėshtė kuptim qė del nga ajetet e Kur’anit; nė suren Maide thuhet: “Po qe se keni iman, mbėshtetjuni All-llahut xheleshanuhu.”; nė suren Imran: “Natyrisht se All-llahu Te’įlį i don ata qė i mbėshteten All-llahut xheleshanuhu.”; nė sure-i Talak: “Nėse dikush i mbėshtetet All-llahut xheleshanuhu, atij i mjafton All-llahu xheleshanuhu.”; nė suren Zumer: “A nuk i mjafton robit tė vet All-llahut xheleshanuhu.?” Me kuptime tė tilla ka edhe shumė ajete tė tjerė.

Pejgamberi (salall-llahu alejhi ve selem), thotė “Ma kanė treguar njė pjesė tė ummetit tim. I kanė mbushur kodrat, shkretėtirat. Jam habitur dhe jam gėzuar qė janė kaq shumė. A u gėzove, thanė, po thashė. Nga kėta vetėm shtatėdhjetė mijė hyjnė nė Xhennet pa dhėnė llogari, thanė. Cilėt janė kėta pyeta? Thanė: Ata qė nė punėt e tyre nuk janė mbėshtetur nė magji, nė hedhje falli dhe pėrveē All-llahut askujt nuk i janė mbėshtetur dhe nuk i kanė besuar”. Nga ata qė dėgjuan, Ukashe radi-allahu anh, u ngrit nė kėmbė dhe kur tha: O Reslull-llah! Bėj dua qė tė bėhem prej tyre, ai u lut: “O Zot, bėje kėtė prej atyre”, dhe kur njė tjetėr u ngrit dhe kėrkoi tė njejtėn dua, tha: “Ukashe, veproi mė shpejt se ti”.

Pjesa e dytė

ADHURIMET TONA DHE FALJA

Ē'ėshtė ibadeti?

Ibadet domethėnė adhurim, ėshtė pajtimi me urdhėrat dhe me ndalesat e All-llahut(xheleshanuhu).Ai ka krijuar njeriun e ēdo gjė tjetėr nė hapėsirėn e pafund tė gjithėsisėē I ka krijuar nga mosekzistimi i tyre dhe ėshtė vullneti i Zotit qė bėn tė ekzistojnė ose tė zhduken. All-llahu i mbron ata nga fatkeqsitė qė duken dhe qė nuk duken.All-llahu, vetėm Ai meriton tė adhurohet. Ibadet ėshtė tė kujdesesh e t’u pėrshtatesh pejgamberėve, evliave, dijetarėve qė kanė arritur kėnaqėsinė e All-llahut Te’įlį.

Detyrė pėr njeriun ėshtė qė, tė falėnderojė All-llahun xheleshanuhu, qė i ka dėrguar atij begati tė panumėrta. Me falenderim kuptojmė nė radhė tė parė zbatimin e urdhėrave si agjėrim,falja(namazi), zekati dhe largimi nga ndalesat.Sipas verseteve kur’anore dhe haditheve profetike, pastaj vijnė bamirėsitė dhe veprat e dobishme qė duhet tė bėjė besimtari. Obligimet njerėzore dhe obligimi i falėnderimit tė njerėzve ndaj All-llahut xheleshanuhu, tė cilat duhet tė kryhen dhe tė besohen me zemėr, me gjuhė dhe me trup, janė porositur nga All-llahu xheleshanuhu, dhe janė nxjerrė nė shesh(publikuar) nga Pejgamberi i Tij i dashur. Detyrat qė All-llahu xheleshanuhu, i ka treguar dhe i ka urdhėruar, pėrbėjnė atė qė quhet Islam. Falėnderimi i bėhet All-llahut xheleshanuhu, duke pasuar  nga rruga e ndjekur nga Pejgamberi i Tij. Ai qė nuk pajtohet me kėtė rrugė, mbetet jashtė fesė islame, Falėnderimi, ibadeti nga kėta njerėz pėr All-llahu xheleshanuhu, nuk pranohet e nuk  pėlqehet. Sepse ka shumė gjėra qė njerėzit i kanė menduar tė mira, tė bukura, tė cilat islamizmi E ka shpjeguar se janė tė shėmtuara.

Ata qė janė tė menēur, pėr ta falėnderuar e pėr t’i bėrė ibadet All-llahut Te’įlį, duhet tė kėnaqen me Muhammedin (salall-llahu alejhi ve selem).

Ai qė i pėrshtatet Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem), ėshtė mysliman i devotshėm. Obligimet e ēdo besimtari sipas Islamit ndahen nė dy grupe:              

1. Gjėrat qė duhet tė besohen me zemėr dhe

2. Ibadetet qė do tė bėhen me zemėr dhe me trup.

Mė i lartėsuari nga ibadetet qė bėhen me trup, ėshtė namazi. Ēdo mysliman qė ėshtė mukel-lef (i ngarkuar, i detyruar), e ka farz qė  tė falė pesė kohė namaz nė ditė.

Kujt i thuhet mukel-lef(i obliguar)?

Mukel-lef u thuhet burrave e grave tė menēura nė moshė madhore. Ata qė janė mukel-lef, janė pėrgjegjės pėr zbatimin e urdhėrave dhe ndalesave tė All-llahut xheleshanuhu. Personat Mukel-lef nė fene tonė sė pari janė urdhėruar tė besojnė dhe pastaj tė bėjnė ibadet.Sidomos duhet tė largohen nga haramet dhe mekruhet, veprimi i tė cilave ėshtė ndaluar.

Mendja ėshtė njė fuqi e tė kuptuarit. Ėshtė krijuar pėr tė dalluar tė dobishmen nga e dėmshmja. Mendja ėshtė njė mjet peshimi. Nga dy gjėra tė mira, ajo e dallon atė qė ėshtė mė e mirė, dhe nga dy gjėra tė kėqija e dallon atė qė ėshtė mė e keqjae. I menēuri nuk ėshtė ai qė vetėm e kupton tė mirėn e tė keqen, por ėshtė edhe ai qė, sapo sheh tė mirėn, e merr, dhe qė, sapo sheh tė keqen, e hedh. Mendja ėshtė si syri. Nė Islam ėshtė edhe si dritė dhe po nuk pati dritė syri nuk mund tė shohė.

Mosha madhore (bulug) quhet mosha e pjekurisė. Hyrja nė moshėn madhore e fėmijėve djem fillon sapo t’i mbushin dymbėdhjetė vjet. Ekzistojnė shenja qė dėshmojnė se fėmija mashkull ka hyrė nė moshėn madhore e nėse kėto shenja nuk shihen, nė moshėn pesėmbėdhjetė vjeē nga pikpamja e fesė konsiderohet si i rritur.

 Hyrja e vajzave nė moshėn madhore(periudha pubertetit), fillon sapo tė mbushin nėntė vjet. Nėse nuk shihen shenja se vajza ka arritur nė moshėn madhore, kur tė bėhen  pesėmbėdhjetė vjeē, konsiderorohet se ka hyrė nė moshėn madhore (nė bulug).

Dispozitat islame (Ahkām-i islāmije):

Urdhrat dhe ndalesat qė i ka shpallur feja islame, quhen Ahkam-i sher’ije apo Ahkām-i islamije. Kėto quhen edhe Ef’al-i mukel-lefin. Dispozitat islame janė tetė: Farz, vaxhib, sunnet, mustehab, mubah, haram, mekruh dhe mufsid.

1. F A R Z : janė gjėrat (punėt), veprimin e tė cilave All-llahu e ka urdhėruar qartė dhe prerazi me ajete tė Kur’anit. T’i braktisėsh farzet, ėshtė haram. Kush nuk u beson dhe kryerjes sė tyre nuk u kushton rėndėsi, ėshtė qafir. Farzi ėshtė dy llojesh:

Farz-i ajn ėshtė farzi qė duhet ta kryejė personalisht vetė ēdo mysliman i ngarkuar me atė farz. Farzi ajn ėshtė tė besosh (imani), tė marrėsh abdest, tė marrėsh gusul (domethėnė tė marrėsh abdest trupor), tė falėsh pesė kohėt e namazit, tė agjėrosh nė muajin e Ramazanit, kur je i pasur tė japėsh zekat dhe tė shkosh nė Haxh. (Janė tė njohura tridhjet e dy farze dhe pesėdhjetė e katėr farze).

Farz-i kifaje janė farzet e pėrbashkėta, pra kėto farze janė pėr tė gjithė myslimanėt, por kur i kryejnė disa mysliman, qoftė madje edhe vetėm njė mysliman, myslimanėt e tjerė lirohen nga detyrimi, dhe nga pėrgjegjėsia. Tė kėtilla janė farzet si: t’i pėrgjigjesh selamit tė dhėnė,(pėrshėndetja) larja e xhenazes, falja e namazit tė zhenazes, mėsimi i Kur’anit pėrmendsh (hafėzllėku), xhihadi, zėnia e dijeve fetare e shkencore mė tepėr sesa duhen pėr profesionin personal.

2. V A X H I B: janė ato qė ka urdhėruar All-llahu  tė punohen. Argumenti i kėtyre urdhrave nė Kur’an nuk ėshtė i qartė (i prerė) sa i farzit. Falja e vitėr-namazit dhe e namazit tė bajramit, kur je i pasur, tė presėsh kurban, tė japėsh sadaka-fitrin, janė vaxhibe. Dispozita e vaxhibit ėshtė sikur farzi. Ta braktisėsh vaxhibin ėshtė tahrimen mekruh. Ai qė nuk beson se ėshtė vaxhib nuk bėhet qafir. Por, ai qė nuk i kryen do tė dėnohet nė Xhehennem.

