PĖIMBAJTJA

BESIMI DHE ISLAMI

BOTIMET E VAKĖFIT IHLĀS Nr. 1

  1-Besimi Dhe Islāmi

  2-Parathėnie

  3-Dy fjalė mbi pėrkthimin nė shqip tėlibrit "Besimi Dhe Islāmi"

  4-Fillimi

  5-Besimi dhe Islāmi

  6-Kushtet e Islāmit

  7-Kusthet e Imānit

  8-All-llahu teālā egziston, njė ėsht

  9-Tė jemi njerėz tė mir, gjithnjnė tė mir tė bajmė

10-Letra e Sherefeddīn Munīrī-t

11-Skjarimet


BESIMI
DHE
ISLĀMI

Mevlānā Hālid-i Bagdādī

Pėrkthyer nė turqisht
Kemahli Feyzullah Efendiu

Pėrkthyer nė shqip
Abdullah Sipahi

Botimi i dytė

Hakīkat Kitābevi
Darüžžefeka Cad. 57 P.K.: 35 34262
Tel: 90.212.523 4556 – 532 5843 Fax: 90.212.525 5979

http://www.hakikatkitabevi.com
e-mail: bilgi@hakikatkitabevi.com
Fatih-ISTANBUL/TURKEY
2000

 

BESIMI DHE ISLĀMI

BISMIL-LAHIRRAHMĀNIRRAHĪM
Parathėnie

Zoti Madhėshtor ėsht i pėrdhimbshėm pėr tė gjith njerėz nė botė. Gjera, pėr tė cilat kanė nevejė i krijon dhe ēdo njenit i dėrgon. Ai tregon rrugėn qė ēon nė lumturin e pafundshme. Ata qė duke u-mashtruar nga shokėt e kėqij, ata qė i u besojnė librave tė damshme, radiove tė huaja, ata tė shashtisurė nga rruga e drejtė, i ēon nė rrugėn e drejtė, po tė duan ata vet. Po tė dėshirojne ata vet. Zoti Madhėshtor i shpėton njerzit nga katastrofa pėr jetė. Kėte dhuratė nuk i u fal vetėm t'egursuarve dhe njerzve tiranik. Ditėn o āhiretit ata besimtarė qė e kan merituar xhehennemin, lutjet e tyre do t'i pranoji dhe do t'i fali dhe do t'i fusi nė xhennet. Vetėm Ai ėshte qė i ka krijuar tė gjitha krijesat, tė cilat i mban tė gjalla dhe i ruan ato nga fatkeqsija dhe terori. Pra, duke u-strehuar nėn emrin e lart tė njė All-llahut d.m.th.duke shpresuar ndihmėn e Tij, fillojmė qė t'a shkruajmė kėt libėr.

Le tė jet hamd (shyqyr) Zotit Madhėshtor. Le tė jet salat dhe selam Pejgamberit tė Tij tė dashur Muhammad alejhisselamit. Qofshin lutjet t'ona pėr Ehlibejtin tė paster tė Pejgamberit tė lart, si dhe pėr ēdo njenin nga shokėt e tij t'Es'habi qiramit.

Me mija libra janė shkruar qė i kan njoftuar besimin, urdhratė dhe ndalesat tė fes Islame. Shumė nga ata janė pėrkthyer dhe shpėrndar nė ēdo vend. Me gjith atė njerėz me mendime tė prishura i kan sulmuar gjykimet tė ndriēuarė e tė dobishėm t'Islamit. Janė munduar qė t'i njollojnė, t'i ndryshojnė ato dhe janė munduar qė t'i mashtrojnė Muslimanėt.

Jemi mirėnjohtės dijetarve t'Islamit qė sot nė ēdo vend tė botės mundohen qė t'a pėrhapin e t'a zgjerojnė fen Islame. Edhe sot ka aty kėtu njerėz qė nuk i kan lexuar ose nuk i kan kuptuar veprat e dijetarve t'Ehli synnetit. Kėta njerėz nxjerin kuptime tė gabuar nga Kur'ani qerimi si dhe nga Hadisėt tė Pejgamberit dhe shkruajnė nė mėnyre tė papėrshtatshme. Me gjith atė orvatjet e tyre jane duke u-shkrirė pėrpara imanit te shėndoshtė tė Muslimanve.

Muslimani ėsht ai, i cili thot se ėshtė musliman dhe i cili shifet duke falur namaz sė bashku me xhemaatin. Pastaj, nė se nė njė fjalėn e tij, nė njė shkrim ose nė njė lėvizje tė tij konstatohet diēka qė nuk pėrputhet me dituritė e imanit qe e kan njoftuar dijetarėt e Ehli synnetit, atėhere ky gabimi i tij ėsht qyfr dhe shastisja nga rruga e drejtė dhe ky njeri lypset tė korrigjohet. Thuhet se njeri i kėtill duhet qė t'i lutet Zotit Madhėshtor pėr faljen e gabimit qė e ka bėr. Nė se ky musliman, duke u-pėrgjegjur me at mendimin e tij tė prishur dhe nė se nuk pendohet, kuptohet se ėsht larguar nga rruga e drejtė. Ky njeri edhe se nuk pendohet, kuptohet se ėsht larguar nga rruga e drejtė. Ky njeri edhe tė fal namaz, edhe tė shkoj nė haxhilluk edhe t'i baji tė gjitha ibadetėt (lutjet), edhe nė se ban shumė tė mira, nuk shpėton nga shkatėrimi. Deri sa nuk heq dorė nga gjera qė janė shkak pėr qyfr, nė se nuk i lutet Zotit Medheshtor pėr falje, njeriu nuk mund tė konsiderohet si musliman. Ēdo musliman duhet qe t'i dije gjera qė mund tė bahen shkak pėr qyfr, nė kėte mėnyre duhet tė ruhet qė tė mos konsiderohet si murtad dhe duhet qe t'i njohi ata njerėz qė janė musliman vetėm me fjalė tė bosha, d.m.th. ata qė janė qafira. Duhet qė t'i njohi mirė ata dhe tė ruhet nga damėt e tyre.

Resulull-llahu (S.A.V.) kishte njoftuar me kohė se nga Kur'ani qerimi dhe nga hadisėt do tė nxiren kuptime tė gabuarė dhe tė prishurė dhe nė kėte mėnyrė kan pėr tė dal 72 grupe tė degjeneruara muslimanėsh. Librat “Berika” dhe “Hadika” kėtė hadīsi sherif-in e kan mar nė shqyrtim dhe kan bėr skjarime mbi tė, duke u-bazuar nė librat e Buhari-t dhe tė Muslim-it. Nuk duhet tė besohet librave tė cilėt paraqiten n'emėr tė dijetarve tė vėrtet dhe n'emėr tė profesorve tė vėrtet musliman. Mos tė besojmė fjalimeve tė tyre nėpėr konferenca tė ndryshme. Duhet qė tė jemi tė zgjuarė kundrejtė tyre dhe tė mos biem nė dredhit e hajdutve tė imanit. Pėrveē ketyre muslimanve injoranta, nga ana tjeter masonėt, misionerėt krishter, cionistet ēifut me metoda te reja mundohen qe t'i mashtrojnė tė vegjlit t'onė nėpėrmjet tė shkrimeve tė ujdurdisura, te filmeve, pjesve tė ndryshme theatrale, tė radiove, televizioneve. Nė kėte mėnyrė mundohen qė t'a zhdukin Islamin dhe imanin t'on. Pėr kėte veprimtari tė tyre ata harxhojnė miliona dollarė. Por dijetarėt Islam rahimehumull-llahu tealā pėrgjigjet e tyre i kan shkruajtur qė ma par, ata na e kan treguar rrugėn e shpėtimit tė fesė, tė qetsisė dhe tė shpėtimit nė pėrgjithsi. Edhe ne, pikėrisht pėr kėte arsye nga radhat e atyre dijetarve e zgjodhėm librin e dijetarit tė madh Islam Mevlana Halidi Bagdadī Osmanī-t kuddisesirruh “Itikadname”. Ky libėr ėsht pėrkthyer nė gjuhėn turke nga ana e Haxhi Feyzullah efendiut dhe duke u quajtur “Feraid-ul-fevaid” ėsht shtypur nė Egjipt nė vitin 1312 pas Hixhretit. Duke e thjeshtuar kėt pėrkthim, e botuam me emrin “Besimi dhe Islāmi”. Pėr botimin e kėsaj vepre qė u-ba kismet, i falenderojmė pa fund Zotit Madhėshtor. Origjinali i ketij pėrkthimi nė gjuhėn persishte ndodhet nė Bibliotekėn e Univerzitetit tė Stambollit nė pjesėn Ibni Emin Mahmud Qemal bej me emrin “Itikadname" No. 2639.

Autori i librit “Durrul muhtar” mbi kurorzimin (niqah) e qafirit kėshtu thotė: “Njė vajzė muslimane qė ndodhet nėn kurrorzim, kuer arrin nė moshėn e pubertetit, tė pjekurise, nė se nuk e din muslimanllėkun, i prishet kurorzimi. Nė kėt rast duhet qė t'i spjegohen asaj vetijet e Zotit Madhėshtor dhe ajo duhet qė t'i pėrsėrisi dhe tė thotė se i ka besuar ato. Dijetari Ibni Abidini duke e skjaruar kėte, kėshtu thot: "Vajza deri sa ėsht e vogėl e deri sa mvaret nga prindrėt muslimane, mbassi arrin nė moshėn e pjekuris, nuk vazhdon ma qė t'a ket fen e prindėrve tė veta. Nė se arrin nė moshėn e pjekuris duke mos e njohur muslimanllėkun, atėhere ajo ėsht murtad (Shih skjarimet nė fund tė librit). Deri sa nuk do t'i mėsoji e t'i diji tė gjashtė shtylla tė besimit e deri sa nuk do tė beson se duhet t'i pėrshtatet Islamijetit dhe t'a thotė Qelimei tevhidin qe e ka kuptimin Lā ilāhe il-lall-llah Muhammedun resulull-llah (Nuk ka tjetėr perendi perveē All-llahut), Muhammedi ėsht resuli i All-llahut, nuk i vazhdon muslimanllėku i saj. Duhet qė t'i mėsoji ato gjashtė kushte t'Islamit dhe t'i besoji ato si dhe duhet tė thotė se i pranon ato”. Nga kėto fjalė t'Ibni Abidinit kuptohet se njė qafir po t'a shqyptoje qelimei tevhidin dhe nė se shkurtimisht e beson ate, n'at ēast po bahet musliman. Por si ēdo musliman edhe ky kuer gjen mundėsi duhet qė t'a lexoje Amentu-n. Amentu-ja keshtu esht: “Amentu bil-lahi ve melāiqetihi ve qutubihi ve rusulihi vel jevmil āhiri ve bil kaderi, hajrihi ve sherrihi minall-llahi tealā vel ba'su ba'del mevti hakkun Esh-hedu en lā ilahe il-lall-llah ve esh-hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu (Shif skjarimet nė fund tė librit). Duhet t'i baje pėr mendsh principet e Amentu billah-it dhe kėto mirė e mirė t'i mėsoji. Edhe fėmija muslimane nė se kėto gjashtė gjera nuk i mėson dhe se nuk thotė se i beson, kuer mėrrin nė moshėn e pjekuris, bahet murtad. Mbi kėto principe tė besimit (imanit) gjinden njohuri tė gjera. Ēdo musliman lypset qė t'a lexoje mirė kėt libėr dhe duhet tė mundohet qė edhe fėmijtė e tija, tė afėrmit e tija e tė njohurit t'a ken lexuar.

Nė librin t'on, duke i shkruar kuptimet e ajeteve ėsht pėrmendur fjala “mealen” (turqisht). Kjo do tė thotė se kuptimi i ajetit esht jo fjalė pėr fjale, jo bukvalisht, por si mbas njoftimeve tė tefsirit (komentit) te Kur'anit. Sepse kuptimet e Ajeti qerimevet i ka kuptuar vetėm Resulull-llahu (S.A.V.) dhe ai i ka transmetuar shokve tė veta. Dijetarėt e tefsirit kėto hadisi sherifėt (tė thanat e Pejgamberit)i kan ndar nga ato qe i kan ēpikur munafiket dhe zindikėt dhe pėr hadisi sherifėt qė nuk i kan gjetur, duke u-mbėshtetur nė diturit e veta, i kan nxjerur kuptimet e ajeteve. Injorantėt qė me gjith se e dijnė gjuhun arabe nuk kan ide bile mbi diturin e tefsirit dhe nuk janė nė gjendje qė tė japin kuptime tė shendoshta tefsirve tė vertet tė Kur'ani qerimit. Nė lidjhe me kėte nė njė vend tė Kur'ani qerimit kėshtu urdhėrohet: Ata qe nxjerin kuptime nga Kur'ani si mbas mendimit tė tyre, bahen qafira. All-llahu i Math le tė na mbaj nė rrugė tė drejtė qė na kan treguar dijetarėt e Ehli synnetit. Zoti madhėshtor le tė na ruaj nga mashtrimi i injorantve tė fes Islame, nga ata qė s'kan mez-hebe si dhe nga munafiket, tė cilėt i mbajnė emrat e dijetarve tė vėrtet Islam dhe tė cilėt pėrhapin gėnjeshtra tė stolisura. Amin.

1 Nėntor 1991    19 Nėntor 1370                    24 Rebiy'ulāhir 1412
(p.Krishtit)                       (p.Hixhri Shemsi)          (p.Hixhri Kameri)

DY FJALĖ MBŻ PĖRKTHŻMŻN NĖ SHQŻP
TĖ LŻBRŻT "BESIMI DHE ISLĀMI"

Me perkthimin e librit "BESŻMŻ DHE ŻSLAMŻ" para se tė gjithash kemi patur pėr qėllim kryesor qė tė pėrsėriten njohurit themeltare tė fes Żslame tek Muslimanėt Shqiptar. Kėto njohurit themeltare janė ato tė besimit n'Żslam. Feja Żslame ėsht feja ma e lartė, ma pėrparimtare, ma humanitare dhe tolerante. Feja Żslame ėsht e sinqertė, e cila predikon egzistencėn e Zotit Madhėshtor me argumenta tė bazuara nė shekencė: nė fizikė, kimi, anatomin e njeriut, tė kafsheve dhe tė bimve e tj. Edhe sot konstatohet se zhvillimet e fundit tė shkencės dhe tė teknologjis tregojnė se ēdo gjė nė gjithėsi ndodhet mbrenda njė plani e programi. Si mbas eksperimentave e shqyrtimeve tė bėra, kuptohet se as njė ngjarje nė botė nuk ėsht e rastit, por realizohet mbrenda vullnetit tė fort hyjnor. Besimi nė fen Islame nuk ėsht vendosur nė zemrat e besimtarve me dhunė, ose me imponimin e ndonjė fuqije nga jasht, por duke u-bind, pa patur edhe njė dyshim ma tė vogėl.