3. S U N N E T: janė ato qė vetė Pejgamberi ynė, Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem), i ka punuar, i ka  porositur ose i ka lejuar tė punohen. Tė mos e pėlqesh sunnetin ėshtė kufėr. Ai qė e pėlqen e nuk e kryen  nuk dėnohet. Por ai qė vazhdimisht e lė pa arsye, bėhet shkak pėr qortim dhe pėr t’u privuar(larguar) nga sevapet. Pėr shembull, sunnet janė tė kėndosh ezanin, tė bėsh ikamet, tė falėsh namaz me xhemaat, tė pėrdorėsh misvakun, tė bėsh synet fėmijėn etj.

Sunneti ėshtė dy llojesh:

Sunnet-i muekkede - Quhen ato veprime e porosi qė pejgamberi i ka punuar rregullisht, qė i ka lėnė rrallė pa kryer, pra sunnete tė forta. Tė kėtillė janė sunneti i namazit tė sabahut, sunneti i parė dhe i fundit tė drekės, sunneti i namazit tė akshamit, dy rekatet e fundit sunnet tė namazit tė jacisė. Kėto sunnete nuk lihen kurrė pa arsye.

Sunnet-i gajri muekkede - janė ato punė qė pejgamberi ynė i ka bėrė herė pas here me qėllim tė ibadetit. Tė kėtilla janė sunnetet e para katėr  rekatėshe tė namazeve tė ikindisė dhe tė jacisė.Edhe nėse lihen  kėto shpesh, nuk bėhet gjė. Nėse lihen krejtėsisht pa arsye, bėhet i mundur qortimi dhe tė privohemi nga ndėrmjetėsimi.

Nėse njė nga pesėdhjetė veta e kryen, edhe sunneteve tė lėshuar nga myslimanėt e tjerė, u thuhet Sunnet-i alel kifaje. P.sh. tė japėsh selam, tė hysh nė i’tikaf, tė kėndosh Besmelen kur merr abdest, kur ha, kur pi dhe kur tė fillosh ēdo punė tė mirė, ėshtė sunnet.

4. M U S T E H A B: ėshtė gjithēka qė ėshtė e lavduar pėr ta punuar. Kėsaj i thonė edhe mendub, edeb. Ka vlerėn e sunnetit muekkede. Janė veprat qė pejgamberi ynė mund t’i ketė bėrė qoftė edhe njė a dy herė gjatė jetės, por ato i ka dashur dhe i ka pėlqyer. Fėmijės tė porsalindur t’i vėsh emrin nė ditėn e shtatė, pėr fėmijė djalė e vajzė tė therėsh kafshė akika, tė vishesh bukur, tė lyhesh me parfum tė kėndshėm, janė mustehabe. Kush i kryen kėto, ka shumė sevape. Ai qė nuk i punon, nuk dėnohet, dhe as privohet nga ndėrmjetėsimi.

5. M U B A H : quhen gjėrat qė as  janė urdhėruar dhe as janė ndaluar tė punohen. Domethėnė janė punėt qė nuk janė cilėsuar gjynah. Kur punohet me qėllim tė mirė pėr to ka sevap dhe  kur punohen me qėllim tė keq, ka dėnim. Punėt, si tė flesh, tė hash gjellėra tė ndryshme nga hallalli, tė veshėsh rroba tė ndryshme, me kusht qė tė jenė tė lejuara, janė mubah. Pėr kėto nėse kryhen me nijet qė t’i pėrshtatesh islamizmit, pra t’u bindesh urdhrave, ka sevape (shpėrblime)

6. H A R A M : janė gjėrat (punėt) qė All-llahu nė Kur’an i ndaloi kategorikisht tė punohen. T’i kryesh dhe t’i shfrytėzosh haramet, ėshtė e ndaluar rreptėsisht. Ai qė hallallit i thotė haram dhe haramit i thotė hallall, e humb imanin dhe bėhet qafir. T’i braktisėsh dhe tė largohesh nga gjėrat qė janė haram, ėshtė farz dhe shumė sevap.

Harami ėshtė dy llojesh:

Haram li-ajnihi:  Tė mbysėsh njeri, tė bėsh prostitucion, pederizėm, tė luash kumar, tė pish verė dhe ēfardo lloj pijesh alkolike, tė gėnjesh, tė vjedhėsh, tė hash mish derri, coftinė(kafshė tė ngordhur), gratė, vajzat tė dalin rrugės me kokė, krahė e kėmbė tė pambuluar ėshtė haram dhe janė gjynahe tė mėdha. Ai qė kur i punon kėto, bėn Besmele, ose beson se janė hallall, dhe nuk i kushton rėndėsi qė All-llahu xheleshanuhu, i ka bėrė haram, kthehet nė qafir. Nėse kėto i beson se janė haram dhe i vepron duke u frikėsuar, nuk bėhet qafir, por bėhet laik (meritor) pėr dėnim nė Xhehennem. Nėse ngul kėmbė nė to dhe nėse vdes pa u penduar,mund tė shkojė pa iman.

Haram li gajrihi: Kėto janė gjėrat qė me shekuj janė hallall po pėr shkak tė tė drejtave tė tė tjerėve janė haram. Pėr shembull: tė hysh nė kopsht tė tjetėrkujt dhe pa leje tė pronarit tė marrėsh e tė hash nga pemėt e tij, tė vjedhėsh dhe t’i pėrdorish plaēkat e shtėpisė dhe paratė e dikujt, tė mos e ruash sendin qė tė ėshtė besuar, tė fitosh para dhe pasuri me ryshvet, faiz e kumar. Ai qė bėn kėto dhe duke i bėrė bėn Besmele ose thotė se janė hallall, nuk bėhet qafir. Sepse ėshtė haku i atij personi, ia kthen prapė. Pėr hak tė njė vlere sa pesha pesė gramė e gjysmė argjend, nesėr nė ditėn e kiametit i merren nga All-llahu xheleshanuhu, sevapet e shtatėqind rekateve namazi tė pranuar e tė falur me xhemat, dhe i jepen pronarit tė vėrtetė, pra atij qė i ke hak. Tė largohesh nga haramet, ėshtė mė sevap se tė bėsh lutje. Pėr kėtė arsye haramet duhet tė njihen dhe duhet tė largohemi nga to.

7. M E K R U H : quhen punėt (veprat) qė nuk i ka pėlqyer All-llahu Te’įlį dhe Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem), dhe tė cilat t’i fshijnė sevapet e ibadeteve.

Mekruhu ėshtė dy llojesh:

Tahrimen mekruh -  Ėshtė lėnia e vaxhibit. Ato gjėra qė janė afėr haramit, janė mekruh. T’i punosh kėto, merr dėnim. P.sh., tė falėsh namaz duke lindur dhe duke perėnduar dielli. Ai qė i punon kėto me qėllim, ėshtė rebelues dhe mėkatar. Andaj edhe meriton dėnimin nė Xhehennem. Ai qė nė namaz i lė vaxhibet, ai qė i punon tahrimi mekruhet, e ka vaxhib qė ta pėrsėrisė atė namaz. Nėse gabimi ėshtė bėrė nga harresa, gjatė namazit bėhet sehvi sexhde.

Tenzihen mekruh - Janė punėt mubah, domethėnė, ato punė qė ėshtė afėr punėve tė cilat janė hallall, ose ato punė qė janė mė mirė tė mos punohen se tė punohen. P.sh., tė mos i punosh sunnetet gajri muekked ose mustehabet.

8. M U F S I D: Janė ato vepra qė prishin njė punė, e cila nė fenė tonė ėshtė e rregulluar me dispozita tė Sheriatit, ose qė prishin njė ibadet tė filluar. Si t’ė prishėsh imanin dhe namazin, nikahun e haxhin, zekatin, shitblerjen. Pėr shembull, nėse qesh nė namaz, e prish abdestin dhe namazin; Kur tė jesh agjėrueshėm, po tė hash me dije, e prish agjėrimin.

Ai qė i kryen farzet, vaxhibet dhe sunnetet dhe ai qė ruhet nga haramet e mekruhet, i jepen shpėrblime pra sevap. Ai qė punon harame e mekruhe dhe ai qė nuk i punon farzet e vaxhibet, i shkruhet gjynah. Ai qė ruhet nga njė haram, ka mė shumė shpėrblime se ai qė kryen njė farz. Ka mė shumė sevap pėr kryerjen e njė farzi, se pėr largimin nga njė mekruh. Edhe pėr atė qė largohet nga mekruhi ka mė tepėr sevap se pėr atė qė punon njė sunnet. Punėt qė i do All-llahu nė kuadėr tė mubaheve, quhen hajrat dhe hasenat. Edhe pse atyre qė i veprojnė kėto, u jepen sevape, kėto sevape janė mė pak se te sunnetet.

ARMIQTĖ E ISLAMIT

Armiqtė e islamit, pėr ta shkatėrruar islamin, i sulmojnė librat e Ehli sunnetit. Nė Kur’an, nė faqen e fundit tė xhuz’it tė gjashtė, nė suren Maide thuhet: “Armiku mė i madh i Islamit janė jahudinjtė dhe mushrikėt”. Mushrikė janė ata jobesimtarė qė adhurojnė putat dhe idhujt. Ėshtė e qartė qė edhe tė krishterėt tė cilėt i luten figurave dhe statujave nė kishės, janė mushrikė.Ata qė i luten drejtėpėrdrejtė Zotit nuk janė tė tillė. Jahudiu jemenas, Abdullah bin Sebe, pėr tė shkatėrruar Ehli sunnetin, ka themeluar sektin Shii. Shiinjtė i thonė vetes Alevi. Mė tė guximshmit e mushrikėve janė anglezėt. Me tėrė fuqinė e tyre perandorake, me pasuritė qė kanė mbledhur nga kolonitė e tyre nga India e Afrika, me beteja tė pėrgjakshme dhe me rrymėn fetare tė quajtur Vehabizėm e me librat plot gėnjeshtra e poshtėrsi, ata sulmojnė Ehli sunnetin. Nė ēdo vend tė globit, ato qė duan tė arrijnė lumturinė e pėrhershme, u rekomandojmė tė mos bien pre e mashtrimeve tė librave Shii e Vehabij por t’u mbėshteten librave tė dijetarėve tė Ehli sunnetit.

KUSHTET E ISLAMIT

Pėr ata qė kanė hyrė nė fenė islame, pra pėr myslimanėt janė pesė detyra themelore tė cilat janė farz qė duhet t’i kryejnė me domosdoshmėri.

1. Kushti i parė i islamit ėshtė Kelime-i Shehadeti - shqiptimi i formulės me tė cilėn shprehet pėrkatėsia islame. Tė shqiptosh Kelime-i Shehadetin : “Eshhedu en la ilahe il-llah-llah ve eshhedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu.  Ai qė ėshtė me fuqi mendore normale, nė moshė madhore dhe qė mund tė flasė, deklaron: “Besoj dhe deklaroj se vetėm All-llahu xheleshanuhu, ėshtė Zot dhe besoj e deklaroj qė Muhammedi ėshtė rob i Zotit dhe pejgamber i Tij”. Ai ėshtė Vaxhibu-l-vuxhud. Ai ėshtė mbi gjithēka. Ai nuk ka kurrfarė tė mete. Emri i Tij ėshtė All-llah, dhe Ai duhet besuar me zemėr. Dhe ai fytyrėdashur, fytyrė shkėlqyer, me sy tė zi, ballėhapur, me karakter tė bukur qė nuk i bie hija nė tokė , ai fjalėmbėl, qė pėr shkak se ka lindur nė Mekė tė Arabisė, quhet arab, nga bijtė Hashimi, pra Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem), i biri i Abdullahut, ėshtė rob, i dėrguar i All-llahut xheleshanuhu dhe pejgamberi i Tij. Ai ishte djali i hazreti Emines, e cila ishte e bija e Vehebit.

2. Kushti i dytė nga pesė kushtet e islamit, ėshtė falja e namazit nė kohė tė caktuar pesė herė nė ditė, nė pėrputhje me kushtet e farzet e tij. Pėr ēdo mysliman ėshtė farz, qė ēdo ditė, kur tė vijė koha, tė falė pesė herė namaz dhe ta dijė se secilin e ka falur nė kohėn e vet. Namazet duhen falur pa u kaluar koha, duke u kushtuar kujdes farzeve, vaxhibeve, sunneteve tė tyre dhe duke ia dhėnė zemrėn All-llahut Te’įlį. Nė Kur’an namazi quhet Salat. (Salat, sipas fjalorit, domethėnė tė luturit e njeriut, tė luturit e melaiqeve pėr mėshirė, tė mėshiruarit e All-llahut xheleshanuhu. Nė islamizėm tė thuash salat, do tė thotė tė bėsh veprime tė qarta dhe tė lexosh gjėra tė qarta, nė formėn siē ėshtė njoftuar nė librat e ilmihalit.)

Falja e namazit fillon me iftitah tekbir (tekbiri fillestar).  Burrat i ngrenė duart deri nė lartėsi tė veshėve dhe duke prekur tė butėt e veshėve me gishta tė mėdhenj, me shqiptimin  All-llahu ekber, fillojnė namazin. Femrat i ngrenė duart nė lartėsinė e supeve krahėrorit. Gishtat duhet tė jenė tė shtrirė dhe me tekbirin All-llahu ekber e fillojmė namazin. Dhe nė ndenjėn e fundit, kokėn e kthejmė nga supi i djathtė dhe i majtė me rradhė e duke dhėnė selam e pėrfundojmė namazin.

3. Kushti i tretė i islamit ėshtė dhėnia e Zekatit tė pasurisė. Domethėnia leksikore e fjalės zekat ėshtė tė pastrohesh dhe tė vijsh nė gjendje tė mirė e tė bukur. Nė islam zekat domethėnė kur pasuria e njė myslimani a myslimaneje arrin sasinė e njė vlere tė caktuar (Nisab), nga pasuria pjesėn e tepėrt e tė panevojshme, zekatin, t’ua japėsh myslimanėve tė varfėr, sipas rregullave qė ėshtė shpjeguar nė Kur’an. Zekati u jepet shtatė kategorive tė njerėzve. Nė katėr medhhebet ka katėr lloje zekatesh: zekati i arit e argjendit, zekati i pasurisė tregėtare (mallit), zekati i kafshėve dhe i prodhimeve bujqėsore. Lloji, i katėrt i zekatit quhet Ushėr. Merret a s’merret prodhimi nga toka, jepet ushri. Tri Zekatet e tjera jepen njė vit pasi tė arrihet sasia e nisabit.

4. Kushti i katėrt i islami, ėshtė agjėrimi i Ramazanit. Arabisht i thuhet Saum, e qė do tė thotė “tė ruash diēka”, “tė pėrmbahesh nga diēka”. Nė islam qė, nė muajin e Ramazanit, All-llahu ka urdhėruar, ēdo ditė tė pėrmbahesh nga tri gjėra: nga tė ngrėnėt, tė pirėt dhe nga marrėdhiet seksuale. Muaji i Ramazanit fillon me dukjen e hėnės sė re nė qiell.

5. Kushti i pestė i islamit ėshtė shkuarja nė Haxh njė herė nė jetė pėr atė qė ka mundėsi ekonomike. Personi qė shkon nė Haxh, nė Mekė, duhet ta sigurojė materialisht familjen derisa tė kthehet, dhe atje vesh ihramin (veshje e posaēme pėr haxhijtė), e bėn tavaf Qabenė dhe qėndron nė Arafat.

Nga pesė kushtet e islamit, tė parashtruar mė lart, mė i lartėsuari ėshtė tė deklarosh dhe tė besosh domethėnien e Kelime-i Shehadetit. Pas kėsaj vjen falja e namazit, pastaj agjėrimi, dhe mė tutje haxhi, nė fund, dhėnia e zekatit. Qė Kelime-i Shehadeti ėshtė mė i lartėsuari ėshtė e qartė dhe s’ka dyshim. Pėr katėr kushtet e mbetura, pėr epėrsinė e tyre, mendimet e shumicės sė dijetarėve pėrputhen me renditjen qė dhamė mė lart. Kelime-i Shehadeti ėshtė bėrė farz qė nė fillim tė islamit, dhe i pari kusht. Pesė kohėt e namazit janė bėrė farz nė vitin dymbėdhjetė tė Bi’setit dhe njė vit e disa muaj para Hixhretit, nė natėn e Miraxhit. Agjėrimi i muajit tė Ramazanit ėshtė bėrė farz nė muajin Shaban nė vitin e dytė tė hixhretit. Dhėnia e zekatit ėshtė bėrė farz atė vit qė ėshtė bėrė farz agjėrimi nė muajin Ramazan, kurse Haxhi ėshtė bėrė farz nė vitin e nėntė tė hixhretit.

Pjesa e tretė

FALJA E NAMAZIT

Nė fenė tonė, pas imanit, ibadeti mė i vlefshėm e mė i preferuar ėshtė namazi. Namazi ėshtė shtylla e fesė:Ėshtė kushti i dytė i islamit. Arabisht namazi quhet Salat. Salat, nė esencė, domethėnė lutje, rahmet dhe lutje pėr tė tė falur. Meqė tė gjitha kėto tre kuptime gjenden nė namaz, atij i ėshtė thėnė salat.

Gjėja qė ka pėlqyer All-llahu mė shumė dhe pėr tė cilėn ka urdhėruar veē e veē, janė pesė kohėt e namazit. Urdhri mė i rėndėsishėm, pas imanit, qė u bėri All-llahu  myslimanėve, ėshtė falja e namazit.Ai ėshtė farzi i parė qė ėshtė urdhėruar nė fenė    tonė. Edhe nė Kiamet, pas imanit, pyetja e parė do tė jetė pėr namazin. Ai qė e jep llogarinė e pesė kohėve tė namazit, shpėton nga tė gjitha mundimet dhe sprovimet, dhe arrin shpėtimin e amshueshėm. Tė shpėtosh nga zjarri i Xhehennemit dhe tė arrish Xhennetin, ėshtė e lidhur me faljen e drejtė tė namazit. Pėr namaz tė drejtė sė pari duhet tė merret abdest sipas rregullave, duhet filluar namazi pa ngathtėsi e pėrtesė dhe ēdo veprim tė namazit ta bėjmė nė formė tė saktė e tė plotė.

Vepra e mirė qė e afron njeriun mė tepėr tek All-llahu dhe qė pėrmbledh tė gjitha ibadetet nė vete, ėshtė namazi. Pejgamberi ynė (salall-llahu alejhi ve selem), ka thėnė: “Namazi ėshtė shtyllė e fesė. Kush fal namaz, e forcon fenė e vet. Kush nuk fal namaz, natyrisht qė e rrėnon fenė e vet”. Ai qė nderohet me faljen e drejtė tė namazit, ėshtė ruajtur nga veprimet e kėqija e tė shėmtuara. Nė ajetin dyzet e pesė tė sures Ankebut, thuhet shprehimisht kėshtu: “Namazi i falur drejt e ruan njeriun nga veprimi i punėve tė kėqija, tė shėmtuara dhe tė ndaluara”.

Njė namaz qė njeriun nuk e largon nga tė kėqijat, nuk ėshtė namaz i drejtė, i vėrtetė. Nė dukje ėshtė namaz megjithatė, derisa tė mėsojmė tė bėjmė namazin e drejtė, nuk duhet lėnė pas dore as kjo formė e namazit. Dijetarėt islamė kanė thėnė: “Nėse njė gjė nuk kryhet tėrėsisht, nuk duhet tė lihet pas dore e tėra”. Zoti  Mėshirėplotė, tė dukshmen mund ta pranojė si tė vėrtetė. Atij qė fal  namaz tė prishur, nuk duhet t’i thuhet tė  mos falet fare. Atij qė falet kėshtu, nė mėnyrė jo tė plotė, duhet t’i thuhet qė tė falet drejtė, se tė prishurat duhen pėrmirėsuar. Kjo ēėshtje duhet kuptuar mirė.