All-llahu Teālā [All-llahu Teālā nė fen Islāme ėsht njė emėr qė pėrdoret pėr Zotin Madhėshtor (krijuesin).] nė shumė vende tė Kur'anit e lartson diturin dhe dijetarėt, tė cilėt nėpėrmjet tė veprave tė ndryshme tė tyre kan bėr tė mundur qė njerzit t'a kuptojnė sa ma lehtė e sa ma mirė Islamin nė pėrgjithsi e nė kėte mėnyrė t'a formojnė bindjen mbi besimin nė zemrat e tyre. Urdhri i par i All-llahut teālā i dėrguar Resulit tė Tij nėpėrmjet tė Xhebrail alejhisselāmit fillon me keto fjalė: "Lexo, me emrin e atij i cilli tė ka krijuar nga hiē gjė". Edhe Hazreti Pejgamberi nė shumė hadisi sherifet e lavdėron diturin dhe dijetarėt.

Tė dashur vllezėr Shqiptar, pėrkthimi i njė vepre ēfar do qoftė letrare nga turqishtja nė shqip, ose anasjelltas ėsht i vėshtir, e sidomos pėrkthimi i njė vepre me karakter fetar, siē ėsht kjo. Sepse nė radhėn e parė Kur'ani qerimi si dhe tė gjitha degėt e fes Islame janė nė gjuhėn arabe. Nga vetvetiu edhe unė nė pėrkthim pata qė tė baj shumė edhe me arabishten.

Tė dashur vllezėr, duke e pėrkthyer kėte vepėr tė vogėl, por tė randsishme jam munduar qė tė japi spjegime tė hollsishme, sidomos jam munduar qė t'i skjaroj fjalėt arabe qė ju t'i kuptoni me lehtėsi, prandaj ato i kam spjeguar nė kllapa. Pėrveē kėsaj tė gjitha fjalėt tė panjohura qė pėrmenden nė pėrkthim i kam pėrmbledhur nė njė listė tė veēantė nė fund tė librit. Me gjith ate, duke e lexuar librin, ndoshta disa vende do t'ju duken si apstrakte. Nė realitet nė spjegimin e Islamit nuk ka as gjė apstrakte, mjafton qė me vemendje tė lexojmė dhe duke undalur pak, tė mendojmė.

Natyrisht ky libėr mbi Besimin dhe Islamin ėsht njė libėr diturije. Si ēdo dituri, edhe diturija fetare, simbas asaj ka fjalė tė saja. Kėto kuptohen mbassi lexohet libri. Por ai qė ato nuk i mėson, nuk e lodh kokėn, nuk mund t'a kuptoje librin. Prandaj kėt libėr nuk duhet lexuar si gazetėn, nuk duhet qė tė hedhim vetėm njė sy, por duhet qė tė mundohemi pėr t'a pėrvehtsuar kuptimin e ēdo fjalije. Nė mbarim tė ēdo periudhe duhet qė t'a pėrsėrisim ate. Gjith kėto duhet qė t'i ranjosim nė kujtesėn t'onė si njė pėrmbledhje. Kemi pėr detyrė qė t'i mėsojmė fėmijve t'ona dhe tė njohurve. Duke vepruar nė kėte mėnyre, do tė pėrfitojmė shumė sevape. Pejgamberi i dashur (Sal-lall--llahu alejhi ve sellem) kėshtu ka thanė: "Ai qė dy ditė qėndron nė tė njejtin vend, mashtrohet, humb". Kėto fjalė e kan kėt kuptim: Ai qė pėr ditė nuk pėrparon, ai qė nuk mėson gjera tė reja, humbas shumė. Nga e gjith kėjo kuptohet se feja Islame jo vetėm prapavajtjen, por edhe tė qėndruarit nė vend bile, refuzon. Ajo gjithnjė urdhron pėrparimin dhe lartsimin.

Kur'ani qerimi qė nga zbritja e tij Pejgamberit tė dashur nga All-llahu teālā e qė nga formimi i tij nė njė libėr tė vetėm e deri mė sot, nuk ka pėsuar asnjė ndryshim ma tė vogėl, bile as njė germė, nuk ka pėsuar as njė reformė si qė ka ndodhur nė fen Krishtere dhe n'ate Ēifute, nė tė cilat kohė mbas kohe nga ana e klerit nė favor tė klasave sunduese janė bėr reforma tė ndryshme. Pikėrisht kėtu qėndron origjinaliteti i fes Islame. Ajo si ka qen nė gjysmėn e shekullit shtat, ashtu ėsht edhe sot, ashtu ka pėr tė qen deri nė ditėn e kijamettit.

Kėtu dėshėroj qė t'i ēfaqi falenderimet e mija mikut t'im tė shtrejt, shkrimtarit Zoti Hysein Kaleshit, i cili me redaktimin qė e bėri, e ka lartsuar vlerėn e pėrkthimit tė librit.

Me nderime               
Pėrkthyesi nė gjuhėn shqipe    
Abdullah Sipahi        

Besoj se vllau i im i dashur Abdullah Sipahi ėsht duke bėr njė shėrbim tė vlefshėm pėr vllezrit Musliman Shqiptar, duke mar pėrsipėr pėrkthimin e kėtyre temave shumė tė randsishme tė fes Islame.

All-llahu teālā le t'na baj kismet tė gjithve neve qė tė pėrfitojmė sevape nė kėte rrugė.

Hüsein Kaleži                        
Vāiz nderi i Muftillėkut tė Stambollit     

FILLIMI

Mevlanā Halidī Bagdādī (kaddesall-llahu teāla sirrehul aziz) para se me fillue me shkrue librin e vet, duke e shkruajtur letrėn XVII tė vėllimit III tė librit “Mektubāt” t'autorit Imami Rabbānī Farukī Serhendi-t rahmetull-llahi alejhi ka dashur qė t'sjelli librit njė zbukurim dhe bereqet. Imāmī Rabbanī kuddise sirruh[Imāmi Rabbanī vdiq nė vitin 1034 p, Hixhretit (1624 p. Kr.).] nė kėte letėr kėshtu na urdhėron: Letrės i a filloj me besmele (Bismil-lahirrahmānirrahīm). Shyqyr Atij qė na bėri kismet qė tė jemi ymmet (bashkesi fetarėsh) tė Muhammedit alejhisselam, i cili na ka nderuar duke na bėr musliman.

Duhet qė tė mendojmė e tė kuptojmė shumė mirė se ēdo tė mirėn na dėrgon vetėm Ai, Zoti Madhėshtor. Ēdo gjė ėsht krijuar vetėm nga Ai. Ēdo krijesė, nė ēdo ēast vetėm Ai e mban n'egzistencė. Vetijet ma tė larta dhe tė bukura me tė cilat jan pajisur abdet (robėt) e tij janė, tė shquarit, tė dėgjuarit t'ona, tė folurit t'ona janė qė tė gjitha nga Ai. Nimete tė panumurta Ai na i ka dėrguar. Ai i ka shpėtuar njerzit nga vėshtėrsirat, nga fatkeqsirat dhe bezdisjet. Ai na i ka pranuar lutjet t'ona dhe na ka larguar nga belarat e fatkeqsit dhe mjerimet. Ai na i ka krijuar rizqet (te ngopurit) dhe ato na i ka dėrguar. Dhuratat i ka aq tė bollshme, sa qė nuk i ka kursyer as nga ata qė bajnė gjynahe (gabime). Ai gjithmon i mbulon gjynahėt e robve tė Tija, i fal edhe ata bile qė nuk i binden urdhėrave tė Tija, i fal bile edhe ata qė nuk i respektojnė ndalesat e Tija. Ai nuk i turpėron gabuesit pėrpara tjerve dhe haptazi, d.m.th. nuk don qė t'a shkeli nderin e tyre. Zoti Madhėnshtor e don shumė faljen, Ai shpejtė fal gabuesit. Ka mėshirė dhe nuk shpejton nė tė dėnuarit. I shpėrndan dhuratat dhe tė mirat edhe miqve edhe armiqve. Ai nuk kursen as gjė nga kurkujt. Si tė mirėn ma tė lartė, ma me vlerė qė ėsht, Ai gjithmon tregon rrugėn ma tė drejtė, rrugėn e lumturis. Ai na tregon rrugėn e shpėtimit. Ai nxit njerzit qė tė mos shashtisin nga rruga e drejtė e qė tė shkojnė nė xhennet. Pėr tė pėrfituar nga tė mirat e pafundshme tė xhennetit, pėr tė pėrfituar nga kėnaqsit e tė pafundshme si dhe pėr tė pėrfituar dashurin dhe pėlqimin e Tij, Zoti Madhėshtor na urdhėron qė t'i pėrshtatemi Pejgamberit tė Tij tė dashur Hazreti Muhammedit sal-lall-lahu alejhi vesellem. Ja, tė mirat e Zotit Madhėshtor jan tė hapura, ne shesh si Dielli. Tė mirat qė na i bajnė tė tjerėt nė tė vėrtetėn jan tė mirat qė na vijnė nga Ai. Ai krijon ndėrmjetsit, tė cilve u jep dėshirė dhe mundėsi pėr tė bėr tė mirė. Prandaj nga ku do e nga kush do qė vijnė tė mirat, nė tė vėrtetėn ato Ai na i dėrgon. Me prit ndonjė tė mirė nga dikush tjetėr pėr veē Atij, i ngjan sikuer tė kėrkojmė diēka si emanet nga emanetēiu, ose tė kerkojmė ndonjė lėmoshė (sadaka) nga ndonjė varfri. Edhe injorantėt bile dhe kokėtrashėt e dijnė sa njerėz tė zgjuar se kėto fjalėt t'ona jan me vend e tė drejta. Tė thanėt jan tė kjarta, nė shesh, ato janė njohurit qė nuk kan nevojė pėr as njė koment.

Detyra humanitare e njeriut ėsht qė me tė gjitha fuqit e veta tė jet mirėnjohtės Zotit Madhėshtor, i cilli na i ka dėrguar gjith kėto nimete (te mira). Ėsht njė detyrė, njė borē qė i urdhron mendja e njeriut. Por nuk ėsht punė e lehtė me e sjell nė vend kėte mirėnjohjen e duhurė ndaj Zotit Madhėshtor. Sepse njerzit duke mos qen, jan krijuar, jan tė dobėt jan nevojtar, jan me tė meta dhe me vese tė kėqija, deri sa Zoti Madhėshtor gjithnjė ėsht. Ai ėsht i pėrjetshėm, ėsht lark nga tė gjitha tė meta dhe vese tė kėqija. Tė gjitha epėrsit i ka. Njerzit n'as njė mėnyrė dhe n'as njė pikpamje nuk kan as njė far pėrngjajshmėri, as afėrsi me Zotin Madhėshtor. Kėsish robė tė Zotit qė janė pa vlera a mund tė jenė nė gjendje pėr t'a ēfaqur mirėnjohjen nė mėnyrė tė denjė emrit tė Zotit Madhėshtor? Sepse ka shumė gjera pėr tė cilat njerzit mendojnė se janė tė bukura e tė vlershme, deri sa Zoti Madhėshtor ato gjera i konsideron si tė pavlershme dhe nuk i pėlqen ato. Pėr gjera pėr tė cilat jemi tė bindur se jan tė pėrshtatshme pėr t'a ēfaqur nderimin, admirimin dhe mirėnjohjen Zotit Madhėshtor, mund tė jen tė papėlqyeshme dhe tė thjeshta. Prandaj njerzit me mendjen e tyre tė dobėt, me shiqimet e tyre tė shkurtra nuk jan nė gjendje pėr tė gjetur mėnyra nderimi dhe mirėnjohtjeje ndaj Zotit Madhėshtor. Mbassi mėnyrat qė vlejnė pėr mirėnjohje dhe nderim nuk bahen tė njoftuara nga Zoti Madhėshtor, pra gjera lavderuese mund tė jen tė kundėrta, tė ndyta pėr Zotin Azimushan.

Ja pra, njerzit qė duhet t'i kryejnė detyrat e tyre ndaj Zotit Madhėshtor si rob tė Tij (abd), jan keto: besim me zemėr, me gjuhė dhe me trup. Kėto detyra na jan njoftuar nga Zoti Madhėshtor dhe na jan paraqitur pėrpara nga Pejgamberi i Tij tė dashur. Detyrat e robit tė Zotit qė i ka urdhruar Zoti Madhėshtor quhen Islamijeti. Mirnjohja ndaj Zotit Madhėshtor sillet nė vend duke u-pėrshtatur rrugės tė cilėn e ka hapur Pejgamberi i Tij Muhammed alejhisselami. As njė mirnjohje, as njė ibadet (lutje) qė nuk i pėrshtaten kėsaj rrugės, as ato qė jan jasht asaj rruge, Zoti Madhėshtor nuk i pranon, as i pėlqen. Sepse ka shumė gjera qė njerzit mendojnė se jan tė bukura e tė mira, Islamijeti ato nuk i pranon dhe ban tė njohur se jan tė shėmtuara.

Kjo do tė thotė se ai qė ėsht me mend, pėr t'a ēfaqur mirėnjohjen Zotit Madhėshtor, duhet qė t'i pėrshtatet rrugės sė Muhammed alejhisselamit. Kėsaj rruge i thon Islamijet dhe atij qė i pėrshtatet Muhammed alejhisselamit i thon musliman. Pėr ēfaqjen e mirėnjohtjes (shyqyrit) Zotit Madhėshtor, d.m.th. pėr pėrshtatjen Hazreti Muhammedit thon lutje (ibadet). Diturit islamike janė dy: diturit fetare dhe diturit shkencore. Diturit fetare pėrseri ndahen ne dy: 1) me besue me zemėr. Kėto janė diturit qė duhet tė besohen. Kėtyre diturive i thonė “Usuli din” ose rregullat e besimit (iman). 2) diturit qė bahen me zemėr e me trup. Kėto diturit quhen “Firui din” ose “Ahqami Islamijje” ose “Sheriat”.

Diturit fetare qė ka njoftuar feja Islame janė diturit tė shkruar nė librat e dijetarve tė Ehli synnetit, d.m.th. nė librat e dijetarve te zot tė Ehli synnetit. Ai qė nuk beson nė ndo njėnėn nga diturit e imanit dhe tė Ehli synnettit, ai qė nuk beson ndonjė nga ajeti qerimet, ose ndonjė nga hadisėt ėsht qafir (i pa fe). Nė qoftė se dikush e mėshef ate qė nuk e beson quhet munafik (hipokrit). Ai qė edhe e mėshef besimin e vet edhe njėkohėsisht tregohet si musliman nė kėtė menyre duke i mashtruar muslimanet e tjer, quhet zindik (renegat). Ata qė nuk i dijnė kjartas kuptimet e ajeteve dhe gabimisht i kuptojnė ata si dhe gabimisht i komentojnė dhe ma nė fund i besojnė me gabim, bahen qafira (tė pa fe). Kėta njerėz quhen mulhid. Nė qoftė se dikush me gabim pėrkthen dhe me gabim i kupton ājetet me kuptime jo tė kjarta dhe ato i beson me gabim, nuk bahet qafir. Por mbassi ėsht larguar nga rruga e Ehli synnetit, ai ka pėr tė hyr nė xhehennem. Por kėta mbassi i besojnė ājetet me kuptime tė kjarta, nuk do tė jen pėr jetė nėn torturat, do tė lirohen nga xhehennemi dhe do tė futen nė xhennet. Kėta quhen bid'at, ose njerėz tė shashtisur nga rruga e drejtė. Kėta njerėz janė 72 lloj, tė cilve as njė lutje nuk pranohet. Muslimanėt me besim tė plot e tė drejtė quhen Ehli synnet velxhemaat ose shkurt Synnī.