Namazet duhen falur me xhemat. Tė falėsh me xhemat, ka shumė mė tepėr sevape, se tė falėsh vetėm (individualisht). Nė namaz ēdo organ duhet tė tregojė pėrulje dhe zemra duhet tė jetė e mbushur me frikė nga All-llahu. Vetėm namazi ėshtė ai qė do ta shpėtojė njeriun nė dynja dhe nė Ahiret do ta shpėtojė nga dėnimi dhe mundimet. All-llahu nė fillim tė sures Mu’minun premton: “Ėshtė e sigurt se kanė shpėtuar besimtarėt, e ata janė ata qė nė namazet e tyre janė tė pėrulur e tė kujdesshėm”. Vlera e ibadetit  nė njė vend ku ekziston frika e rreziku, ėshtė shumė mė e madhe. Kur armiku sulmon, ajo punė e vogėl e kryer nga ushtari nė ato momente ėshtė shumė e vlefshme.Pėr kėtė arsye edhe ibadeti i fėmijėve dhe i tė rinjėve ėshtė mė i vlefshėm, sepse i kundėrvihet dėshirave  tė epsheve tė tyre dhe dėshirės pėr tė mos bėrė ibadet.

Tre armiqtė qė e mundojnė njeriun, qė nuk duan ta lėnė tė bėjė ibadet, janė: shejtani, epshi dhe shokėt e kėqij. Koka e tė gjitha tė kėqijave, ėshtė shoku i keq. Njė i ri qė nuk u nėnshtrohet dėshirave tė kėqija qė vijnė nga kėta(shokėt), nėse e fal namazin e tij, nėse nuk i lė ibadetet, ėshtė shumė i vlefshėm dhe kėto ibadete kanė shumė vlerė. Pėr ibadetin e bėrė shpėrblehet me mė shumė sevape se i moshuari. Pėr pak ibadete i jepen shumė shpėrblime.

Pėr kė ėshtė farz namazi?

Falja e namazit ėshtė farz pėr ēdo mysliman, mashkull e femėr qė ėshtė i menēur dhe nė moshėn madhore.

Nė fenė tonė, fėmijėt e vegjėl qė nuk janė tė vetėdijshėm dhe qė nuk janė ende nė moshėn madhore, nuk kanė pėrgjegjėsi pėr faljen e namazit. Por, nėnat dhe baballarėt duhet t’ua mėsojnė fėmijėve tė tyre njohuritė fetare dhe duhet t’u krijojnė shprehi qė tė bėjnė ibadet. Pejgamberi ynė (salall-llahu alejhi ve selem), ka thėnė: “Tė gjithė jemi barinj tė njė kopeje dhe tė gjithė ju jeni pėrgjegjės pėr kopenė tuaj (pėr anėtarėt e familjes). Atyre duhet t’ua mėsoni Islamin. Nėse nuk ua mėsoni, do tė pėrgjigjeni pėr to”. Edhe nė njė hadith tjetėr ka thėnė: “Tė gjithė fėmijėt lindin (vijnė nė dynja) nė mėnyrė tė pėrshtatshme dhe tė volitshme pėr pėrqafim tė islamit. Pastaj nėnat, baballarėt e tyre i kthejnė tė krishterė, jahudinj dhe tė pafe”.

Prandaj, detyra e parė e ēdo myslimani ėshtė qė fėmijėve tė vet t’ua mėsojė islamin dhe leximin e Kur’anit, faljen e namazit, t’ua mėsojė kushtet e imanit dhe tė islamit. Ata tė cilėt duan qė fėmija i tyre tė jetė mysliman, nėnat dhe baballarėt qė dėshirojnė tė arrijnė rahatinė nė dynja dhe nė ahiret, sė pari duhet ta zbatojnė vetė kėtė detyrė. Tė vjetrit kanė thėnė: “Druri lakohet kur ėshtė i njomė”. Kur tė thahet(plaket), nėse provohet tė lakohet, do tė thyhet.

Fėmija qė nuk ka marrė njohuri islame dhe moral tė mirė, u nėnshtrohet shpejt atyre qė janė nė rrugė tė keqe. Bėhet i dėmshėm pėr prindėrit e tij, pėr shtetin dhe pėr popullin e vet.

Pjesa e katėrt

LLOJET E NAMAZEVE

Namazet qė urdhėrohen  myslimanėt, tė falin ndahen nė tre lloje: farz, vaxhib dhe nafile.

1. Namazet farz janė: Pesė kohėt ditore, namazi i Xhumasė dhe namazi i xhenazes (namazi i xhenazes ėshtė farzi kifaje).

2. Namazet vaxhib janė: Vitėr-namazi, namazi i bajrameve,  dhe namazet nafile qė kanė mbetur pėrgjysmė. Po ashtu ėshtė vaxhib tė falet  vitėr namazi i mbetur  kaza.

3. Namazet nafile janė: Sunnetet e pesė kohėve tė namazit, namazi i teraviheve dhe namazet e falura me nijet pėr tė fituar sevape, si: tehexhxhud namazi (namazi i falur natėn), tehijetul -mesxhid (dy rekat namaz qė falen sapo tė hysh nė ndonjė xhami-pa u ulur), namazet duha (namazi pas lindjes sė diellit),namazi evvabin  (namazi nafile qė falet pas akshamit), istihare namazi (dėshira pėr t’u bėrė njė punė e dobishme),namazet tesbih ,namazet e shiut dhe tė eklipsit etj. Domethėnė kėto nuk janė urdhėruar qė tė falen. Njė personi qė nuk ka borxh nga namazet farz e vaxhib, i jepen sevape edhe pėr namazet nafile.

PESĖ KOHĖT E NAMAZIT

Namazi ėshtė urdhėr i All-llahut Te’įlį. All-llahu xheleshanuhu, nė Kur’an nė mė tepėr se nė njėqind vende urdhėron: “Falni namazin”. Ēdo mysliman i menēur dhe ai qė ka hyrė nė bylyk me Kur’an dhe me hadithe urdhėrohet qė ēdo ditė tė falė namaz pesė herė.

Nė ajetet shtatėmbėdhjetė dhe tetėmbėdhjetė tė Kur’anit nė suren Rum ėshtė urdhėruar: “Lartėsojeni All-llahun kur tė vijė mbrėmja dhe kur tė agojė mėngjesi. Pėr All-llahun janė falėnderimet qė i bėjnė gjithēka ka nė qiej e nė tokė, dhe ato qė bėjnė nė mbrėmje dhe ditėn”. Nė ajetin dyqind e tridhjetė e tetė tė sures Bekare shprehimisht thuhet: “Vazhdoni rregullisht namazet, edhe tė mesmin (tė ikindisė)”. Domethėnė namazet falen nė vazhdimėsi-pa i lėshuar. Se lartėsimi dhe falėnderimi nė ajetet e pėrmendura , ėshtė njoftuar nė librat e tefsirit (komentimeve). Nė ajetin njėqind e katėrmbėdhjetė tė sures Hud thuhet: “Fale namazin nė dy skajet e ditės (nė kohėn e drekės dhe tė ikindisė), edhe nė orėt e afėrta tė natės (me ditėn-nė kohėn e akshamit, jacisė e sabahut). S’ka dyshim se veprat e mira (sevapet e pesė kohėve namaz) i shlyejnė ato tė kėqijat. Kjo ėshtė njė kėshillė pėr ata qė i pranojnė kėshillat”.

Pejgamberi ynė Muhammedi alejhisselam, ka urdhėruar qė “All-llahu robėve tė Tij u ka bėrė farz ēdo ditė qė tė falin pesė herė namaz. Ai qė merr abdest saktė dhe i fal kėto pesė namaze nė kohė tė duhur, dhe ata qė rukutė dhe sexhdet i kryejnė tė plotė, All-llahu i fal dhe i mėshiron”.

Pesė kohėt e namazit bėjnė katėrdhjetė rekate. Nga kėto, shtatėmbėdhjetė rekate janė farz, tre rekate janė  vaxhib, dhe njėzet rekate janė sunnet, si vijon:

1. Namazi i sabahut(mėngjesit) ėshtė katėr rekatėsh. Sė pari falen dy rekate sunnet e pastaj dy rekate farz. Ky sunnet ėshtė shumė i fortė.

2. Namazi i ylesė(drekės) ka dhjetė rekate. Sė pari falen katėr rekate tė sunnetit tė parmė, pastaj katėr rekate farz dhe pas farzit dy rekate sunnet i mbramė.

3. Namazi i ikindisė(mbasdites) ka tetė rekate. Sė pari falen katėr rekate sunnet e pastaj katėr rekate farz.

4. Namazi i akshamit(mbrėmjes) ka pesė rekate. Sė pari falen tre rekate farz e pastaj dy rekate sunnet.

5. Namazi i jacisė(darkės) ka trembėdhjetė rekate. Sė pari falen katėr rekate sunnet, pastaj katėr rekate farz, pastaj dy rekate sunnet i mbramė dhe pas kėtyre tri rekate vitėr namaz.

Sunnetet e ikindisė dhe sunnetet e parė tė jacisė janė Gajri muekkede. Te kėto rekate nė ndenjen pas rekateve tė dyta, pas Ettehijjatu lexohen lutjet All-llahumme sali dhe pastaj All-llahumme barik. Kur ēohemi nė kėmbė nė rekatin e tretė, pa e lexuar Besmelen, sė pari lexohet Subhaneke. Sunneti i parė i namazit tė drekės ėshtė muekked, domethėnė i urdhėruar fuqimisht. Ka mė shumė sevape. Nė ndenjen e parė, si edhe te farzet, lexohet vetėm Ettehijjatu dhe pastaj menjėherė bėhet ngritja pėr rekatin e tretė. Pas ngritjes, lexohet Besmelja dhe menjėherė lexohet Fatihaja.

Pas farzit tė drekės tė jacisė tė falėsh edhe katėr rekate, dhe pas farzit tė akshamit edhe gjashtė rekate ėshtė mustehab. Pėr kėto ka shumė sevape. Dhe nė tė dy mėnyrat, dy rekatet e para, numėrohen nė vend tė sunneteve tė fundit. Kėto namaze mustehab bėn tė falen edhe ndarazi, pas sunneteve tė fundit.

Kur qėndron nė rekatin e parė tė namazit, rekatet e tjera fillojnė sapo tė ngrihesh nė kėmbė dhe vazhdojnė derisa pėrsėri tė ngrihesh nė kėmbė. Ndėrsa rekati i fundit zgjat derisa tė jepet selam. Nė rekatet ēift(i 2-tė dhe 4-ėrt) rrihet ulur pas sexhdes sė dytė.

Nė ēdo rekat ka farze, vaxhibe, sunnete, mufside dhe mekruhe tė namazit. Nė faqet vijuese kėto do t’i shpjegojmė sipas medhhebit Hanefi.

FARZET E NAMAZIT

Farz quhet urdhri i prerė i All-llahut xheleshanuhu, qė duhet tė kryhet. Derisa nuk kryhen plotėsisht farzet e njė ibadeti, ai farz nuk ėshtė i drejtė. Duke falur namaz, duhet tė realizohen dymbėdhjetė kushte (farze). Farzeve tė jashtme(para namazit) u thuhet sharte (kushte), ndėrsa tė brendshmeve Rukne.

A) Kushtet e jashtme tė namazit janė:

1.Hadesten taharet: Tė marrėsh abdest ose tė lahesh. Nėse nuk ke mundėsi pėr kėto dy tė parat, tė marrėsh tejemum.

2.Nexhaseten taharet: Trupi, petku dhe vendi ku do tė falim namaz, duhet tė jenė tė pastėr sipas rregullave tė fesė sonė. (Pėr shembull, nė fenė tonė gjėrat, si: gjaku, urina, alkoli konsiderohen papastėrti).

3.Setr-i auret: Tė vishen sipas rregullit. Tė mbulosh auretin (pjesėt e turpshme). Mbulimi i vendeve tė auretit ėshtė urdhėr i All-llahut xheleshanuhu. Njeriu i ngarkuar me obligime fetare, gjatė faljes sė namazit e ka tė ndaluar tė zbulojė ose t’i shfaqė vendet e auretit t’i shikojnė apo t’i shikojė tė tjetrit. Auret (vende tė turpshme) pėr mashkullin ėshtė pjesa e trupit nga kėrthiza e deri nėn gjunjė, kurse pėr gratė, pėrveē fytyrės dhe duarve, tėrė pjesa tjetėr e trupit ėshtė auret dhe duhet tė mbulohet.

4.Istikbal-i kible: Tė kthehesh nga kibla. Kur fal namaz duhet tė kthehesh nga kibla. Kibla e myslimanėve ėshtė Qabeja e madhėrueshme qė gjendet nė qytetin e Mekės. Hapėsira pėrreth saj, prej tokės deri nė arsh, ėshtė kible.

5. Vakit: Tė falesh nė kohėn e duhur. Namazi duhet tė falet nė kohėn e tij. Duhet ditur se kur fillon dhe mbaron koha e namazit dhe  namazi i falur duhet tė pėrcillet nga zemra.

6. Nijeti: Kur e fillon namazin, duhet tė bėsh nijet (tė vendosėsh) me zemėr dhe ta thuash me gojė. Ta thuash vetėm me gojė, nuk quhet nijet. Tė bėsh nijet pėr namaz, domethėnė me zemėr tė pėrcjellėsh emrin e tij, kohėn, kiblen; nėse falemi me xhemat, t’i drejtohemi imamit. Nijeti bėhet duke u thėnė tekbiri fillestar. Nijeti i bėrė pas tekbirit, nuk ėshtė i vlefshėm dhe ai namaz nuk pranohet.

B) Kushtet e mbrendshme tė namazit

(Pjesėt pėrbėrėse - ruknet e namazit)

Kur tė hyjmė nė namaz, janė gjashtė kushte qė duhen zbatuar. Secili nga kėto gjashtė kushte quhet Rukn - pjesė pėrbėrėse e namazit. Farzet - kushtet e brendshme tė namazit janė kėto:

1. Iftitah tekbiri - tekbiri fillestar. Duke hyrė na namaz, tė thuash All-llahu ekber. Me thėnjen e ndonjė fjale tjetėr nuk konsiderohet se ėshtė marrė tekbiri.

2. Kiam - qėndrimi nė kėmbė, pra kur fillon namazin dhe derisa tė falesh duhet tė qėndrohet nė kėmbė. I sėmuri qė nuk mund tė qėndrojė nė kėmbė, falet ulur. Ai qė nuk mund tė falet ulur, falet shtrirė me shenja dhe nuk lejohet tė falėsh namaz ulur nė karrige.

3. Kiraat - Leximi i Kur’anit. Ka kuptimin e tė lexuarit me gojė nga Kur’ani njė sure ose ajet.

4. Ruku’ - pėrkulja. Pas leximit tė Kur’anit, tė pėrkulesh dhe duart t’i vėsh nė gjunjė. Nė ruku’ mė sė paku tri herė duhet thėnė: Subhane Rabbijeladhim. Duke u drejtuar nga rukuja thuhet Semi All-llahu limen hamideh. Dhe kur tė drejtohesh, thuhet: Rabbena lekel hamd.

5. Sexhde - domethėnė pas rukusė tė biesh me fytyrė nė tokė. Sexhdja bėhet dy herė duke i vėnė pėllėmbėt e duarve nė tokė dhe nė mes tyre fytyrėn, pra hundėn dhe ballin. Nė secilėn sexhde mė sė paku duhet thėnė tri herė: Subhane rabbije-l-a’la.

6. Kade-i ahire - ndenja e fundit. Pra nė rekatin e fundit tė  rrish(pas ēdo dy rekatesh) ulur aq sa tė lexohet Ettehijatu.

Nga vetė fakti se ka shumė kushte, kuptohet se namazi ėshtė njė punė serioze dhe mė i rėndėsishmi nga ibadetet. Duke u shtuar kėtyre edhe vaxhibet, sunnetet, mustehabet, mekruhet dhe mufsidet  kuptohet se si duhet tė gjendet robi nė prani tė Zotit tė tij. Robėt si krijesa tė mjera, tė pafuqishme nė ēdo frymėmarrje, kanė nevojė pėr All-llahun xheleshanuhu, qė i ka krijuar ata. Namazi ėshtė njė ibadet qė i tregon robit se ėshtė i pafuqishėm pėrpara madhėshtisė sė Allahut.

Nė kėtė libėr do tė shpjegohen me radhė kėto njohuri.

 

KUSHTET E NAMAZIT

1. Abdesti – Pastrimi
Abdesti, gusuli dhe tejemumi

ABDESTI

Marrja e abdestit ėshtė nga farzet (kushtet) e namazit. Abdesti duhet tė merret edhe pėr tė mbajtur Kur’anin, pėr tė bėrė tavaf Qabenė, pėr tė bėrė sexhde-i tilave, pėr tė falur namazin e xhenazes. Ėshtė shumė sevap gjithmonė tė jesh me abdest, tė hysh nė shtrat me abdest, tė hash dhe tė pish me abdest.

Atyre qė vdesin me abdest, u jepet sevapi i shehidit. Pejgamberi (salall-llahu alejhi ve selem), ka thėnė:

“Ai qė vdes me abdest, nuk e vuan dėnimin e vdekjes. Sepse abdesti ėshtė shenjė e atij qė ka iman. Ėshtė ēelės i namazit e pastrues i trupit nga gjynahet”.

“Sapo tė marrė abdest myslimani, i hiqen gjynahet nga veshėt, nga sytė, nga dora dhe kėmbėt. Sapo tė ulet, rri sikur ai qė ėshtė i shpėtuar”.

“Mė e mira (mė e dobishmja) nga veprat ėshtė namazi. Vetėm besimtarėt janė ata qė insistojnė pėr abdestin. Besimtari tėrė ditėn duhet tė jetė me abdest. Edhe natėn duhet tė bjerė (nė gjumė) me abdest. Kur vepron kėshtu, ėshtė nėn mbrojtje tė All-llahut xheleshanuhu. Edhe uji dhe gjella qė pi e ha, sa kohė qė ėshtė me abdest, nė bark tė tij e pėrmendin. Gjatė tėrė kohės qė qėndrojnė nė barkun e tij, luten t’i falen gjynahet”.

Abdesti ka gjėra qė janė farze, sunnete, edukative dhe gjėra qė janė tė ndaluara qė e prishin atė. Kush e fal namazin pa abdest me dije dhe i padetyruar bėhet mėkatar. Kush e prish abdestin duke falur namaz, menjėherė jep selam dhe del nga namazi. Pa kaluar koha, merr abdest dhe namazin e fal pėrsėri prej fillimit.

Farzet e abdestit

Abdesti ka katėr farze:

1. Tė lash fytyrėn,

2. Tė lash duart e krahėt deri mbi bėrryl,

3. T’i japėsh mes-h njė tė katėrtės sė kokės, domethėnė ta pėrshkosh me dorė tė lagur,

4. T’i lash kėmbėt deri pėrtej nyjeve, njė herė.

Nė medhhebin Shafi edhe nijeti dhe rregulli i marrjes sė abdestit janė farz dhe duke e larė fytyrėn duhet bėrė nijet. Shiinjtė nuk i lajnė kėmbėt, mbi kėmbėn e zbathur bėjnė mes-h (e pėrshkojnė me dorė tė lagur).

Si merret abdesti?