Nė tė falurit (ibadete) muslimanėt Synnī janė ndarė nė katėr mez-hebe (sekte) kryesore. Ata qe marin pjesė nė kėto katėr sekte e njohin njeni tjetrin, e duan njeni tjetrin. Ai qė nuk ėsht pjestar nė njenin nga kėto katėr sekte, nuk mund tė jet nga Ehli synneti. Ai qė nuk ėsht Synnī mundėsisht mund tė jet qafir, ose njeri bid'at. Kjo pėrmendet nė librin e Imam Rabbāni-t. Si mbas njenit nga katėr sekte, nė se lutsi ban gjynah, ose gabon nė lutjet e tija, Zoti Madhėshtor nė se don, i a fal gjynahėt e tija, nuk e fut nė xhehennem as njė herė. Me gjith se si mbas sasis tė gjynahve, nė se don Zoti Madhėshtor i dėnon kėta njerėz, por pastaj i fal. Ata qė nuk besojnė ndonjenėn nga diturit e kjarta, pėr tė cilat edhe injorantėt bile kan dėgjuar, do t'a pėsojne pėr jetė dėnimin nė xhehennem. Edhe kėta jane qafira.

Qafirėt ndahen nė dysh: qafirėt me libėr dhe ata pa libėr. Atij, duke qen musliman dhe pastaj e braktis fen i thon murtad. Dijetari Ibni Abidini thotė: “Murtadėt, mulhidėt, zindikėt, mexhusit (ata qe e besojne zjarrin, lopėn e tj.), fetishistėt, filozofėt antik Grek, munafikėt, budistėt dhe masonėt janė tė kėtillė. Qafirėt me libėr janė Krishterėt dhe Ēifutėt qė i besojnė librat e tyre tė zbritur nga qielli, por tė cilėt me kohė kan pėsuar reforma. Librat e tyre jane Ungjilli dhe Bibli.

Qoftė me libėr, qoftė pa libėr, ēdo qafir nė se e pranon fen Islame, bahet musliman dhe shpėton nga xhehennemi. Ai tani ėsht njė musliman i pastėr, pa gjynahe. Por ai lypset qė tė jet musliman Synni. Me qen Synnī do tė thotė: qė t'a lexoje librin e njė nga dijetarėt e Ehli synneti, t'a mėsoj at libėr dhe si mbas atij t'a rregulloje veprimtarin e vet dhe besimin dhe punėt e veta t'i pėrshtasi si mbas atij libri. Nė botė njė njeri nė se ėsht musliman apo jo kuptobet atėhere kuer ai pa patur ndonjė shtėrngim nga jashtė e ēfaq muslimanllėkun me fjalė e me vepra. Por ky njeri-musliman nė ahiret (botėn tjetėr) ka shkuar me iman ose jo, meret vesh nė frymėn e fundit tė tij, d.m.th. me rastin e vdekjes. Qoftė mashkull ose femėr njė musliman qė ka bėr gjynahe tė mėdhaja, nė se i lutet Zotit Madhėshtor pėr falje, sigurisht ato do ti falen. Atėhere ai bahet fare i pastruar.

BESIMI DHE ISLAMI

Nė kėt libėr do tė skjarohet njė Hadisi sherif (fjalėt e resulull-llahut), i cili na ban tė njohur besimin (imanin). Shpresojmė se me bereqetin e kėtij Hadisi sherifit do tė plotsohen besimet e muslimanve dhe se ata do t'a gjejnė shėndetin dhe lumturinė.

Kėshtu e kam besimin tė bukur ndaj Zotit Madhėshtor i cili i ka tė bollshme tė mirat dhe mėshirat pėr robėt e Tija, o Zoti Math, falja fjalėt tė pa vend tė kėtij Halidi modest e me zemėr tė zezė, pranoji lutjet e tija me tė meta qė jane. Ruaj mė nga tė kėqijat mashtruėse tė shejtanit (dreqit). Gėzo m'a shpirtin duke mė ruajtur nga mashtrimi i fjalve dhe tė shkruarve gėnjeshtra t'armiqve t'Islamit. Vetėm Ai ėsht i mėshirshmi ma i madh dhe dhuruesi ma shpirtmadh i dhuratave. Me tė shkruemit e kėtij libri, autori i tij, unė nuk kam patur pėr qėllim qė tė tregoj ndonjė superioritet mbi tjerėt, ose qė tė fitoj ndonjė famė. Kam patur pėr qėllim tė vetėm qė tė le njė kujtim e tė baj njė shėrbim. Zoti le t'i ndihmoj ketij Halidit tė pafuqishėm me ndihmėn e vet dhe me ndihmėn e shpirtit fatlum te Resulit tė Vet. Amin.

Vetijet (atributėt) vetijake tė Zotit Madhėshtor janė gjashtė: Vuxhud, Kidem, Bekā, Vahdanijet, Muhalefetu lil havadis dhe Kijamu binefsihi.

1) Vuxhud d.m.th. me qen, me egzistue.

2) Kidem, Ai nuk ka pikė fillimi, ka egzistuar gjithmon.

3) Beka, egzistence e Tij ėsht e amshueshme, e pafundshme, pėr jetė. Pėr Zotin “mos me qen, ose nuk ka”, nuk mund tė thuhet as njė herė.

4) Vahdanijjet d.m.th. se Ai nuk ka tė pėrbashkėt me as gjė dhe as gjė nuk ka as njė tė pėrngjajshme me Tė.

5) Muhalefetu lil havadis e ka ket kuptim: Ai nuk i ngjan as njė krjesės n'as njė pikėpamje.

6) Kijamu bi nefsihi, d.m.th. qenja e Tij, egzistenca e Tij ėsht nga Ai vet.

Nga kėto gjashtė vetijet, as njena nuk ėsht tek as njė krijesė tjetėr. Kėto vetijet tė Zotit Madhėshtor nuk kan as njė afėrsi dhe lidhje me as njė krijesė tjetėr. Disa dijetarė than se Vahdanijjeti dhe Muhalefetu-lil havādis janė tė njė kuptimi, duan tė thon se atributėt vetijake tė Zotit Madhėshtor nuk janė gjashtė, por pesė.

Pėr veē Zotit Madhėshtor, ēdo gjė tjetėr quhet Mā-Sivā ose Ālem, qė do tė thotė botė, gjithėsi, rruzullim. Tani thonė edhe natyrė. As njė botė nuk egzistonte, qė tė gjitha botra i krijoi Zoti Madhėshtor. Tė gjitha botrat jane Mumkin dhe Hādis. D.m.th. duke mos qen mund tė bahen dhe duke qen munden qė tė mos jen. Pra, duke mos qen jane krijuar. Do me thane se Zoti Madhėshtor gjithmon ka qen, egzistonte. Pėr kėte ėsht dėshmi e kjartė ky hadisi i Pejgamberit alejhisselam: “Zoti Madhėshtor egzistonte kuer as gjė nuk ishte”. Njė dėshmi tjetėr se botrat janė krijuar duke mos qen, ėsht se ato gjithmon duke u prishur, janė ndryshuarė. Deri se gjera t'amshueshme, tė pafundshme nuk ndryshojne. Vet Zoti Madhėshtor si dhe atributėt e Tija jane tė kėtilla. Kėto as njė herė nuk ndryshojnė. Deri sa nė fenomenėt fizike ėsht i mundur ndryshimi i gjendjes. Nė reakcionėt kimike thelbi dhe konstrukcioni ndryshojnė. Shofim se landėt duke u-zhdukur shndrohen nė lande tė tjera. Sot rishtas dihet se landa, elementi nė ndryshimet atomike si dhe nė reakcionėt bėrthamore shndrohen, duke u-zhdukur kalojnė n'energji. Ndryshimi i kėtill i botravet, formini i njerės nga tjetra nuk mund tė vije nga pafundshmeria. Duhet qė tė ket njė fillim, duhet qė tė jet formuar nga materjet dhe elementėt e para, tė krijuara nga mospasja, d.m.th. nga hiēi.

Krijimi i ēdo gjeje duke mos qen, dėshmon se ka mundėsi edhe bota tė jetė krijuarė duke mos qen as njė herė.

Vuxhud do te thot me egzistue, me qen. Ka tre lloj Vuxhud (qenje):

1) Vaxhibul vuxhud, d.m.th. qenja, egzistenca, diēka qė duhet tė jet. Gjithnjė ėsht edhe nė pafundshmėri para edhe nė pafundshmėri pas, pėr jetė ėsht. Ky Vaxhibul vuxhud ėsht vetėm Zoti Madhėshtor.

2) Mumteniul vuxhud d.m.th. diēka qė nuk egziston edhe kurr nuk do t'egzistoje p.sh. sherik, shok, partner pėr All-llahun Madhėshtor nuk egziston. Si Zoti Madhėshtor tjetėr perėndi nuk ka as nuk mund tė jet.

3) Mumkinul -vuxhud d.m.th. diēka mund tė jetė edhe nuk mund tė jet. Te gjitha botrat, krijesat pa perjashtim jan tė kėtij lloji. E kundėrta e fjalės vuxhud ėsht fjala adem d.m.th. mosqenje, mospasje. Te gjitha botrat, d.m.th. ēdo gjė para se ishin kan qen nė adem, kan qen adem nė mospasje, nuk egzistonin.

Mevxhud, qe d.m.th. diēka egzistuese ndahet nė dysh:

Mumkin dhe Vaxhib.

Mevxhud po t'ishte vetėm mumkin, d.m.th. mund tė jet edhe nuk mund tė jet, mund t'egzistoj dhe nuk mund t'egzistoj dhe nė ketė kohė nė mos t'ishte vaxhibul-vuxhud, d.m.th. nė mos t'ishte egzistenca e pafundshme, as njė qenje nuk do t'ishte. Sepse me u-krijue duke mos qen ėsht nje ndryshim, njė ngjarje. Si mbas shkencės fizike pėr procesin e njė ngjarjeje tek njė lande, kjo landė duhet qė tė jet ndikuar nga njė fuqi nga jashtė dhe burimi i kėsaj fuqije pa tjeter duhesh qė t'egzistonte para egzistimit tė kėsaj lande. Pėr kėte arsye mevxhud (egzistues) qė ėsht mumkin qe d.m.th. duke mos qen krijohet dhe duke qen zhduket, bahet hiē dhe duke mos qen ėsht krijuar. D.m.th. mevxhud qė ėst mumkin nuk mund tė egziston vetvetiu. Nė mos t'a kishte ndikuar ndo njė fuqi, pėr jetė do t'ishte nė mospasje, nuk do tė mundesh qė tė egzistoje. Ajo qė nuk e krijon vehten e vet s'esht e mundur qė t'i krijoji mumkina tjerė.

Egzistenca e botes tregon se egziston njė krijues qė e ka krijuar ate nga mospasja, nga hiēi. Pra, duket kjartė se krijuesi i tė gjitha mumkinve (d.m.th. duke mos qen mund tė bahet si dhe duke qen mund tė mos jet) dhe duke mos qen ėsht krijuar, duhet qė tė jet vetėm vaxhibul-vuxhud, d.m.th. Zoti, Perėndija. Ai ėsht i lasht, d.m.th. gjithmon ka egzistuar. Vaxhibul vuxhud, d.m.th. qenje, me qen, egzistues, por qenje me vehte, qė nuk ka ardhur nga tjeter kush, por nga vehtja e vet. Nė mos t'ishte kėshtu, Ai si mumkin dhe hādis qė ėsht, duhej qė t'ishte krijuar nga dikush tjeter. Deri sa kjo ėsht njė perfundim i kundėrt i mendimit real. Fjala hudā nė gjuhėn persishte do tė thotė gjithmon egzistues, autoegzistues, qė do me than kadim (i lasht).

Shofim se rruzullimi ėshte nė njė harmoni tė habitshme, krijuesi i kėsaj harmonije duhet qė t'i ket kėto atribute, d.m.th. duhet qė tė jet: Haj (i gjall), Ālim (i ditur), Kādir (mjaftė i fuqishėm), Murid (dėshiruės), Sem (dėgjues), Basir (pamės), Mutekellim (folės) dhe Malik (krijues). Me vdek, me qen injorant, me qen i pafuqishėm, me veprue me dhunė, me qen i shurdhėr dhe qor nė syt, mos me qen nė gjendje me folė, gjith kėto janė tė meta dhe gjera qė paraqesin njė pazotsi tė madhe, ėsht e pamundur qe t'i gjejmė tek krijuesi i gjithesis. Ėsht e pamundur me i gjet kėto vetijet tek krijuesi dhe ruajtsi i qenjeve nga zhdukja.

Qė nga atomėt e deri tek yjet ēdo egzistencė ėsht krijuar si mbas njė aritmetike dhe si mbas njė ligji. Nė ligjet tė zbuluara nė fushėn e fizikės, kimis, astronomis dhe tė biologjis, rregullimi nė lidhjet ndėrmjet tyre na habitin mendjen. Edhe natyralisti i math Darwini bile, duke menduar mbi hollsirat dhe rregullimin nė konstrukcionin e syrit, detyrohet qė tė thot se: “Nga habitje do tė ēmendesha”. Krijuesi i te gjitha ligjeve, llogarive tė holla dhe tė formullarve qė mesohen nė diturit e shkencės a mundet vallė me qen me atribut tė pa plot?

Pėr veē kėsaj vetijet e pjekuris i shofim edhe tek mahlukėt (krijesat) e Tija (te Zotit). Kėto vetijet tek mahluket ai i ka krijuar. Po mos tė egzistonin kėto vetijet tek Ai, krijesat e tija do t'ishin ma tė larta se Ai.

Pėrsėri po themi se gjindja e tė gjitha vetive tė pjekuris e tė larta tek krijuesi i kėtyre botrave, tek Ai nuk duhet tė ket as njė veti me tė meta. Sepse ai qė ėsht i pa plot, i pa perfekcionuar, me tė meta nuk mund tė jet krijues.

Po t'i mos marim parasysh dėshmit e lartėpėrmendura, na tregon mendja, na tregojne ājetet a Kur'anit si dhe Hadiset e Pejgamberit alejhisselam vetijet e pėrsosmėris, tė pjekuris tė Zotit Madhėshtor. Kėtu pėr dyshim nuk ka vend, nuk ėsht xhaiz (nuk ėsht e lejuar). Kėtu me ndyshue bahet shkak pėr qyfr, pėr fyerje, sharje. Kėtyre tetė vetive tė pėrmendura tė pėrsosmėris thon: Sifati thubutijje tė All-llahut Teāla. D.m.th. Sifati thubutijje janė tetė dhe Zoti Madhėshtor i posedon qė tė gjitha kėto vetijet tė pėrsosmėris. Nė vetijet e Tija, nė punėt e Tija nuk ka as njė kusur, tė metė si dhe as njė pėrzierje dhe ndryshim.

KUSHTET E ISLAMIT

Me ndihmėn e All-llahut Madhėshtor, i cili gjithmon i mban n'egzistencė tė gjitha botra, i cili ėsht nė ēdo ēast i gatshėm dhe i zgjuar, fals'i tė gjitha tė mirave dhe i nimeteve, tani po fillojmė me skjarue fjalėn fatlume (Hadisin) tė Pejgamberit t'on tė dashur.