1. Duke filluar tė marrim abdest,  kėndojmė kėtė dua: “Bismil-lahi-l adhim. Velhamdu lil-lahi ala dini-l-Islam. Ve ala tevfiki-l-iman. Elhamdu lil-lahil-ledhi xhealel mae tahūren ve xhelael islame nuren”).[1]

2. Duke shpėrlarė gojėn tri herė me dorėn e djathtė, lexojmė kėtė dua: “All-llahummes-kinī min havdi nebijjike ke’sen la ezmeu ba’dehu ebeden”).[2]

3. Me dorė tė majtė tri herė shpėrlajmė hundėn dhe kėndojmė: “All-llahumme erihnī rajihetel xhenneti verzuknī min ni’amiha. Ve lā turihni rajihaten-nar”).[3]

4. E lajmė fytyrėn prej ku kanė dalė flokėt e deri nėn mjekėr, e prej veshit nė vesh, tri herė dhe kėndojmė kėtė dua: “All-llahumme bejjid vexhhī bi nurike jevme tebjaddu vuxhuhu evlijaike ve la tusevvid vexhhī bi dhunūbī jevme tesveddu vuxhuhu a’adaike”).[4]

5. Duke e larė, tri herė, dorėn e djathtė deri pas bėrrylit, me dorėn e majtė, kėndojmė duanė: “All-llahumme a’tini kitābī bijemīnī ve hasibnī hisāben jesīren”).[5]

6. Duke e larė, tri herė, dorėn e majtė deri pas bėrrylit me dorėn e djathtė, kėndojmė duanė: “All-llahumme la tuti’ni kitabī bi shimalī ve lā min veraī dhahrī ve lā tahāsibnīhisāben shediden”).[6]

7. Me dorė tė lagur i japim mes-h pjesės sė pėrparme tė kokės dhe kėndojmė duanė: “All-llahumme harrim sha’rī ve besherī alen-Nār. Ve edhil-lini tahte dhil-li arshike jevme la dhil-le il-la dhil-le arshike”.)[7]

8. Pastaj, me duar tė lagura, mė drejtė me gishtat treguas i lagim vrimat e veshėve, me gishtat e mėdhenj i japim mes-h pjesės sė prapme tė veshėve dhe me tre gishtat e tjerė, me anėn e jashtme tė tyre, fėrkojmė qafėn dhe lexojmė duanė: “All-llahumme xh’alnī minel-ledhīne jestemiūnel kavle fe jettebiūne ahsenehu”[8]

9. Pasi t’i jepet mes-h qafės, me dorėn e majtė lajmė kėmbėn e djathtė deri pėrtej nyjeve dhe lexojmė duanė: “All-llahumme thebbit kademejje ales-sirāti jevme tedhil-lu fīhi-l-ekdamu”.[9]

10. Me dorėn e djathtė lajmė kėmbėn e majtė deri pėrtej nyjeve dhe lexojmė duanė: “All-llahumme la tatrud kademejje ales-sirāti jevme tatrudu kal-le akdami a’daike”[10]

All-llahumme xh’alnī sa’jen meshkuren ve dhenben magfuren ve amelen makbulen ve tixhareten len tebū.

Pejgamberi ynė, (salall-llahu alejhi ve selem), ka thėnė: “Kushdo qė, pasi tė marrė abdest, shikon nga qielli dhe kėndon kėtė dua: Subhanekell-llahumme ve bihamdike. Eshhedu en lā ilāhe il-lā ente vahdeke lā sherīke leke estagfiruke ve etūbu ilejke eshhedu en la ilāhe il-lall-llah ve eshhedu enne Muhammeden ebduke ve Resuluke”, All-llahu ia fal gjynahet atij dhe e vėrteton se ia ka pranuar lutjen dhe e mbron nėn Arshi a’la”, - Nė ditėn e Kiametit vjen personi qė e ka kėnduar kėtė dua dhe e merr shpėrblimin (sevapin) e saj”.

Nė njė hadith tjetėr thotė: “Kushdo qė, pasi tė marrė abdest, e lexon njė herė suren Inna enzelnahu, All-llahu e regjistron atė person ndėr besnikėt. Nėse e lexon dy herė, e regjistron ndėr shehidėt. Nėse e lexon tri herė, ditėn e Kiametit bashkohet me pejgamberėt”.

Po ashtu nė njė hadith thotė: “Kushdo qė pasi tė marrė abdest, kėndon pėr mua dhjetė herė salavate, All-llahu ia largon brengėn dhe e bėn tė lumtur, ia pranon lutjen”.

Ata qė nuk i dinė, kur marrin abdest, edhe pse nuk i kėndojnė duatė e abdestit, abdestin e kanė nė rregull. Por duhet t’i mėsojnė sa mė parė dhe duhet t’i kėndojnė ato dua kur tė marrin abdest. Leximi i tyre ėshtė shumė sevap. Duke e pėrfunduar abdestin ose pasi ta pėrfundosh, ėshtė shumė sevap ta kėndosh kėtė dua: “All-llahume xh’alnī minettevābīn, vexh’alnī mine-l-mutetahirīn, vexh’alnī min ibadike-s-salihīn, vexh’alnī minel-ledhīne la havfun alejhim ve lahum jahzenun”.

Ai qė nuk i di duatė (lutjet) e abdestit, duke larė pjesėt e trupit duhet tė lexojė Kelime-i shehadetin dhe fiton sevape tė mėdha.

Sunnetet e abdestit

Sunnetet e abdestit janė tetėmbėdhjetė:

1. Tė kėndosh Besmelen kur fillon abdestin.

2. Tė lash duart, deri te nyjet, tri herė.

3. Tė lash gojėn me ujė tri herė radhazi.

4. Tė futėsh ujė nė hundė tri herė radhazi.

5. Duke larė fytyrėn ta lagėsh lėkurėn qė nuk duket nėn mustaqe, flokė, vetulla.

6. Duke  larė fytyrėn tė lagėsh anėn e poshtme tė dy vetullave, qepallat e syve.

7. T’i japėsh mes-h pjesės sė varur tė mjekrės(nėse ke)

8. T’i futėsh si krehėr gishtat e lagur tė dorės sė djathtė nė pjesėn e varur tė mjekrės.

9. T’i fėrkosh, t’i pastrosh dhėmbėt me diēka (tė pėrdorėsh misvakun)

10. T’i japėsh mes-h ēdo pjese tė kokės.

11. T’u japėsh mes-h njė herė veshėve .

12. T’i japėsh mes-h qafės me tre gishta tė bashkuar, njė herė.

13. Tė lash hapėsirėn nė mes gishtave tė dorės dhe tė kėmbės.

14. Vendet qė duhen larė, tė lahen tri herė.

15. Kur tė lash fytyrėn, tė bėsh nijet me zemėr.

16. T’i lash sipas radhės sė caktuar pjesėt e trupit.

17. T’i fėrkosh vendet qė i lan.

18. Tė lash shpejt ēdo pjesė njėra pas tjetrės.

Veprimet e mira gjatė abdestit

Veprimet e mira gjatė abdestit janė njėzet e tetė. Kėto veprime janė ato gjėra pėr tė cilat, po tė bėhen, ka sevap dhe, po qe se nuk bėhen, nuk bėn gjynah. Mirėpo, tė kryhet sunneti, ėshtė sevap dhe tė mos kryhet, ėshtė mekruh tenzihen. Veprimet e mira gjatė abdestit janė kėto:

1- Tė marrėsh abdest para se tė fillojė koha e namazit. Ata qė kanė ndonjė pengesė tė arsyeshme, mund tė marrin abdest pasi tė fillojė koha e namazit.

2- Duke marrė taharet nė nevojtore, duhet tė drejtohesh nė anėn e djathtė apo tė majtė tė kibles. Duke e prishur abdestin, tė kthehesh nė anėn e pėrparme apo tė prapme tė kibles ėshtė tahrimen mekruh.

3- Pa u tharė papastėrtitė tė bėhet  pastrimi me ujė.

4- Pasi tė pastrohe, ta fshishė atė.

5- Pasi tė pastrohet pjesa e turpshme tė mbulohet menjėherė.

6- Tė marrėsh abdest vetė pa kėrkuar ndihmė nga tė tjerėt.

7- Tė marrėsh abdest me fytyrė nga kibla.

8- Duke larė ēdo pjesė, tė kėndosh Kelime-i shehadetin.

9- T’i kėndosh duatė e abdestit.

10- Tė futėsh ujė nė gojė me dorėn e djathtė.

11- Tė fusėsh ujė nė hundė me dorėn e djathtė.

12- Tė pastrosh hundėn me dorėn e majtė.

13- Duke e larė gojėn, t’i pastrosh dhėmbėt me misvak. Nėse nuk ka misvak, mund tė pėrdoret furēa.

14- Kur ta lash gojėn, nėse nuk je agjėrueshėm, ta shpėrlash fytin. Tė bėsh gargara tė vogla nė fyt kur tė marrėsh abdest dhe gusul ėshtė sunnet. Kur je agjėrueshėm kjo ėshtė e ndaluar.

15- Duke e larė hundėn ta tėrheqėsh ujin deri tek eshta e saj.

16- Duke i dhėnė mes-h veshit, tė futėsh njė gisht nė vrimėn e veshit.

17- Duke i fėrkuar gishtat e kėmbėve, t’i fėrkosh me gishtin e vogėl tė dorės sė majtė.

18- Duke i larė duart, ta luash nga vendi unazėn e gjerė, kurse unazėn e ngushtė, tė shtrėnguar, duhet ta lėvizėsh gjithsesi dhe ėshtė farz.

19- Edhe nėse ka ujė me bollėk, tė mos shpenzohet tepėr.

20- Gjatė tė larit tri herė, vendin e larė nuk duhet ta fėrkojmė, por sė paku duhet tė derdhėn nga dy pika ujė.

21- Kur merr abdest nga njė enė, ta lėsh tė mbushur enėn.

22- Sapo tė kryhet abdesti ose nė mes tė tij tė kėndohet duaja e tij: All-llahummexh’alnī minettevābī...”

23- Pas abdestit, tė falen dy rekate namaz.

24- Tė marrėsh abdest duke qenė me abdest, domethėnė: pas faljes sė namazit, edhe pse je me abdest, pėr namazin e ri tė marrėsh abdest edhe njė herė.

25- Duke larė fytyrėn, tė pastrosh sklepat e syrit.

26- Kur lan fytyrėn, krahėt, kėmbėt, t’i lash pak mė tepėr ngaqė janė farz. (Kur i lan krahėt, shuplaka duhet mbushur me ujė, dhe ajo duhet kthyer drejt bėrrylit).

27- Kur merr abdest, tė mos i stėrpikėsh rrobat me ujin e pėrdorur.

28- Tė bėsh njė gjė qė nė medhhebin tėnd nuk ėshtė mekruh, po nė medhhebin tjetėr ėshtė farz - ėshtė mustehab.

Gjėrat qė janė tė ndaluara tė kryhen kur merr abdest

Gjėrat qė janė tė ndaluara tė kryhen kur merr abdest, janė dymbėdhjetė. Tė punohen kėto ėshtė haram, ose mekruh. Ato janė:

1- Duke e prishur abdestin nė tualet, nė fushė, kiblen nuk duhet ta kesh pėrpara as prapa.

2- Tė zbulosh vendin e turpshėm (aureti) pranė dikujt, pėr tė marrė taharet, ėshtė haram.

3- Nuk duhet tė marrė taharet me dorėn e djathtė.

4- Kur nuk ka ujė, tė marrėsh taharet me lėndė ushqimore, me pleh, me kockė, me ushqim tė kafshėve, me thėngjill dhe me pasuri tė tjetėrkujt, me pjesė tė saksisė e tė qeramikės, me kallam dhe me gjethe, me bezė e me letėr ėshtė mekruh.

5- Nuk duhet tė pėshtysh e t’i frysh hundėt nė vendin ku merret abdest.

6- Pjesėt (trupore) tė abdestit nuk duhen larė as shumė mė tepėr dhe as mė pak, veēse sa ėshtė pėrkufizuar, dhe nuk duhet larė as mė shumė as mė pak se tri herė.

7- Nuk duhet fshirė pjesėt e abdestit me beze me tė cilin ėshtė fshirė tahareti.

8- Duke marrė abdest uji nuk duhet hedhur nė fytyrė, por duhet derdhur nga pjesa e sipėrme e ballit dhe poshtė.

9- Nuk duhet t’i fryesh ujit.

10- Goja dhe duart nuk duhen mbyllur shtrėngueshėm. Nėse mbetet i pa lagur njė vend i vogėl nė pjesėn e buzės qė shihet dhe nė kapakun e syrit, abdesti nuk pranohet.

11- Nuk duhet tė fshihen hundėt me dorė tė djathtė.

12- Nuk u duhet dhėnė mes-h kokės, veshėve ose pjesės sė qafės mė tepėr se nga njė herė, duke e lagur dorėn ēdo herė veē e veē.

PĖRDORIMI I MISVAKUT: Tė pėrdorėsh misvak kur merr abdest, ėshtė sunneti muekkede. Nė njė hadith tė Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem), ėshtė thėnė “Namazi i falur duke pėrdorur misvakun, ėshtė shtatėdhjetė shkallė mė i ngritur se namazi i falur pa misvak”.

Nė librin “Siraxhu-l-Vehhaxh” ėshtė njoftuar se pėrdorimi i misvakut ka pesėmbėdhjetė dobi.

1- Nė ēastin e vdekjes bėhet shkak pėr tė pėrmendur Kelime-i shehadetin (fjalinė e dėshmisė).

2- E forcon mishin e dhėmbėve.

3- E tretė pėshtymėn.

4- Ndėrpret vrerin dhe ndihmon nė trejtjen e ushqimeve..

5- Heq dhembjen e gojės.

6- Heq erėn e gojės.

7- All-llahu ėshtė i kėnaqur me pėrdorimin e tij.

8- I forcon venat kryesore.

9- Dėshprohet shejtani.

10- I shkėlqen sytė.

11- Shtohen tė mirat e begatitė.

12- Bėhesh person qė punon sipas sunnetit.

13- Goja bėhet e pastėr.

14- Bėhet person qė flet qartė e bukur.

15- Sevapet e dy rekateve namazi tė falur me pėrdorimin e misvakut janė mė shumė se sevapet e shtatėdhjetė rekateve namazi tė falur pa misvak.

Misvaku ėshtė degė e drurit erak qė rritet nė Arabi. Nga kėndi i drejtė qėrohet lėkura gati dy centimetra dhe kėshtu disa orė mbahet nė ujė. Pasi tė shtypet, hapet si furēė. Nėse nuk gjendet druri erak, ai bėhet nga dega e ullirit ose pishės.

Gjėrat tė cilave u duhet kushtuar kujdes kur merr abdest

Derisa nuk je i detyruar, duhet tė ruhesh nga kėto dhjetė gjėra:

1. Ai qė nuk i ka tė dy duart, nuk mund tė marrė taharet. Duke i mbėshtetur krahėt nė tokė e fytyrėn nė mur, merr tejemum. Dhe nėse ka plagė nė fytyrė, namazin e fal pa abdest dhe nuk i braktisė namazet.

2. Tė sėmurit i japin abdest gruaja, shėrbėtorja, fėmijėt, vėllezėrit etj..

3. Nė vend tė ujit, lejohet tė marrėsh taharet me gur dhe gjėra tė ngjajshme.

4. I marri ose i alivanosuri, nėse nuk vjen gjatė njėzet e katėr orėve, mė vonė, kur tė bėjė mė mirė, namazet nuk i bėn kaza. Ai qė e humb mendjen me pije, drogė, me ilaē, ēdo namaz e bėn kaza. Edhe pėr atė qė ėshtė i sėmurė shumė, saqė as i shtrirė nuk mund tė japė shenja as me kokė, tė cilit kjo gjendje i zgjat mė tepėr se njėzet e katėr orė, edhe nėse ėshtė me vetėdije, namazi e humb vlerėn e obligimit.

5. Pėr tė hyrė nė nevojtore, tė pėrdorėsh pantallon tė veēanta ose me pala tė thyera dhe tė hysh me kokė tė mbuluar, ėshtė mustehab.

6. Kur hyn nė nevojtore, nuk duhet tė mbash nė dorė Kur’anin ose diēka tė shkruar, ku ėshtė emri i All-llahut.

7. Nė nevojtore duhet tė  hyhet me kėmbėn e majtė dhe, tė dilet me tė djathtėn.

8. Nė nevojtore, vendin e turpshėm duhet zbuluar kur tė ulesh dhe nga aty nuk bėn tė bisedohet.

9. Nuk duhet tė shikosh vendin e turpshėm dhe jashtėqitjen, nuk duhet tė pėshtysh nė nevojtore.

10. Abdesti nuk duhet prishur nė asnjė mėnyrė, nė mur tė xhamisė, nė varresa dhe as nė rrugė.

 

Gjėrat qė e prishin abdestin

Shtatė gjėra e prishin abdestin. Kėto janė:

1. Jashtėqitjet qė dalin nga ana e pėrparme (organi gjenital) dhe nga ana e prapme (anusi).

a) Nevoja e madhe dhe e vogėl.

b) Kur futet e nxirret nga prapa zorra e trashė, nėse vendi pėrreth ėshtė i lagur, prishet. Edhe nėse pjesa mbetet e terur, ėshtė mirė qė abdesti tė pėrsėritet.

c) Abdesti prishet edhe kur laget pjesa e mbetur jashtė e fitilit tė pamukut qė u vihet pėrpara meshkujve e femrave pėr tė mos pikuar urina.

2. Gjėrat e ndyta tė dala nga goja:

a) Nėse vjell me plot gojėn.

b) Kur pėshtyn, nėse ėshtė nxjerrė shumė gjak.

c) Gjaku i lėngshėm qė vjen nga lukthi e mushkėritė, sipas Imam Adhamit, qoftė edhe pak, e prish abdestin.

ē) Nėse del nga goja vaji i hedhur (me pika) nė vesh abdesti prishet.

3. Gjėrat qė dalin nga lėkura:

a) Nėse dalin gjak, qelb dhe uji i verdhė(maraz).

b) Uji i verdhė, gjaku i dalė nga ēfardo ēibani (i thati) a ndonjė puēėr, nėse pėrhapet te vendi qė duhet tė lahet nė gusul abdest, pėr shembull, gjaku qė vjen nga hunda nėse kalon tek eshtrat dhe nėse del (kullon) nga veshi.

c) Nėse e thith me pamuk ujin e verdhė dhe, gjakun qė ėshtė te ēibani.

ē) Nėse vjen lėngu me dhimbje ose pėr shkak tė sėmundjes nga veshi, kėrthiza dhe gjiri.

d) Nėse ushujza thith shumė gjak, prishet abdesti.

4. Tė flesh.

Nėse fle i shtrirė anash ose nė bėrryll a i mbėshtetur nė diēka, abdesti prishet.

5. Tė humbėsh ndjenjat, tė ēmendesh, tė tė kapė epilepsia ose tė humbėsh llogjikėn aq sa tė meren kėmbėt nė tė ecur, abdestin e prish .

6. Tė qeshėsh zėshėm nė namaz qė ka ruku dhe sexhde, e prish edhe namazin edhe abdestin, por, i fėmijės nuk prishet. Buzėqeshja nė namaz nuk e prish as namazin, as abdestin. Tė qeshur quhet kur tė dėgjojnė ata qė i ke pranė. Nėse nuk tė dėgjojnė quhet buzėqeshje.

7. T’i lyesh vendet e turpshme lakuriq, e prish abdestin edhe mashkulli edhe femra.

Kur e di se ke marrė abdest, edhe nėse pastaj dyshon se tė ėshtė prishur, pranohet se ke abdest. Por kur e di se e ke prishur abdestin edhe nėse pastaj dyshon se ke marrė abdest, duhet tė marrėsh abdest.