Nga imāmi i famshėm dhe guximtar Omer bin Hattab (Radijall-llahu anhu) Zoti e pėlqeftė, i cili ėsht njeni nga Es-habi qirami, njeri nga tė mėdhejt t'on tė dashur, i njohur me fjalėt e tija tė drejta, kėshtu na ėsht njoftuar: Ishte njė ditė, kuer ne, disa nga Es-habi qirami ndodheshim pranė Resulull-llahut (S.A.V.). Ajo ditė dhe ajo orė ishin aq me nder dhe me vlerė, sa qė ka qen njė ditė e jashtėzakonshme dhe qė nuk pėrfitohet kollaj. Atė ditė na u-ba kismet qė tė nderohemi duke qen tė pranishėm nė muhabbetin e Resulull-llahut (S.A.V.). Na qe kismet qė t'a shofim bukurin e fėtyrės sė tij, e cila u jep shpirtrave kėnaqsi dhe ngazėllim. Pėr t'a treguar nderin, vlerėn e kėsaj dite, ka qen njė ditė e tillė qė.....tha Omer bin Hattabi, Zoti e pelqefte at. Me e pa Xhebrail alejhisselamin nė formėn e njeriut, me dėgjue zėrrin e tij ishte njė ditė qė tė dėgjojsh nga goja fatlume tė Resulull-llahut (S.A.V.) diturit e nevojshme pėr (abd) robėt e Zotit Madhėshtor. Si kjo ditė nderi, ditė e ēmuarė a mund tė jet vallė ndo njė ditė tjetėr? N'atė kohė aq tė kjartė sikuer lindi Hana, na u-afrua njė njeri i math, njė personalitet.Ishte veshur me petka shumė tė bardha, flokėt i kishte mjaftė tė zi. Nga trupi i pastėr kuptohesh se nuk ishte udhėtar. As njeni nga neve Es-habi i Resulull-llahut (S.A.V.) qė ishim aty tė pranishėm nuk e njihte. D.m.th. se ai nuk ishte dikush qė e njihnim. U-ul pranė Sal-lall-llahu ve Sel-lemit, i afroi gjut e veta gjuve tė Tij. Ky ishte ėngjelli i quajtur Xhebraili. Kishte hyr ne formėn e njeriut. Me gjith se qėndrimi i tij nuk pėrputhesh me edukatėn, kjo gjendje e tij tregonte diēka tė randsishme. Kjo gjendje e tij bante tė ditur se pėr t'a mėsuar diturin fetare nuk ėsht turp dhe se njė dijetarit tė lart nuk i pėrshtatet kryelartėsija. Xhebrail alejhisselami me kėt qėndrimin e tij donte te thot se kush do qė t'a mėsoje diturin fetare lypset qė lirisht tė baje pyetje dijetarve, sepse pėr t'a mėsuar fen nuk ėsht e drejtė me pas turp. Ai kėtė i u bante tė ditur Es-habi qiramit. Nuk ėsht turp me kuptue dhe me mėsue se si bahet ibadeti Zotit Madhėshtor. Shkurt, Xhebrail alejhisselami donte tė tregonte aty se pėr t'a mėsuar fen duhet lirisht t'i pyesim dijetarėt e fes.

Ai i nderuari personalitet i vuri duart nė gjut fatlum tė Resūl-i-Eqrem-it (S.A.V.) duke e pyetur: “O Resulull-llah, trego m'a mua Islamin, muslimanllėkun”.

Ne fjalor fjala Islam e ka kuptimin me u-pėrul, me u-dorzue, me u-ba teslim. Resulull-llahu thot se fjala Islam e ka kuptimin e pesė shtyllave tė Islamijetit.

Resuli Eqrem (S.A.V.) kėshtu urdhėroi:

I pari kusht i Islāmit ėsht me sjell, me than: “Esh-hedu en lā ilāhe il-lall-llah ve esh-hedu enne Muhammeden abduhu ve resūluhu.” Kjo nė gjuhėn shqipe ka kėt kuptim: “Dėshmoj se pėr veē All-llahut nuk ka tjetėr hyjnī (perėndi) dhe dėshmoj se Muhammedi ėsht robi dhe pejgamberi i Tij”. Pėr njeriun me mend (pa tė meta mendore) dhe qė ėsht arritur nė moshėn e pjekuris ėsht pėr detyrė qė tė beson e tė thotė: “Nė tokė e nė qiell pėr veē Atij nuk egziston as gjė qė i duhet me u-fal e qė duhet t'adhurohet. Hyjni e vėrtet ėsht vetėm e vetėm Ai-All-llahu Madhėshtor. Ai ėsht Vaxhibul vuxhud qė do me than ka egzistuar gjithmon dhe ka me egzistue pėr jetė. Ai i ka tė gjitha gjera ma tė larta. Ai nuk ka as njė tė metė (kusur). Emri i Tij ėsht All-llahu. Pastaj duhet qė tė vazhdoje: dhe se Muhammedi ėsht i dėrguari i Tij dhe robi i Tij”. Nė kėt vend Muhammedi alejhisselam kėshtu pėrshkuruhet: Fėtyrėn e ka ngjyrė trandafili, tė kuqė-bardhė, tė shkėlqyeshme e tė dashurė. Me sy tė zi dhe me ballin fatlum tė hapur. Me vese tė bukura. Hija nuk i bie pėr tokė, fjalėt i ka shumė t'ėmbla. Ėsht lindur n'Arabi nė Mekke, prandaj i thon Arab. Ėsht i biri i tė bijve tė fisit Hashimī, Abdullahut. E ama ėsht Hazreti Āmine-ja, e bija e Veheb-it. Lindi me 20 Prill 571 pas Krishtit, ditėn e Hane duke u-gėdhire mėngjezi. Duke qen nė moshėn dyzet vjeēare, i u ba e ditur se ėsht bėr pejgamber. Ky vit quhet “Bi-set”. Pastaj trimbėdhet vjet me rjesht nė Mekke i ftoi njerzit pėr nė fen Islame. Me urdhėrin e All-llahut u-shpėrngul nė qytetin e Medines. Kėtu e pėrhapi Islamijetin nė ēdo anė. Pas dhjet vjet nė Qershor tė vitit 632 (diten e 12. te Reibūl evveli, ditėn e hanė) vdiq nė Medine. Si mbas historianve me rastin e shpėrnguljes nga Mekke-i muqerreme pėr nė Medine-i munevvere nė vitin 622 pas Krishtit, ditėn e 27. te Enjte te muait Safer afėr mbramjes nė malin Sevr u-strehua nė shpellė. Natėn e sė Hanės dolli nga shpella dhe tė 20. ditė, tė Hanėn arriti nė fshatin Kubā tė Medines. Kjo ditė e lumturė u-ba “Viti Hixhrī Shemsi”, Viti i ri i Muslimanve.[Hixhrī vjen nga fjala hixhret qė do tė thot shpėrngulje. Shemsī do tė thot si mbas Diellit (Shems).] Viti i Ri i Shii-ve (tė mez-hebit, tarikatit) te Shiive ėsht gjashtė muaj mė parė. Pra, viti i ri i tyre fillon me 20 Mars, qė ėsht Dita e Nevruzit. Kjo ėsht ditė kuer mėxhusit, qafirėt e adhuronin zjarrin. Ditėn e Enjte, kuer takoi qė dita e nata tė jen tė barabarta, mbeti nė fshatin Kubā dhe ditėn e Premte u-largua nga kėtu. Atė ditė hyri nė Medine. Ishte dita e parė e muajit tė Muharremit, ditė e cila u-pranua si fillimi i Vitit Hixhrī Kamerī. Kamerī do tė thot si mbas Hanes (Kamer).

I dyti nga pesė kushte t'Islāmit ėsht falja e namazit. Namazi falet pesė herė nė ditė nė kohra tė caktuara. Ēdo musliman ēdo ditė nė kohė tė caktuarė duhet qė t'a fali namazin e duhur. Koha e caktuarė pėr namazin ėsht farz (e domosdoshme). Ėsht gjynah i math me fal namaz si mbas kalendarve tė gabueshėm qė i kan pregatitur injorantėt dhe njerėz pa mez-hebe dhe namazi i falur nė kėte menyrė para kohe nuk mund tė jet i shėndosht. Namazėt duhet qė tė falen duke mar parasysh gradat e tyre: farz-in, vaxhib-in dhe synnet-in. Namazin e falim duke e dorzuar zemrėn All-llahut Madhėshtor dhe duke mos e kaluar kohėn e caktuarė. Nė Kur'āni qerim namazit i thuhet Salāt. Nė fjalor e ka kuptimin e lutjes sė melaiqeve pėr faljen e gjynaheve, e ka kuptimin e mėshirės sė Zotit Madhėshtor. Falja e namazit fillon me “Teqbiri iftitah” “All-llahu eqber”. Mashkujt duke i ngrejtur duart deri prapa veshve dhe pastaj duke i vur mbi kėrthizėn duke than All-llahu eqber. Nė uljen e fundit pėr tokė kokėn e kėthejmė njė herė kah supi i djatht e pastaj kah supi i majt duke than: Esselamu alejkum ve rahmetull-llah, Esselamu alejkum ve rahmetull-llah.

Kushti i tret i Islamit ėsht me dhan zeqat-in e pronės. Nė fjalor zeqati kėshtu spjegohet: pastėrti, lavdėrim, me arrijte nė gjendje tė mirė, tė bukur. Nė Islam zeqati kėt kuptim e ka: nga teprica e pasuris (pėr veē nevojės) tė njė pronari, mbrenda njė sasije tė kufizuar (Nisab) qė do tė thot mjaftueshme me dhan njė sasi tė caktuarė dhe si mbas Kur'anit me e shpernda midis muslimanve. Kjo pronė e shpėrndar quhet pronė zeqati. Tė detyruarit e dhanjes sė zeqatit duhet tė ken pėr kujdes qė duke e dhan ate nevojtarve, mos t'i preki ndjenjat e tyre. Nė tė katėr mez`hebe ka katėr lloj pronash qė i nėnshtrohen dhėnjes sė zeqatit. Kėto jan: zeqati pėr floririn dhe argjendin, zeqati pėr mallrat tregtije, zeqāti pėr kafshėt katėrkambshe qė japin mish dhe qė ma se gjysmėn e vitit kullosin nė livadh dhe ma nė fund zeqati pėr t'ardhurat nga toka. Ketij tė fundit i thon edhe “Usher”. Me tė mbledhur prodhimet toksore jepet zeqati i tyre. Tre llojėt tė tjer te zeqatit shpėrndahen pas njė viti mbassi caktohet sasija e “Nisab-it” (teprices).

Kushti i katėrt i Islāmit ėsht agjirimi: Me agjirue ēdo ditė gjat muajit tė Ramazanit. Agjirimit i thon “Savm. Nė fjalor e ka kuptimin me ruajtė diēka nga diēka tjetėr. Nė Islamijet duke mar parasysh kushtet, gjatė muajit tė Ramazanit si mbas urdhrit t'All-llahut teālā do tė ruhemi nga tri gjera: nga tė ngranit, nga tė pirit dhe nga ēdo pune seksuale. Muaji i Ramazanit fillon duke e par Hanėn e re. Nuk fillon pra, duke llogaritur qė ma parė; si mbas kalendarit.

Kushti i pest i Islamit ėsht “Haxh”. Ēdo musliman qė ka mundėsi duhet qė njė herė nė jetė t'a kryeje detyrėn e haxhillėkut, duke vizituar Qaben. Muslimani qė dėshėron tė shkoj nė Haxh, gjatė kohės sė vajtje ardhjes nė Mekke, si dhe gjatė kryerjes tė formaliteteve nė Qabe, duhet qė t'a ket siguruar nevojėn materijale tė familjės sė vet. D.m.th. me tepricėn e parave do te mundet t'a kryeje kėt kusht. Ai ne haxhilluk ban “Tavaf”[Me u-sjell rrotul rreth Qabes], e viziton Arafat-in [Vendi i shenjte n'afersit e Mekkes qe duhet te vizitohet gjate haxh-it].

Ai njeri i madh mbassi i dėgjoi kėto pėrgjigje nga Resulull-llahu, tha: Drejtė fole o i dėrguari i Zotit. Omeri, Radijall-llahu anhu na ban tė dijtur kėte habitjen e tė pranishmvet (Es-habi qirami-t) mbi gjendjen e kėtij personaliteti, sepse edhe ban pyetje edhe e vėrteton saktėsin e pėrgjigjeve tė Resulull-llahut. Diēka me pyet, do tė thotė me mėsue atė qė s'e din dhe kuer thotė: “Drejtė fole”, tregon se i din ato pėrgjigjet.

Ma i randėsishmi nga pesė kushte tė pėrmendura sa ma lartė, ėshte me fol dhe me besue kuptimin e “Qelimei shehādet-it. Si mbas randėsis, pas kėsaj vjen falja e namazit. Pastaj agjirimi dhe haxhi. Zeqati vjen nė fund. Por me unanimitet tė dijetarve tė Ehli-Synnetit, pranohet epėrsija e shehadet-it. Pėr epėrsin e katėr kushteve tė tjer, fjalėt e dijetarve janė nė drejtimin siē pėrmendėm ma lartė. Qelimei shehadeti u-ba i pari farz n'Imān, u-ba e domosdoshme qė nė fillim tė Muslimanizmit. Tė pes kohė namazi u-ban farz nė vitin 12. (Viti Bi'Set), ose njė vit e disa muaj para Hixhretit, Natėn e Miraxhit[Nata e Miraxhit eshte nata e shajte kuer Pejgamberi (S.A.V) dolli ne qiell per takim me Zotin.]. Ramazani sherifi[Ramazani sherifi. Fjala “Sherifi” esht nje artibut i mir.] u-ba farz[Farz, d.m.th. i,e domoshoshem, qė duhet pa tjeher te bahet.] nė vitin e dyt pas Hixhreti nė muajin Shaban. Zeqati u-ba farz kuer edhe agjirimi, d.m.th. nė muajin Ramazan. Deri sa Haxh u-ba farz nė vitin 9. pas Hixhreti.

Njė njeri qė mohon njenin nga kushte t'Islamit, d.m.th. nuk e beson njenin nga ata, ose tallet dhe nuk e respekton, Zoti na ruajtė, bahet qafir. Gjithashtu ai qė e refuzon “hallallin” dhe “haramin” qė janė fare tė kjarta e tė njoftuara nga Zoti Madhėshtor, me fjalė tjeter ai qė hallallit i thotė haram dhe haramit i thotė hallall, bahet qafir. Ai qė mohon hjerėn nga domosdoshmerit e ditura tė fes d.m.th. ndonjenėn nga diturit, tė cilėn e kuptojnė edhe injorantėt e vendeve muslimanė, bahet qafir.

Haram janė kėto gjera: me hangėr mishin e derit, me pi pije alkoolike, me luajtur bixhoz, femrat nė se i zbulojne kryet, flokėt, krahėt dhe kambet, mashkujt nė se zbulojnė pjesėn e trupit nga gjujt deri nė kėrthizė dhe nė kėte mėnyre dalin pėrpara njerzve, ėsht haram. D.m.th. Zoti Madhėshtor kėto na i ka ndaluar. Tė katėr mez-hebėt, tė cilėt i kan njoftuar urdhėrat dhe ndalesat e Zotit Madhėshtor kan pikpamjet e tyre tė ndryshme mbi kufit e shiqimit n'organėt e turpit ose ato me i zbulue pėrpara tjerve. Ēdo musliman, simbas mez-hebit pėrkatės, ėsht farz qė t'i mbuloji vendet e turpshme tė trupit tė vet. Gjithashtu ėsht haram me i shikue kėto vende tė zbuluara tek tė tjerėt. Dijetar'i madh Żmamī Gazalī nė veprėn e tij "KŻMJAŻ SEADET" kėshtu thotė mbi moszbulimin e fermave Muslimane: Sikuer qė ėsht haram qė grat dhe vajzat tė dalin nė rrugė me kokė, flokėt, krahėt dhe kėlqet tė zbul uara, gjithashtu ėsht haram qė tė dalin me robe tė ngushta e tė holla, tė stolisura e me erna tė kandshme. Pėr dalijen e tyre nė rrugė nė kėte mėnyrė, pėr kėte gjė kan gjynah edhe nėna, babai, bashkshorti dhe vllau, sepse u kan lejuar kėte dhe e kan pėlqyer. D.m.th. se nė xhehennem do tė digjen sė bashku. Nė se do tė luten pėr faljė, do tė falen dhe nuk do tė digjen. All-llahu teālā i don ata qė luten pėr falje. Mosdalja dhe mbulimi i vajzave tė arritura nė pubertet e nė menēuri pėrpara mashkujve tė huaj u-urdhrua nė vitin tret tė Hixhretit. Nuk duhet qė tė mashtrohemi injorantve tė kandisur agjentve Englez tė cilėt e paraqesin pėrpara moszbulimin para se tė vije ajeti "Hixhab" dhe se mbulimin pastaj e kan ēpikur dijetarėt e fikhut. Pėrveē kėtyre, tė gjitha kėto janė haram: me gėnjye, me ba thashe theme, me folė nė mungesėn e tjetrit e me folė keq pėr te, me akuzue ndonjenin (iftira), vjedhje, me ba dredhi (hile), trathėtija, me thye zemėr, me nxjer ngashėnim, me e pėrdorė pronėn e huaj pa leje, mos me i pague pagesat e puntorve dhe tė mbartsve (hamallve), me ngrejtė krye kundra shteti, d.m.th. me i kundėrshtue ligjet dhe urdhėrat e qeveris, si dhe mos me i pague taksat (tatimet) e shtetit. Kėto me i ba edhe ndaj vendeve jomuslimanė potė jesh atje, ėsht haram. Nė se xhahilet (injorantet) nuk i kuptojnė gjera tė njohura, gjera qė janė jo tė domosdoshme, atėhere kjo nuk ėsht qyfėr, nuk ėsht fyerje, por ėsht gjynah.

 

Zoti ėsht dhe si e vertet njė ėsht
E tregon kėte natyra, ēdo gjė e lashtė,
Gurėt e toka, ujti dhe ajri, kafsha dhe bima
A s'e dėshmojnė gjith kėto se Ai gjithnjė ėsht?

                                 Nė qiell ndezin kandila yjet
                                 Pas nate sigurisht dita ngryset,
                                 Dhe Dielli gjithnjė duke qeshur
                                 A s'e tregon se Zoti egziston?

Sa me gjallni e jetė
Rrjedhin pėrrojt e lumejt,
Nėpėr kopshte piqen frytet
A s'e tregojnė se Zoti ėsht?

                                 Hijshija e krahut tė fluturės
                                 Nezhga gjashtkandshe e bletės,
                                 Tuneli i bėr i urrithit
                                 A s'e tregojne se Zoti ėsht?

Rrotullimi i hanės, i tokės
Zhdukja e ēdo krijese tė botės,
Njeriu, i zoti i mendjes
A s'e tregojnė se Zoti egziston?

KUSHTET E IMANIT (BESIMIT)

Ky njeri i math pėrsėri pyeti: “O Resulull-llah, ē'ėsht imani, na trego”? Mbassi pyeti dhe mbassi e mori pėrgjigjen Xhebrail alejhisselami, e pyeti Resūli eqremin (S.A.V.) qė t'a skjaronte tė vėrtetėn dhe thelbin e imānit. Nė fjalor fjala “imān” d.m.th. me njohė do njenin si tė zot tė fjalės, si tė drejt, d.m.th. qė meriton ēdo besim. Nė Islamijet imāni e ka kėt kuptim: me besue se Resuli Eqrem (S.A.V.) ėsht pejgamberi i Zotit Madhėshtor, se ėsht i zgjedhur nga Ai, se ėsht “nebi” dhe lajmėtar. Kėte lypset me dijtė me siguri dhe duke besuar me e shqyptue me gojė. Me i besue njoftimet e tija qė i janė njoftuar pejgamberit shkurtimisht nga Zoti Madhėshtor dhe me besue gjer'e gjatė si dhe me sa fuqi qė ka duke e shqyptuar me gojė “Qelimei shehadet'in”. Deri sa imāni i fort ky esht: “Me besue Zotin Madhėshtor dhe vetijet e Tija me tė madhe, plotėsisht e nga zemra, sikuer me besue shpėtimin nga djegėja e zjarrit ose nga tė kafshuarit e gjarpėrit. Me besue, sikuer me vrapue kah pėlqimi i Tij, si dhe me u-largue nga dėnimi i Tij. Me besue me aq siguri sikuer qė ėsht njė shkrim i gėdhendurė mbi gurin e mermerit.

Imāni dhe Islāmi janė e njejta gjė. Besimi nė kuptimin e imānit ndodhet nė tė dyja. Me gjith se ndėrmjet tyre nuk ka diferenca tė veēanta e tė pėrgjithshme, me gjith se nė fjalor kan kuptime tė ndryshme, n'Islamijet nuk kan tė ndarė, janė identike.

Imāni ėsht njė gjė e vetme, ose e pėrber nga disa pjesė? Nė se ėsht i pėrber, nga sa pjesė ėsht? Veprimet (punėt), ibadetėt (lutjet) jane nga imāni ose jo? Kuer themi: “Unė kam imān”, a ėsht xhaiz (e pranueshme) ose duhet qė tė themi se” “Inshaal-llah unė kam imān”, ose jo? N'imān mund tė ket pakicė dhe shumicė? A ėsht krijesė imāni? Me pas imān (me besue) a ėsht nė dorė tė njeriut? Ose mos vall muminėt (besnikėt) kan besuar me dhunė, mos vall kan besuar duke u-detyruar? Nė se n'imān ka dhunė, nė se ka detyrim, atėhere pse ėsht urdhėruar qė se i cili t'a ket? Tė gjitha me i tregue do kohė. Prandaj kėtyre pyetjeve nuk do t'u pergjigjemi veē e veē. Por duhet kaq tė dihet: Si mbas sekteve Esh-ari dhe Mu'tezile nuk ėsht xhaiz pėr tė bėr diēka qė s'ėsht “mumkin”, d.m.th. se nuk pranohet teza qė tė ket urdhėruar Zoti Madhėshtor. Edhe sikuer tė jet vet “mumkin”, si mbas Mu'tezileve, nuk ėsht “xhaiz” qė tė ket urdheruar njerzve qė tė bajnė gjera tė pamundura. Mirė po simbas Esh'arīve ėsht xhaiz (e mundur). Por nuk ka urdhėruar. Kėshtu ėsht p.sh. me urdherue qė njeriu tė fluturonte n'ajr. Imāni nuk kėrkon nga njerzit qė nė ibadetėt dhe nė veprimet e tyre tė bajnė diēka tė pa mundur ndaj Zotit. Pėr kėte arsye njeriu duke qen musliman, ēmendet ose bahet nė gjendje anormale mendore dhe duke qen nė kėte gjendje vdes, muslimanllėku i tij vazhdon me gjith se ai vet nuk ėsht nė gjendje qė t'a vėrtetoje.

Nė kėt Hadisi sherif tė Pejgamberit nuk duhet menduar kuptimin e imānit si mbas fjalorit, sepse mbassi kuptimi i tij nė fjalor ėsht “me vėrtetue”, “me besue”, as njė injorant Arap nuk ka qė mos t'a dije. Atėhere mbetet qė Es-habi qirāmi (radijall-llahu anhum exhmaīn) ėsht e pa mundur qė mos t'a ken ditur e kuptuar ate. Xhebrāil alejhisselāmi e kishte pėr qėllim qė t'i mėsonte Es-habi qiramin kuptimin e imānit. Pėr kėte arsye ai ėsht duke e pyetur Resulull-llahun (S.A.V.) se kujt i thon imān n'Islamijet. Edhe Resulull-llahu (S.A.V.) tha se imāni ėsht besimi nė gjashtė gjera tė shquara:

1) Para sė gjithash me besue Zotin Madhėshtor, urdhėroi ai. Imāni do tė thotė qė me anė tė zbulimit ose me ndėrgjegje me gjet, ose duke u-bazuar nė argumenta duke u-nis nga mendja me gjet fjalėn ma tė pėlqyeshme e tė zgjedhur si dhe duke i pėrshtatet asaj fjalės, me besue nga zemra e shpirti gjashtė gjera tė njohura t'imānit dhe ato me i shqyptue me gojė. E para nga kėto gjashtė gjera ėsht me besue se Zoti Madhėshtor ėsht “Vaxhibul vuxhud” dhe hyjni e vertet dhe se ėsht krijuesi i tė gjitha krijesave. Me besue pa as njė dyshim se nė kėte botė e n'āhiret ēdo gjė qė ndodhet ėsht bėr duke qen pa materi, pa kohė dhe pa ngjajshmėri, nga hiē gjė i ka krijuar vetem Zoti Madhėshtor. Me besue se: tė gjitha landėt, atomėt, molekulėt, elementėt, kompozimet, materit organike, qelizat, jetėn dhe vdekjen, ēdo ngjarje, ēdo reakcion, ēdo lloj fuqije, llojėt e energjis, levizjėt, shpirtrat, engjėjtė, ēdo qenje me shpirt o pashpirt, qė tė gjitha kėto i ka krijuar vetėm Ai dhe se vetėm Ai i mban ato ēdo ēast n'egzistencė. Siē qė ka krijuar nė njė ēast ēdo gjė duke mos qen, (gjithmon ėsht duke krijuar njenėn nga tjetra) kuer do tė vije dita e kijametit, pėrsėri ka pėr t'i zhdukur tė gjitha ato. Krijuesi i ēdo qenėjeje, pronar'i ēdo gjeje ėsht Ai. Lypset besuar se Ai nuk ka epror mbi vehte, nuk ka urdhėrues. Ēdo superioritet, ēdo veti pjekurije i pėrkasin Atij. Tek Ai nuk ka as njė tė metė e atribut me mungesė. Ai mund tė baje ēdo gjė qė don. Ato qė i ban nuk janė as nė dobi tė Tij, as nė dobi tė dikujt tjetėr. Ate qė ban, nuk ban pėr ndonjė ngatėressė. Prandaj nė ēdo punė tė tij ka arsyetimė, mirrėsira dhe dhurata.

Ai nuk ėsht i detyruar qė t'u japi robve tė Veta ndo njė gjė tė mirė, gjė tė dobishme, ose dikujt sevap e dikujt dėnim. I ka hije virtytit te Tij tė lart qė nė se do, tė gjith ata qė e kundėrshtojnė, tė gjith ata qė kan bėr gjynahe, t'i fusi nė xhennet. Nga ana tjetėr edhe tė gjith ata qė i pėrulen dhe i kryejnė ibadete tė tyre ndaj Tij, nė se don i fut ne xhehennem, sepse kjo ėsht nė meshirėn e Tij dhe si mbas drejtėsis sė Tij. Por Ai ka dėshėruar dhe ka njoftuar se muslimānet si dhe tė gjith ata qė i kryejnė ibadete ndaj Tij, do t'i fusi nė xhennet dhe do t'i pajisi me tė gjitha tė mira, deri sa qafirėt do t'i torturoji pa fund nė xhehennem. Ai nuk kėthehet nga fjala. Nga tė gjitha gjallėresat, edhe t'i binden edhe mos t'i binden, Ai nuk ka as njė dobi. E tėr gjithėsija tė jet qafire, tė jet kundėrshtare e Tij, nuk e damton At. Po tė dėshėroje robi i Tij qė tė baje diēka, nė dashte Ai, me njė herė e krijon ate. Ai ėsht krijuesi i lėvizjeve tė robve tė Tija. Ai ėsht krijuesi i ēdo gjeje. Ai nė mos dashtė, nė mos krijoftė, hiē gjė nuk mund tė ngrihet kundra Atij. Edhe nė i deshiroftė pabesin dhe gjynahėt, ato nuk i aprovon. As kush nuk mund tė perzihet nė punė tė Tija. “Pse kėshtu bėri, ose po tė kishte bėr keshtu....”, as kush nuk ka as fuqi as tė drejtė qė tė thotė ose qė tė pyesi pėr arsyen. Pėrveē atyre qė pranojnė shok (sherik) Atij, Zoti Madhėshtor po tė doje, e fal njeriun qė ka bėr gjynahe qofshin ato edhe tė mdhaja. Pėrveē pabesis ndaj Tij nė se ky njeri vdes pa i u lutur pėr falje, Ai nė dashtė e fal. Qoftė edhe pėr njė gjynah tė vogėl, Ai nė dashtė e torturon njeriun. Ai ka njoftuar se ata qė kan vdekur si qāfira dhe si murtad, nuk ka per t'i falur kursesi dhe se ata pėr jetė do t'i torturoji nė xhehennem.

Muslimanėt tė Kibles, nė se ibadete nuk i bajnė nė pėrputhje me besimin ma tė drejt, d.m.th. si mbas Ehli synnetit dhe se pėr kėt pa u-lutur pėr falje vdesin, atėhere Zoti Madhėshtor do t'i torturoji ata nė xhehennem, por kėta qė quhen bid'at nuk kan pėr tė mbetur pėr jetė nė xhehennem.

Me e pa Zotin Madhėshtor me syt e ballit (nė jetėn e vėrtet) ėsht xhāiz. Por kurrkush nuk e ka par Atė. Ditėn e kijametit, nė mahsher Ai qafirve dhe besnikve me gyjnahe do t'i u duket i vranėt, me kahėr, me kasavet dhe me njė madhėsi impozante, tė tmershme, deri sa besnikve tė mir do t'i u duket me mirrėsi dhe bukuri. Nė xhennet besnikėt do t'a shofin me fjalė tė larta tė bukuris. Do t'a shofin edhe engjėjt edhe femrat. Qafirėt nuk do t'a ken pėr fat qė t'a shofin. Me tė madhe thuhet se edhe exhinet nuk do tė munden qė t'a shofin. Si mbas mendimit tė shumicės sė dijetarve, besnikėt tė ēmuarė do t'a shofin ēdo mėngjez e mbramje, deri sa ata tė gradės ma t'ulėt do t'a shofin ditave tė Xhuma-s. Femrat do t'a shofin disa herė nė vit duke festuar atė ditė, do t'a ken pėr nder tė madh se e pan.