Gjėrat qė nuk e prishin abdestin

Abdestin nuk e prishin kėto gjėra:

1- Krimbat qė dalin nga goja, veshi dhe nga plaga nė lėkurė.

2- Gėlbaza.

3- Kur vjell gjak, nėse gjaku i lėngėt qė vjen nga koka ėshtė mė pak se pėshtyma.

4- Gjaku qė rrjedh nga dhėmbi, nėse ėshtė mė pak se pėshtyma.

5- Gjaku i mpliksur qė vjen nga koka, qoftė edhe shumė bile.

6- Gjaku i mpliksur qė vjen nga lukthi, nga mushkėritė, nėse nuk ėshtė me plot gojėn.

7- Vaji i qitur (me pika) nė vesh, nėse del nga veshi dhe hunda.

8- Sendi i tėrhequr nė hundė, edhe nėse nga hunda kthehet prapė pas disa ditėsh.

9- Kur kafshon njė send, nėse mbi atė send duket gjak.

10- Tė qarėt pa pasur dhembje me ēfarėdo shkaku dhe kur derdh lot nga qepa, tymi dhe gazet.

11- Gruaja kur i jep fėmijės tė thithė.

12- Djersitje, qoftė edhe shumė.

13- Tė vjellėt e paktė, jo me plot gojėn dhe gjaku i pa shpėrndarė.

14- Nėse nuk rrėzohet kur t’i hiqet sendi ku ishte mbėshtetur duke fjetur.

15- Tė fjeturit nė namaz.

16- Nėse i mbledh gjunjėt dhe e vė kokėn mbi gjunjė e fle.

17- Nėse i nxjerr kėmbėt nė njė anė dhe fle ulur.

18- Nėse fle mbi kafshė tė zhveshur, nėse kafsha ngjitet pėrpjetė ose nėse shkon rrafsh.

19- Tė buzėqeshėsh nė namaz.

20- Nėse, derisa je nė namaz, vetėm vetė e dėgjon se ke qeshur, kjo e qeshur e prish vetėm namazin.

21- Prerja e flokėve, mjekrrės, mustaqeve dhe thonjve.

22- Rėnia e lėkurės sė plagės nuk prish abdestin.

Lehtėsimet pėr abdest (Mes-hi mbi meste dhe plagė)

Mes-h, do tė thotė tė kalosh dorėn e lagur mbi njė gjė sikur ta ledhatosh. Pra, ta pėrshkosh atė me dorė tė lagur. Ka dy lloj mes-hi.

1. MES-HI MBI MESTE:

Meste, janė njė lloj pantofla (po mė tė thella) prej lėkure, qė nuk e lėshojnė ujin dhe tė cilat e mbulojnė vendin e kėmbės qė ėshtė farz pėr ta larė; ato janė tė thella deri te nyja e kėmbės. Nėse mestet janė tė mėdha dhe gishtat nuk shkojnė deri te cepi i mesteve, dhe nėse mes-hi has nė vend bosh, nuk ėshtė i lejuar. Kur tė ecėsh njė orė rrugė, mestet nė kėmbė duhet tė jenė nė atė  mėnyrė qė tė mos dalin nga kėmba.

Lejohet qė mes-h tė bėhet mbi ēorape tė mbuluara me lėkurė mbi taban ose nė pjesėn e sipėrme tė kėmbės ose vetėm nė taban.

Lejohet tė jepet mes-h mbi ēorapet qė nuk bien duke ecur shpejt.

Mestet pengojnė depėrtimin e gjendjes pa abdest nė kėmbė. Pasi t’i lash kėmbėt, lejohet t’i mbathėsh mestet dhe pastaj tė marrėsh abdest.

Mes-hi bėhet mbi meste. Mes-hi nuk bėhet nėn meste, domethėnė nė taban-shputė.

Pėr tė dhėnė mes-h si sunnet, pesė gishtat e lagur tė dorės sė djathtė, i vėmė mbi mesten e djathtė dhe gishtat e dorės sė majtė mbi mesten e majtė dhe nga maja e gishtave i tėrheqim drejt nyjės sė kėmbės. Pėllėmbėt e duarve nuk i prekin mestet. Ėshtė farz qė mes-hi tė jepet nė gjerėsi e gjatėsi tė tre gishtave.

Edhe pse lejohet qė mes-hi tė jepet me anėn e jashtme tė dorės, tė jepet me pjesėt e brendshme ėshtė sunnet.

Nėse ana e sipėrme e mesteve laget duke ecur mbi bar tė lagur ose nė shi, kjo vlen nė vend tė mes-hit.

Kohėzgjatja e mes-hit mbi meste pėr vendės ėshtė njėzet e katėr orė, pėr mysafir tri ditė e tri net, domethėnė shtatėdhjet e dy orė. Kjo kohėzgjatje nuk fillon nė kohėn kur i vesh, por pasi t’i kesh veshur mestet, nė kohėn kur ėshtė prishur abdestin. Ai qė ėshtė me meste, pasi tė prishet abdesti, nėse merr rrugė, pa kaluar njėzet e katėr orė mund t’u japė mes-h kėtyre mesteve gjatė tri ditėsh e tri netėsh, domethėnė mes-h i udhėtarit. Kur je mysafir diku por je banor i qytetit dhe kanė kaluar njėzet e katėr orė, i heq mestet dhe i lanė kėmbėt e merr abdest.

Nuk lejohet tė jepet mes-h mbi mesten e shqyer aq sa tė futen tre gishta tė kėmbės. Nėse shqyerja ėshtė mė e vogėl se kjo masė, mes-hi lejohet. Nėse njė meste ėshtė shqyer nė disa vende tė vogla, tė cilat kur t’i mbledhėsh bėjnė sa tre gishta, t’i japėsh mes-h nuk lejohet. Nėse nė njė meste ka shqyerje qė shihet se ėshtė sa dy gishta, dhe nė tjetrėn sa dy ose njė gisht, kėtyre mund t’u jepet mes-h. Shqyerja qė nuk lejohet pėr mes-h, nuk ėshtė sa tė shihen majat e tre gishtave, por sa tė shihen tre gishtat tė tėrė.

2. MES-HI MBI PLAGĖ DHE MBI FASHO

Nėse heqja e gjėrave si fasho, lidhėse, beze, fllaster, pambuk e melhem tė vėna nė ose mbi plagė tė thatė dhe nė e mbi plasaritje tė lėkurės e dėmtojnė plagėn, nuk duhet tė hiqen ato, po duhet tė jepet mes-h mbi to.

Kush nuk mund ta mbajė abdestin,  merr abdest kur tė dojė. Me abdestin e marrė fal sa tė dojė farze dhe nafile dhe lexon Kur’an. Kur tė kalojė koha e namazit, e prish abdestit. Pas fillimit tė kohės sė ēdo namazi merr abdest tė ri dhe derisa tė kalojė kjo kohė, bėn ēdo ibadet.

Pėr t’u konsideruar dikush si njė person qė nuk mund tė mbajė abdestin, duhet tė vuajė vazhdimisht nga njė gjė qė e prish abdestin. Domethėnė, person qė nuk mund ta mbajė abdestin me arsye, konsiderohet ai qė brenda kohės sė ēdo namazi merr abdest dhe qė nuk mund tė qėndrojė me abdest vetėm sa tė mund ta falė farzin. Njeri qė nuk mund ta mbajė abdestin konsiderohet njeriu arsyeja e tė cilit pas faljes sė ēdo namazi qoftė njė herė tė pikojė, ajo arsye ėshtė e vazhdueshme.


 [1] Fillova me emėr tė All-llahut i cili ėshtė i madh. Falėnderimi i qoftė Zotit, i cili (na) e dha fenė Islame dhe na nderoi me iman. Falėnderimi i qoftė Zotit, i cili ujin e bėri pastrues dhe Islamin e bėri dritė.
  [2] O All-llah! Mė jep tė pij njė gotė nga pusi i profetit tėnd, nė mėnyrė qė pas asaj pirjeje tė mos e ndiej etjen kurrė.
  [3] O Zoti im! Ma mundėso tė shijoj aromėn e xhennetit dhe mė furnizo me begati tė Xhennetit. Dhe mos mė lyej me erėra tė Xhehennemit.
  [4] O Zoti im! Ma zbardh fyrytėn me dritėn tėnde, ashtu siē ke zbardhur fytyrėn e evliave tė Tu. Dhe mos ma nxi fytyrėn pėr shkak tė gjynaheve tė mia ditėn kur nxihen fytyrat e armiqve tė Tu.
  [5] O Zoti im! Ma jep librin tim nė anėn time tė djathtė dhe ma lehtėso marrjen nė pyetje para Teje.
  [6] O Zoti im! Mos ma jep librin tim nga e majta as nga e prapa. Dhe mos ma bėj tė vėshtirė marrjen nė pyetje.
  [7] O Zoti im! Mos i hidh nė Xhehennem trupin tim dhe flokėt e mi, dhe mė merr nėn hije tek hija e Arshit Tėnd, ditėn kur nuk do tė ketė hije pos hijes sė Arshit Tėnd.
  [8] O Zoti im! Mė bėj prej atyre qė e dėgjojnė fjalėn dhe qė e mbajnė tė mirėn.
  [9] O Zoti im! M’i siguro kėmbėt e mia ditėn kur tė shkelin mbi Sirat.
[10] O Zoti im! Ditėn kur kėmbėt e armiqve tė Tu do tė rrėshqasin mbi Sirat, mos i bėj tė rrėshqasin kėmbėt e mia.

 

                                                                                                     

Home  /  E-Mail  /  AlbanianArabicAzeriBosnianBulgarianDeutsch - EnglishFranēaisPersianRussian - TurkmenTürkēe - Urdu - Uzbek