Shejh Abdulhak-i Dehlevi nė librin e tij persisht kėshtu shkruan: Nė hadisi sherif kėshtu ėsht njoftuar: “Ditėn e kijametit Zotin Madhėshtor do tė mundeni qe t'a shifni sikuer qė e shifni tė katėrmbėdhetėn e Hanės. Zoti Madhėshtor sikur qė ėsht i pakuptuėshem nė botė, edhe n'ahiret do tė jet dhe do tė dihet si i till. Dijetarėt e mėdhej Ebul Hasen-i Esh'āri dhe imami Sūjūtī si dhe imami Bejheki kan njoftuar nė veprat e tyre se edhe melaiqet do t'a shofin Zotin Madhėshtor nė xhennet. Imami Āzam Ebu Hanife dhe dijetarė tė tjer na njoftojnė se exhinet nuk mund tė fitojnė sevape dhe si tė till nuk kan pėr tė hyr nė xhennet, vetėm ata qė janė besnik do tė shpėtojnė nga xhehennemi. Femrat do t'a shofin si ditė bajrami disa herė nė vit. Besnikė tė pjekur do t'a shofin ēdo mėngjez e mbramje. Deri sa tė tjerėt vetėm ditave te Xhuma-s. Ky Imami Ebu Hanife vazhdon: “si mbas meje femrat besnike, engjėjt dhe exhinet kan pėr tė pėrfituar nga ky lajmi i mir, sihariqi.” Femrat tė shquara si Fatimatuz-zehra, Hatixhe-ul-qubra dhe Aishe-i-Siddika si dhe femra tė tjera tė zgjedhura si Merjeme dhe Asije janė tė preferuara pėr t'a parė Zotin Madhėshtor.

Duhet besuar se Zoti Madhėshtor do tė duket, por nuk duhet menduar as pak se si do tė duket. Sepse punėt e Zotit Madhėshtor nuk mund tė merren vesh duke menduar. Punėt e Zotit Madhėshtor nuk i ngjajnė punve tė botės. Ato nuk maten me shkencėn e fizikės ose tė kimis. Zoti Madhėshtor nuk ka anė. Nuk mund tė thuhet “Ai ndodhet nė kėte anė ose n'anėn tjetėr, ndodhet karshi kėsaj ose karshi asaj”. Zoti Madhėshtor s'ėsht ndonjė pėrzierje as kompozim. Nuk ėsht numruar, nuk matet, as llogaritet. Tek Ai nuk bahet as njė ndryshim. Ai nuk ka vend, nuk ndodhet nė njė vend. Nuk ka as njė lidhje me kuptimin e kohės. Tek Ai nuk ka “pėrpara ose pas”, nėn ose pėrsiper Tij. Nuk ka “nė tė djathtas ose nė tė majtas”. Prandaj mendimi njerzor, diturija njerzore, mendja njerzore s'ėsht nė gjendje me kuptue as njė vetije tė Tij. Pra d.m.th. se nuk mund t'a kuptoje se Ai mund tė duket. Fjalėt p.sh. dora, kamba, ana, vendi e tj. qė permenden nėpėr ājete dhe hadise nuk kan kuptime qė i dijmė dhe qė i pėrdorim nė jetėn praktike. Kėta jane ājete qė duhen besuar, por nuk duhet tė diskutohet kuptimi i tyre. Kėto ājete e permendin fjalen “dorė”, qė nė kėtė fjalėn “dorė” nuk guxojme qė t'a kuptojme si dorėn t'onė, kjo s'ėsht e pėrshtatshme me vetin e Zotit Madhėshtor. Nė ājet fjala dora do tė mund t'a ket kuptimin “energji”. Muhammed alejhisselami Zotin Madhėshtor e pa nė Mi'rāxh. Por nuk e pa me syrin e ballit qė zakonisht shef nė jetėn e vėrtet (nė botė). Po tė thotė dikush se “e pash Zotin nė jetė”, quhet zindik (renegat). Evlijat e shofin Zotin Madhėshtor, por jo si qė shofin botėn dhe āhiretin. Do me than se nuk ėsht “rujet” qė do tė thotė me e pa me syrin e ballit. Por pėrpara tyre formohet “shuhud” qė do tė thotė se e shofin me syrin e zemrės e jo me syrin e ballit. Edhe nė se disa nga evlijat kan folur se e kan par Zotin Madhėshtor, ata duke mos qen mė vehte (duke qen nė trans) mund t'a ken par me syrin e zemres, e jo me syrin e vėrtet, ose mund t'a ken komentuar.

Pyetje: Si ma lartė na u-ba e ditur se me e pa Zotin Madhėshtor me syrin e vėrtet ėsht xhāiz. Atėhere ai qė thotė pėr diēka se ėsht xhāiz pse tė jet zindik? Mbassi ai qė thotė se ėsht e mundur me e pa Zotin, ėsht qāfir, pėr kėte gjė a mund tė thuhet se ėsht xhāiz?

Pėrgjigje: Me than xhāiz esht ma me vend, ėsht ma e pėrshtatshme. Si mbas mėsimeve tė Esh'ārit[Ebulhasen Ali bin Ismail Esh'āri vdiq ne Bagdat me 941 (p.Kristhit)] pėr tė qen xhāiz rujeti do tė thotė pėrveē afėrsis ndaj Tij, pėrveē me qen karshi Tij si dhe pėrveē nėpėrmjet tė ligjeve fizikore me pa Atė. Zoti Madhėshtor ėsht nė gjendje me krijue tek njeriu njė fuqi pamjeje fare tė ndryshme. P.sh. Ai ėsht nė gjendje tė baje qė njė njeri i verbėt nė Kinė, mund t'a shofi miskonjėn nė Spanjė, ose cili do njė njeri nė botė mundet t'i shofi tė gjitha gjera nė Hanė dhe nė yjet. Kjo ėsht xhāiz. Njė fuqi e kėtillė mund tė ket vetėm Ai. E dyta, me than se: “Nė jetė e pash Zotin Madhėshtor” nuk pėrputhet me ājetėt dhe me mendimin e pėrbashket tė dijetarvet. Pėr kėte arsye pėr njeriun qė e thotė kėte thon se ėsht “Mulhid” ose “Zindik”. Si pėrgjigje e tretė, themi se Rujeti (me pa mesyt e ballit nė bote), ėsht xhāiz, por kjo nuk do me than se me e pa me ndihmėn e ligjeve fizikore. Deri sa njeriu qė thotė: “E pash Zotin” ėsht duke thanė se e pa siē i shef gjera tė tjera.” Por nė kėte mėnyrė “me e pa Zotin” nuk ėsht xhāiz (e lejueshme). Kjo qė thotė njeriu si dhe gjera tė pėrngjajshme me kėte, janė shkak pėr pabesi dhe sharje ndaj Zotit Madhėshtor. Ky njeri pra quhet “mulhid” ose “zindik.”

Autori i ketij libri, Zotėrija e tij Mevlāna Halidī Bagdadī pas kėtyre pėrgjigjeve thot: “Vini re”. Me kėte ai don tė nėnvizoje se pėrgjigjeja e dyte ėsht ma e drejtė. Qoftė mulhidi, qoftė zindiku pėr vehten thonė se janė musliman. Nė kėte mulhidi ėsht i sinqert. Ai beson se vet ėsht musliman dhe se ėsht nė rrugė tė drejtė. Deri sa zindiku ėsht armik i Islamijetit. Ai ėsht “musliman” vetem pėr sy e faqe. Ai ėsht musliiman pėr t'a rėxuar Islamijetin nga mbrenda dhe pėr t'i mashtruar muslimanėt. Nuk mund tė mendohet qė nata, dita, koha nė pergjithėsi qė tė kalojnė pėrmbi Zotin Madhėshtor. Si qė tek Zoti Madhėshtor n'as njė pikėpamje nuk bahet as njė ndryshim, as pėr tė kaluarėn nuk mund tė thuhet se kėshtu ose ashtu ka qen. Ose nė t'arthmen kėshtu do tė jet. Zoti Madhėshtor nuk futet kurkundi. Ai nuk bashkohet me as gjė. Zoti Madhėshtor nuk ka as njė kuptim tė kundėrt. Ai nuk ka as njė tė pėrngjajshme, Ai nuk ka ortak, as ndihmės. Ai nuk ka mbrojtės. Ai nuk ka tė shoqe. Ai ėsht i pranishėm ēdo ēast me ēdo njenin. Ėsht i pranishėm nė ēdo vend dhe ėsht dominuės. Nuk ka as nanė as baba, as tė bir, as tė bijė. Ēdo njenit ėsht ma i afėrt se sa damari i shpirtit tė njeriut. Por me qen i pranishėm, me qen i rrethueshėm, me qen sė bashku dhe afėr nuk janė siē i kuptojmė ne. Afėrsija e Tij s'ėsht e mundure qė tė merret vesh as me diturin e dijetarve, as me zgjuarsin e shkencėtarve e as me zbulimet dhe dėshmit e evlijavet. Te vertetėn e thelbit tė ketyre gjerave mendja e njeriut s'ėsht nė gjendje qė t'a kuptoje. Zoti Madhėshtor nė vetin e Tij dhe n'atributėt e Tija ėsht njė. Kėtu s'ėsht e mundur qė tė bahet ndonjė ndryshim.

Emrat e Zotit Madhėshtor janė emra tė caktuara n'Islamijet dhe kėto emra jan xhāiz. Pėrveē atyre tė caktuarve, tė tjerėt nuk jane xhāiz. P.sh. Zotit tė Math “ālim” (dijetar) mund t'i thuhet, deri sa pėr njė dijetar fakīh nuk thuhet. Sepse Islamijeti Zotit Madhėshtor nuk i ka than fakīh. Sikuėr edhe hyjnī me than pėr Zotin Madhėshtor nuk ėsht xhāiz (e lejuar), sepse hyjnī d.m.th. idhull, idol. P.sh. hyjnīt, idhulėt e Indijanvet ėsht kau. Edhe nė gjuhra tė tjera fjalėt Dieu, Gott, God mund tė pėrdoren nė kuptimin e idhulit. Kėto emra nuk mund tė pėrdoren pėr Zotin Madhėshtor.

Emrat e Zotit Madhėshtor jan tė pa fund. Njėmijė e njė nga ato jan tė shquarė. D.m.th. se njėmijė e njė emer tė veta Ai i u-ka bėr tė njohur njerzve. Nė fen e Muhammedit nga kėto emra jan njoftuar nėndėdhjet e nėnd(99). Kėto emra quhen “Esmai hysnā”.

Sifati zatijje (vetijet, atributėt personale) tė Zotit Madhėshtor janė gjashtė. Kėto i treguam ma pėrpara. Tani sifati thubutijje, qė janė vetijet e veēanta tė Zotit Madhėshtor e qė simbas sektit Maturidijje janė tetė, por simbas sektit Esh'arijje janė shtatė. Edhe kėto vetijet (atributet) janė tė pėrjetshme, t'amshueshme. D.m.th. se do tė jenė deri nė pafundshmėri. Janė tė shenjtė. Nuk janė si vetijet e krijesavet. Ato nuk mund tė merren vesh me mend, duke i krahasuar me ato tė botės, nuk mund tė kuptohen. Kėto vetijet Zoti Madhėshtor njerzve u ka bėr tė njohtuar me nga njė shembull. Duke i mar parasysh kėta shembuj, vetijet e Zotit Madhėshtor pak mund tė kuptohen. Njeriu si qė nuk ėsht nė gjendje qė t'a kuptoje Zotin Madhėshtor, nuk ėsht xhāiz (lejueshme) qė tė mendon dhe tė mundohet pėr t'i kuptuar ato. Kėto tetė vetijet nuk janė edhe tė njajtė por edhe nuk jane veē e veē. D.m.th. vetijet e Tija nuk janė Ai vet, nuk janė as jashtė tė Tij. Kėto tetė vetijet (sifati thubutijje) janė:

1) Hajat (egzistencė, gjallėri)

2) Ilm (qė di ēdo gjė, i plotdijtur)

3) Sem (tė dėgjuarit)

4) Basar (tė pamėt)

5) Kudret (plotfuqishmėri)

6) Qelam (fjalė, tė folurit)

7) Irade (vendosmėri)

8) Tekvin (krijimtari)

Te gjitha kėto vetijet e Zotit Madhėshtor janė tė kuptueshme. Nė as njenėn nga ato nuk mund tė bahet as njė ndryshim. Zoti Madhėshtor krijon kaq lloj krijesash dhe qė tė gjitha ato i ruan qė tė mos zhduken. Ai pėrsėri ėsht njė. Tek Ai s'bahet ndryshim. Ēdo krijesė nė ēdo ēast, nė ēdo pikėpamje e ka nevojėn e Tij. Deri sa Ai nuk ka nevojė pėr as gjė.

2)- Themeli i dyt i besimit ėsht: me besue melaiqet (engjėjtė) e Zotit Madhėshtor. Melek (shumės melaiqet)-engjėll, d.m.th. pėrfaqsues, i dėrguar, lajmeruės, ose fuqi. Melaiqet janė materi tė hijshme. Janė shumė tė lehta, bile ma tė lehta se gazrat. Janė tė shkėlqyeshme si nur (shkėndi e shenjtė). Janė tė gjallė e tė mendshėm. Ata nuk i kan tė kėqijat si njerzit. Mund tė shėndrohen nė ēdo formė. Sikuer qė gazrat dhe landėt kur ngurosen marin forma tė ndryshme, ashtu edhe engjėjt marin forma tė bukura. Engjėjt nuk janė shpirtra tė dalur nga trupra tė njerzve tė mėdhej. Krishterėt kėshtu i parafytyrojnė se engjėjt janė shpirtra tė dalura nga trupra tė njerzve tė mėdhej. Engjėjte nuk janė as pa landė si qė janė energjija dhe fuqija. Disa nga filozofėt tė vjetėr kėshtu mendonin. Krijimi i engjėjve ėsht pėrpara tė gjitha krijesave. Pėr kėte arsye para besimit nė libra, engjėjtė filluan tė besohen. Por edhe librat janė para pejgamberve. Prandaj gjera qė duhen besuar radhohen nė kėte mėnyre.

Besimi nė engjėjtė kėshtu lypset tė jet: ata janė robė tė Zotit Madhėshtor. Ata nuk janė as tė bij as tė bijat e Tija. Qafirėt dhe mushrikėt kėshtu mendojnė. Zoti Madhėshtor i don qė tė gjith engjėjtė. Por edhe ata i binden urdherave tė Tija. Nuk bajnė gjynahe as i kundėrshtojnė urdhėrat e Tij. Nuk janė as mashkuj, as femra. Nuk martohen, femijtė nuk mund tė ken. Janė tė gjall. Simbas Abdullah Ibni Mes'ūdi (radijall-llahu anhu) njė lloj ehgjėjsh paskan fėmi. Ai thotė se iblisi (shejtani) dhe exhinet qenkan fėmijt e kėtyre engjėjve. Zoti Madhėshtor kuer i krijoi njerzit, melaiqet t'ashtuquajtura “Zelle” brohoritėn: “O Zoti Madhėshtor mos valle i krijon ata qe t'a prishin rendin”?. Kjo tregon se ata janė tė pafajshėm, pa gyjnahe dhe tė padamshėm.

Melaiqet “mahluk” janė ma tė shumtė. Pėrveē Zotit Madhėshtor, as kush nuk mund t'a dije numrin e tyre. As njė vend nė qiejt nuk ka ku ata nuk bajne ibadete tė tyre, i luten Zotit Madhėshtor. Ne qiell ēdo vend ėsht plot me melaiqet ku ata falin namaz. Nė qiejt, nė tokė, nė bimėt, n'yjet, nė tė gjallėt e tė pagjallėt, nė pikat e shiut, nė gjethe tė pemve, nė ēdo molekul, nė ēdo atom, nė ēdo reakcion e lėvizje, nė ēdo gjė melaiqet kan nga njė detyrė, Ku do qė tė jen, i kryejnė detyrat e tyre ndaj Zotit Madhėshtor. Melaiqet jan ndėrmjetės ndėrmjet krijesave dhe tė Zotit Madhėshtor. Disa nga ata jan superiorė pėrmbi tė tjerėt. Disa nga ata ngarkohen me detyrė qė t'u sjellin njerzve mendime tė mira. Kėsaj i thon ilham (inspirim) ose (frymzim). Disa nga melaiqet nuk dijnė bile kurr gjė pėr njerzit si dhe nuk dijnė kurr gjė pėr krijesat. Kėta melaiqe dridhen pėrpara bukuris tė vetive tė Zotit Madhėshtor. Ēdo engjėll e ka vendin e veēant tė tij. Ata nuk largohen nga kėto vende. Disa nga ata kan nga dy, disa nga katėr e ma tepėr krahė. Krahėt e tyre jan simbas tyre. Njeriu kuėr dėgjon emrin e dikujt qe s'e ka par, as s'e ka dijtur, kėte mendon si gjė qė e din, por kėtu mashtrohet. Besojmė se engjėjt kan krahė, por si jan ato, nuk dijmė. Nėpėr kisha, nėpėr disa revista si dhe nėpėr filme tė ndryshėm shofim disa vizatime. Kėto vizatime paraqiten gjoja si engjėjtė. Ato jan t'ujdurdisura, janė stoli. Muslimanėt kėto vizatime nuk i bajnė. Pėrveē se muslimanėt kėto vizatime nuk i bajnė, ata qė i bajnė mos tė mendojnė se bajne diēka tė vėrtet. Aman, ne muslimanėt mos t'u mashtrohemi kėtyre. Melaiqet e xhennetit jan nė xhennet. Ma i madhi i tyre ėsht “Ridvan”. Engjėjt e xhehennemit quhen “Zebāni.” Kėta i kryejnė detyrat e tyre pėrkatse. Zjarri i xhehennemit nuk i djeg ata. Sikur qė deti nuk ėsht i damshėm pėr peshqit. Engjėjt ma tė mėdhej tė xhehennemit. “Zebanī” janė nėndmėdhet. Ma i madhi i tyre esht “Mālik”.

Engjėjt shėnuės tė gjynaheve dhe tė sevapeve tė njerzve, si dhe veprimeve tė tyre jan dy tė natės e dy tė ditės. Kėta quhen “Qiramen qātibīn”, ose engjėjt e kujtesės. Pėr veē kėtyre, ka patur edhe engjėj te tjer. Engjėlli i krahut tė djatht ėsht eprori i atij tė sė majtės. Ai i shėnon gjera tė mira dhe ibadete, tė bėra Zotit Madhėshtor. Deri sa engjėlli i krahut tė majtė i shėnon gjera (punė) tė kėqija, gjynahėt. Nė varr, pas vdekjes melaiqet qė do t'i provojnė njerzit janė engjėjt tė veēantė. Kėta engjėj pyetės quhen “Munker” dhe “Nekīr”. Ata qė i provojnė besnikėt janė “Mubesh-shir”.

Melaiqet ndėrmjet tyre kan njė farė epėrsije. Ata ma te mėdhejt janė: i pari “Xhebraili” alejhisselam. Detyra e tij ėsht me i u komunikue pejgamberve “Vahjet” (urdhrat e Zotit). I dyti engjėll ėsht Israfili, i cili do t'i fryeje burin “sur”. Ky engjėll dy herė do t'i fryeje buris. Nė tė parėn herė ēdo gjallresė pėr veē Zotit Madhėshtor, ka pėr tė vdekur, deri sa nė tė fryerjen e dytė, qė tė gjith tė vdekurit do tė ngjallen. I treti engjėll ėsht Mikaili. Detyra e tij ėsht rregullimi i ekonomis, me krijue lirėsi ose shtrejtėsi e tj. si dhe me vue nė lėvizje ēdo materi duke krijuar qetsi dhe lumturi. Engjelli i katėrt ėsht “Azraili” alejhisselam. Ky ėsht engjėll qė merr shpirtrat e njerzve. Pas kėtyre katėr melaiqeve, tė katėr tė tjer tė kategoris kryesore, qė quhen edhe me emėr “Hamelei arsh” janė. Diten e kijametit ata do tė jen tetė. Engjėjt qė do tė jen pranė Zotit Madhėshtor (nė prezencėn e Tij) quhen “Mukarrebīn”. Engjėjt torturues janė “Kerubijān”. Melaiqeve tė rahmetit u thonė “Ruhanijān”. Kėta janė melaiqet ma tė randėsishėm. Pėrveē pejgamberve nga njerzit ma tė lartė ata janė. Deri sa qāfirėt janė ma tė poshtrit e krijesavet.

Ne fryerjen e parė tė buris, pėrveē katėr melaiqeve ma te mėdhej dhe melaiqeve “Hamelei arsh”, tė gjith tė tjerėt do tė zhduken. Pas kėtyre do tė zhduken ata tė “Hamelei arsh”-it dhe ma vonė ata tė katėr tė tjer. Nė fryerjen e dytė, nė fillim do tė ringjallen qė tė gjith, por tė katėr tė mdhejt dhe ata tė “Hamelei arsh” it para fryerjes sė dytė do tė ringjallen. Kjo do tė thotė se kėta engjėj si qė janė krijuar para tė gjitha gjallresavet, po ashtu do tė zhduken pas tė gjallve tjerė.

3) Themeli i tret i besimit ėsht me i besue librat qė i ka dėrguar Zoti Madhėshtor.

Kėto libra Zoti Madhėshtor pejgamberve u-ka dėrguar nėpėrmjet tė melaiqeve, duke folur nė veshet e tyre, disa pejgamberve u ka derguar nė formė te shkrimit e disave nėpėrmjet tė melaiqeve me fjalė. Gjith kėto libra janė “Qelamull-llah” (Fjalėt e Zotit Madheshfor). Janė tė pėrjetshme e tė pafundshme. Nuk janė krijesa. Nuk janė fjalė tė pejgamberve, as tė melaiqeve. Fjala e Zotit Madhėshtor nuk ėsht si fjalė qė ne e shkruajmė dhe e mbajmė nė mend, ose si ajo qė e flasim. Nuk ėsht si fjala qė gjindet nė tė folurit t'onė, ose qė gjindet nė kujtesėn t'onė. Ajo s'ėsht as germė tingllore ose bashktingllore. Kėto vetijet tė Zotit Madhėshtor njeriu nuk ėsht nė gjendje qė t'i kuptoji. Por atė fjalė njeriu e lexon, e ruan nė kujtesė dhe e shkruan. Fjala e Zotit kuėr ėsht pranė nesh, ėsht “hādis”, d.m.th. krijuar pastaj. Kjo do tė thotė se fjala e Zotit ka dy faqe. Duke qen sė bashku me njerzit ėsht “mahluk” (krijuar) dhe “hādis” (krijuar pastaj). Gjithė kjo do tė thotė se ėsht krijuar pėr njerzit edhe pas krijimit tė njerzve. Por duke menduar se ėsht fjala e Zotit, atėhere do te thotė se ėsht “kadim” (lasht).

Tė gjitha libra qė i ka zbritur Zoti Madhėshtor janė “hak” (tė drejta). Kjo d.m.th. se janė tė drejta. Tek ato nuk ka gėnjeshtra dhe falsifikime.

Ėsht than se edhe dėnimi edhe falja e dėnimit janė xhaiz (e lejueshme) pėr Zotin Madhėshtor. Kėto janė tė lidhura me kushte tė panjohura pėr ne si dhe vullnetin e fort dhe dėshirėn e Tij. Ose, kjo mund tė thotė falja e denimit tė merituar tė robit tė Tij. Qelami (fjala e Zotit) qė tregon dėnimin nuk do tė thotė me lajmėrue diēka qė do t'a kishte kuptimin se duke falur do tė jet gėnjeshtėr. Sikur qė nuk ėsht i detyruar tė mos sjelli nė vend nimetėt (tė mirat)e premtuar, pėr Ate ėsht e mundur qė t'i fali gjynahėt. Kėte e vėrteton edhe mendja, e vėrtetojnė ligjet e maredhanjeve ndėrmjet njerzve dhe ajeteve tė Kur'ani qerimit.

Duke mos patur ndonjė pengesė, ajeteve dhe hadiseve duhet me u dhanė kuptime tė kjarta. Nuk ėsht xhaiz (lejueshme) me u dhan ndonjė kuptim tė pėrngjajshėm. Kur'ani qerimi qė ėsht fjala e Zotit Madhėshtor dhe hadisėt (fjalėt e Pejgamberit) janė shkruar nė dijalektin e fisit tė Muhammedit alejhisselām “Kurejsh”. Fjalėt e Zotit, d.m.th. Kur'ani qerimi duhet tė meren me kuptimin e tyre qė kuptohet nė Hixhaz. Kuptimet qė me kohė janė ndryshuar, por qė akoma sot po i pėrdorim s'ėsht e drejtė me i pėrshtat fjalės sė Zotit, as me i pėrkthye. Nė ajetėt qė quhen “Muteshābihāt” ka kuptime jo tė kjarta. Kuptimet e tyre i din vetėm Zoti Madhėshtor, si dhe pak dijetarė t'ashtuquajtur “Ilmi ledunni”. Pėr veē kėtyre as kush tjetėr nuk mund t'i kuptoji. Prandaj ajetėt “muteshābih” duhen besuar si Kur'an, si fjala e Zotit, por nuk duhet qė tė komentohen. Dijetarėt e radhave t'Esh'arijve thonė se kėto ajete shkurtimisht, ose gjerėsisht mund tė komentohen nė mėnyrė “Te'vil”. Kjo fjalė “te'vil” natyrisht, ėsht arabisht dhe e ka kėt kuptim: ndėrmjet kuptimeve tė ndryshėm tė fjalės me zgjedh at kuptim qė ėsht i shquar. P.sh. nė suren “Isra” thuhet “Dora e Zotit ėsht pėrmbi duar tė tyre” dhe kjo ėsht fjala e Zotit. Pėr kėte lypset kėshtu me than: “Unė kėte kėshtu e besova, ashtu siē ka dashur tė thot Zoti”. Ėsht e drejtė dhe mė mirė me than kėshtu “kuptimin e kėsaj unė nuk e kuptova, Zoti e din”. Ose duhet qė tė themi se diturija e Zotit s'ėsht diturija e jonė. Vullneti i fort i Tij nuk i ngjet vullnetit t'onė tė fort. Si kjo, pra edhe dora e Zotit Madhėshtor nuk ėsht si dora e robve tė Tij, duhet qė tė themi. Nė librat tė derguarė nga Zoti Madhėshtor, vetėm leximi i disa ajetėve ose vetėm kuptimi i tyre, ose edhe leximi edhe kuptimi sė bashku jan anulluar, ose jan ndryshuar nga All-llahu Teālā. Kur'ani qerimi i ka anulluar tė gjitha libra, i ka ngrejtur ato nga perdorimi. Kur'ani as njė here nuk mund tė ket gabim, haresė ose ndonjė mungesė. Tė gjitha diturit, edhe nė tė kaluarėn edhe nė tė arthmen egzistojnė nė Kur'ani azimush-shan. Pėr kėte arsye ai ėsht ma i vlershmi nga te gjitha librat qiellorė. Kur'ani qerimi ėsht mrekullija ma e madhe e Resulull-llahut. Sikuer tė gjith njerzit dhe exhinet tė bashkohen, tė pėrpiqen sa tė duan, nuk mund t'a thuajnė as njė fjali edhe ma tė shkurtėr tė Kur'āni qerimit. Tė gjith poetėt e ēdo lloji t'Arabis u-bashkuan, shumė u-pėrpoqėn, por nuk qen nė gjendje me than ate qė ėsht than nė ajete edhe ma tė shkurtra. Ata u-mundėn pėrpara Kur'āni qerimit. Mbetėn tė habitur. Zoti Madhėshtor armiqt e Islamit i ban tė pazot e tė mundur pėrpara Kur'ānit. Fjalėt e bukura tė Kur'āni qerimit jan mbi ēdo fuqi tė njeriut. Njerzit nuk jan tė zot me fol si ai. Ajetėt e Kur'ānit nuk u ngjajnė vjershave tė njerzve.

Librat qiellor tė zbritura janė njėqindekatėr. Dhjet janė zbritur Adem Alejhisselāmit, pesėdhjet Shīt alejhisselāmit, tridhjet Idris alejhisselāmit, dhjet Ibrahim alejhisselāmit. Kėto jan tė pėrmendura. Libri “Tevrat” i ka ardhur Musa alejhisselāmit, “Zebur”i ka ardhur Davut alejhisselāmit. Ungjilli i ka ardhur Isa alejhisselāmit dhe ma nė fund Kur'āni qerimi i ėsht zbritur Muhammed alejhisselāmit.

Kuer njeriu don qė tė ndaloj diēka, ose kuer don qė tė pyesi diēka, ose qė tė lajmėron diēka tė gjithė kėto ma pėrpara i pregatit nė kokė tė tij. Kėsaj i thonė “Qelami nefsi”. Kėto jan kuptime qė nuk mund tė spjegohen as turqisht, as arabisht, as persisht. Por qė tė thuhet nė gjuhra tė huaja nuk mund tė jet shkak i moskuptimit tė origjinalitetit. Fjalve qė tregojnė kėto kuptime u thonė “Qelāmi lafzī. Kjo “qelami lafzī” mund tė spjegohet nė gjuhra tė tjera. Nga kjo kuptohet se “Qelami lafzi” ėsht njė atribut i pandryshueshėm, i thjesht qė ndodhet tek njerėz qė jan tė zot tė fjalės, pastaj vullneti i fort, tė pamėt e tij. Deri sa “Qelami lafzi” “esht njė grup germash, tė dalura nga goja e njeriut dhe qė spjegojnė “Qelami nefsin”. Ja pra fjala e Zotit ėsht fjalė e pėrjetshme, pa pushuar e folur dhe ėsht e pakrijuarė. Ky ėsht atributi i Tij fare i veēant.

Atributi “Qelam” ėsht i thjesht, nuk ndryshon as njė herė, nuk ėsht i pėrbėr nga germa. Nuk ėsht as germė tingėllore, as germė bashkėtingllore. Qelam, pra ėsht e pandarė nė dhanjen e urdhėrave, tė ndalesave ose nė lajmėrime tė ndryshme, tek ajo nuk ka qė tė pėrpjestohet (tė ndahet) nė gjuhra tė ndryshme si p.sh. arabisht, persisht, turqisht e tj. Fjala e Zotit nuk ka nevojė pėr mjete, si kujtesė, vesh, gjuhė e tj. Kuptohet se ajo (fjala e Zotit) ėsht njė qenje krejtėsisht ndryshe nga ato tė gjitha. Fjala e Zotit mund te flitet nė ēdo gjuhė. Nė se flitet arabisht, fjala e Zotit ėsht Kur'āni, nė se flitet nė gjuhėn ēifute ėsht Tevrati, nė se flitet nė gjuhrat e Krishterve, atėhere ėsht Ungjilli. Fjala hyjnore lajmėron gjera tė ndryshme. Kuer ban tė njohur ndonjė lajm, atėhere ėsht “Haber”. Po mos tė jet “haber”, do tė jet “Insha” (dėshirė). Nė se lajmėron urdhėrė, atėhere ėsht “Emir”. Dhe nė se lajmėron diēka qė ndalohet, ėsht “Nehj”. Nė fjalėn e Zotit jan tė pamundura ndryshimi, shumzimi e tj. Tė gjitha libra si dhe fletėt e tyre jan qė tė gjitha nga vetijet tė larta tė Zotit, d.m. th. se jan nga egzistenca e Tij. Fjala hyjnore po tė jet arabisht, atėhere ėsht Kur'āni qerimi, pra fjalės sė shenjtė, tė zbritur nga Zoti dhe qė mbahet pėrmend tek njeriu i thonė Kur'āni qerim, i cili ėsht zbritur copė copė, pjesė pjesė, por qė tė gjitha e pėrbajnė Kur'āni qerimin.

Dijetarėt e rrugės sė drejtė vėrtetojnė se fjala e Zotit ėsht “Kadīm” (e lashtė).

Pyetje: Nga sa u-permend ma sipėr kuptohet se fjala e Zotit qė ėsht e amshueshme, nuk digjohet. Pėr tė than se e digjova fjalėn e Zotit, do tė thotė se e digjova zėrin e Tij dhe fjalėt e Tija. “E kjo pėrseri do tė thotė e kam kuptuar zerin, i cili shqyptohet si dhe fjala e Zotit Madhėshtor”. Qė tė gjith pejgamberėt nė kėtė mėnyrė e kan dėgjuar fjalėn e Zotit, atėhere ē'ėsht arsyeja qė vetėm Musa alejhisselāmi pėrjashtohet nga kjo?

Pergjigje: Musai e dėgjoi nė mėnyrė jo tė zakonshme hyjnore, e dėgjoi pa zė fjalėn e pėrjetshme. Ai e dėgjoi nė mėnyrė tė paspjeguarė, sikuer qė Zoti nė Xhennet do tė duket nė mėnyrė tė paspjeguarė. As kush tjetėr nė kėte mėnyrė nuk e dėgjoi. Po, ai fjalėn e Zotit e dėgjoi me zė, por jo vetėm me vesh. E dėgjoi me ēdo pjesėn ma t'imtė tė trupit tė tij, ose e dėgjoi vetėm nėpėrmjet tė njė peme, por jo me zė. Nuk e dėgjoi me ndihmėn e vibracionit t'ajrit ose me ndihmėn e ndonjė ngjarjeje tjetėr. Kėshtu ka qen edhe me Resulull-llahun, Natėn e Mi'raxhit. Kėshtu e degjoi fjalėn hyjnore tė Zotit, Kur'ānin, duke e mar nė dorzim nga Xhebrail alejhisselāmi.

4- Themeli i katėrt i besimit ėsht me besue nė pejgamberėt e Zotit Madhėshtor. Zoti Madhėshtor i ka dėrguar pejgamberėt qė t'i sjellin njerzit nė rrugė tė drejtė. “Resul” d.m.th. pejgamber. Kuptimi i tij nė fjalor: person i dėrguar, lajmimtar. Nė Islamijet resul ka kėt kuptim: superior, eminent, i vlefshem, person'i nderuar, ai i cili nuk ka as njė vesė tė keqe, ai qė nuk ka as njė qėndrim tė papėlqyeshėm. Pejgamberėt e kan edhe atributin “Ismet”, qė e ka kuptimin: i cili edhe para komunikimit si pejgamber, nuk ka bėr asnje gjynah, qoftė edhe ma tė voglin. Qafirėt qė deshin t'a rexojne Islamijetin nga mbrenda, thoshin se Muhammedi alejhisselam, para se tė jet pejgamber, priste kurban (fli) pėrpara idolve. Edhe kėto akuzat e tyre donin qė t'i dokumentojnė nėpėrmjet tė librave tė shkruara nga qafirėt. Nga sa tham edhe ma lartė, kuptohet se akuzat e tyre tė turpshme kan qen gnjeshtra. Mirė po mbas shpalljes sė tij si pejgamber e deri sa u-kuptua pejgamberllėku i tij, tek ai nuk ka patur as verbėsi (qorllėk), as shurdhsi si dhe as gjė tjetėr tė turpshme, ose ndonjė tė metė tjetėr. Duhet me besue se ēdo pejgamber ka patur kėto vetijet: “Emanet” (porosi), “Siddik” (besnik), “Teblig” (komunikim), “Adalet” (drejtėsi), “Ismet” (pa gjynahe), “Fetanet” (zgjuarsi), “Emnul-azl” (nuk pushohet nga detyra).

Pejgamberi, i cili sjell njė sheriat tė ri quhet “Resul”. Pejgamberi i cili nuk predikon njė fe tė re, por i fton njerzit nė fen e maparshme, quhet “Nebi”. Por nė pikėmpamje tė komunikimit tė urdhėrave si dhe ftesės pėr nė fe t'All-llahut teāla ndėrmjet “Resul”-it dhe “Nebi”-ut nuk ka as nje dallim. Me besue nė pejgamberėt do tė thotė qė ndėrmjet tyre mos tė bahet as njė dallim dhe se ata janė besnik tė fjalės sė drejtė. Ai qė s'e beson njenėn nga kėto, do tė thotė se nuk e beson as njenin pejgamber.

Pejgamberllėku nuk pėrfitohet duke punuar dhe duke i sjell nė vend tė gjith ibadete (lutjet). Kjo bahet me emrimin nga Zoti Madhėshtor. Te gjitha fejat janė dėrguarė qė punėt e njerzve edhe nė kėte botė edhe nė botėn tjetėr (āhiret) tė jenė tė rregullta dhe me vlerė. Gjithashtu fejat kan pėr qėllim qė njerzit tė ruhen nga punė tė kėqija dhe tė damshme t'a ken qetsin e nevojshme. Pejgamberėt as njė herė nuk janė trembur nga armiqt, me gjith se ata gjithmon janė munduar qė t'i damtojnė ata, tė tallen me ata e t'i pengojnė punėt e tyre nė kryerjen e detyrave tė tyre tė shenjta. Ata duke mos u-trembur nga armiqt e fes, i kan vazhduar misionėt e tyre. Zoti Madhėshtor pėr tė treguar se pejgamberėt jan besnik dhe se flasin drejtė, i ka pajisur ata me mrekullira ti cilat kurrkush nuk ka qen nė gjendje qė t'i kundėrshtoji ato. Njeriu qė e pranon pejgamberin dhe e beson at, quhet njeri nga ummeti i tij (nga bashkėsija e tij). Ditėn e kijametit, nė se do tė luten njerzit e ummetit, pejgamberėt do tė ndėrmjetsojnė pėr faljen e gjynaheve tė tyre. Muslimanėt do t'i luten Muhammedit: “Shefaat ja Resulull-llah”, qė do tė thote: “Ndėrmjetso o Muhammed pėr faljen e gjynaheve t'ona”. Pėr t'u lutur pėr faljen e gjynaheve do tė preferohen dijetarėt, njerzit qė kan bėr punė tė mira si dhe evlijat. Pejgamberėt nė varret e tyre janė tė gjall, gjė qė ne nuk jemi nė gjendje qė t'a kuptojmė. Dheu nuk e kalb trupin e tyre fatlum. Nė lidhje me kėte nė njė hadisin e Pejgamberit tė dashur kėshtu thuhet: “Pejgamberėt nė varrėt e tyre falin edhe namaz, e bajne edhe haxhillekun”.

Tani n'Arabi disa nga fisi Vehhābi nuk e besojnė kėt hadisin. Bile pėr muslimanėt qė e besojne thonė se jan qafira. Kėta njerėz janė tė damshėm pėr muslimanėt. Mendimi i tyre qė quhet “Vehabilluk” lindi nga mendimi i shėmtuar tė Ibni Tejmijjen-i[Ahmet Ibni Tejmijjen vdiq ne vitin 1328 p.Krishtit ne Damask.]. Deri sa me librat e njė Egjyptasi me emrin Abduh[Muhammed Abduh vdiq ne vitin 1905 n'Egjypt.] kėto mendime u-perhapėn ndėr Turqėt dhe nė vende tė tjera. Dijetarėt e “Ehli-synnetit” nėpėr qindra vepra tė tyre kan njoftuar se kėto medime janė nė rrugė tė gabuarė e tė shashtisur nga rruga e drejtė. Zoti Madhėshtor le t'i ruaji njerėz tė ri tė fes t'onė nga tė kėqijat e “Vehhabillėkut. Zoti le tė mos na ndan nga rruga e dijetarve tė “Ehli-synnettit”.

Syt fatlume tė pejgamberve kuer flejnė, syt e tyre tė zemrės nuk flejnė. Tė gjith pejgamberėt janė tė barabart nė pikėpamje tė epersive ndėrmjet tyre si dhe nė pikėpamje tė kryerjes sė detyrave tė tyre. Shtatė gjera (vetijet) qė i pėrmendėm ma lartė i kan qė tė gjith pejgamberėt. Ata nuk mund tė pushohen nga detyra. Deri sa nga evlijat mund tė meret titulli i evlijallėkut. Pejgamberėt bahen nga njerez. Pejgamberėt e njerzve s'mund tė bahen nga rradha e exhineve ose tė engjėjve. Exhinet dhe engjėjt nuk mund tė arrijnė deri nė gradėn e pejgamberit. Ndėrmjet pejgamberve ka disa dallime nė disa pikėpamje. Si p.sh. nga numri i math i ndjeksave (ummeti), nga pikėpamje e randėsis sė melaiqeve komunikues tė pejgamberllėkut, nga pikėpamje e pėrhapjes sė misionit, dituris, si dhe mrekullive tė tyre. Nga pikėpamje e tė mirave si dhe t'epėrsive si dhe nga pikėpamje e tė gjitha veēorive tė lartėpėrmendura, pejgamberi i fundit Muhammed alejhisselami qėndron nė shkallėn ma tė lartė nga tė gjith pejgamberėt. Numri i pejgamberve nuk dihet me saktėsi. Pėrmendet shumė se janė 124 mije. Nga keta 313 ose 315 jane “resul." Gjashtė nga kėta janė ma tė lartė. Kėta quhen “Ulul, āzām (tė lartė e tė mėdhej). Ata janė: Ademi, Nuh-u, Ibrahimi, Musai, Isai dhe Muhammed Mustafa alejhisselam.

Nga pejgamberėt janė tė pėrmendur tridhet e tre, nga ata: Adem, Idris, Shit, Nuh, Hud, Salih, Ibrahim, Lut, Ismail, Is'hak, Jakub, Jusuf, Ejub, Shuajip, Musa, Harun, Heder, Jushabin Nun, Iljas, Eljesa, Zulqufli, Shem'un, Ishmoil, Junus bin Meta, Davud, Sulejman, Llokman, Zeqerijja, Jahja, Uzeir, Isa bin Merjem, Zulkarnejn dhe Muhammed alejhisselāmi.

Ne Kurāni qerim janė njoftuar emrat e vetėm 28 tė tyre. Shiti, Hezri, Jusha, Shemun dhe Ismaili nuk janė njoftuar. Nga kėta 28: Zulkarnejni, Llokmani dhe Uzeiri me siguri nuk dihet nė se kan qen pejgamber.

Per Ibrahim pejgamberin thonė “Halilul-llah” sepse nė zemrėn e tij pėrveē dashuris ndaj Zotit Madhėshtor, nuk ka patur as njė dashuri tjetėr. Musa alejhisselāmi ėsht “Qelimull-llah”, sepse foli me All-llahun teālā. Isa alejhisselāmi ėsht qelimetullah. Sepse ai nuk ka baba. Ai nga nėna lindi me fjalėn hyjnore: "Lind"! Pėr veē kėsaj ai fjalėt plotė me murekulli tė All-llahut teālā i predikonte duke transmetuar nė veshėt e njerzve.

Nga tė gjith njerzit nė botė Muhammed alejhisselāmi ėsht ma i nderuar, ma i vlershėm. Ai ėsht shkak pėr krijimin e tė gjitha krijesave dhe ėsht quejt “Habibull-llah”, qė d.m.th. “I dashuri i Zotit Madhėshtor. Ka shumė gjera qė dėshmojnė se ai ėsht “Habibull-llah”, ka shumė gjera qė e tregojnė epersin e tij. Prandaj pėr at s'mund tė thuhet se ėsht i mundur, ose ka dėshtuar. Ditėn e kijametit ai ma i pari ka pėr tė dalur nga varri. I pari ka pėr tė shkuar nė vendin e mahsherit. I pari ka pėr tė hyr nė xhennet. Mrekullit e tija janė tė panumurta, nuk mjafton fuqija e njeriut qe t'i numroji ato. Ne kėtu do t'a marim nė dorė mrekullin e Mir'axhit.

Resulull-llahu (S.A.V.) duke qen nė shtrat, e zgjuan dhe trupin e tij fatlum, nga Mekkeja e ēuan nė Mesxhidi Aksa nė Jerusalem. Nga kėtu e ēuan nė vende ku donte Zoti Madhėshtor. Ato ishin vende pas katit tė shtat tė qiellit. Mir'āxhi duhet kėshtu tė besohet. Grupi degjeneruar njerzish nga Ismailī-t si dhe dijetar tė tjer armiq t' Islamit nė menyra dinake than se ēeshtja e Miraxhit u-realizua nė kushte vetėm nė lidjhe me shpirtin. Gjoja Muhammed alejhisselāmi nuk vajti me trup. Me kėte ata kan pėr qellim qė t'i mashtrojnė muslimanėt. Librat e tyre tė prishura nuk duhet qė t'i lexojmė, nuk duhet qė tė mashtrohemi. Ēeshtja e Mir'axhit qė ėsht spjeguar me hollsi nė shumė libra, p.sh. ne librin “Shifai Sherif”[Autori i kesj vepre Ijād Maliki vdiq ne v.1150 ne Merrakush.]. Edhe nė librin “Saadeti ebedijje” me hollesi flitet mbi Mir'axhin. Pra, Mir'axhi kėshtu vazhdon: Pejgamberi alejhisselam deri nė vendin “Sidretul munteha” vajti nė shoqrimin e Xhebrailit. Sidretul munteha qė ėsht njė dru peme nė katin e shtat tė qiellit. Pėrtej kėsaj peme as njė dituri, as njė lartėsi nuk mundet qė tė shkoj e t'a kapėrceje. Nė kėt vend Resulull-llahu e pa Xhebrailin alejhisselam me tė 600 krahė. Kjo ėsht forma origjinale e tij. Xhebraili deri nė vendin Sidre erdhi sė bashku me Resulull-llahun dhe aty qėndroi. Pejgamberin alejhisselam nga Mekke-ja deri nė Jerusalem e nga andej pėr nė katin e shtat tė qiellit e ēuan tė hypur mbi “Burak”-un. “Burak”-u esht njė kafshė xhenneti, e bardhė, diēka ndėrmjet mushkės dhe gomarit. Nuk esht kafshė botėrore. Nuk ėsht as mashkull, as femėr, shumė e shpejtė ėsht. Resulull-llahu (S.A.V.) nė Mesxhidi aksa (nė Jerusalem)e kreu detyrėn e imamit, bėri imamllėk pėr pejgamberėt dhe e falėn namazin e jatciut ose namazin e sabahut. Pejgamberėt aty u-dukėn nė formėn e njeriut. Pastaj Muhammed alejhisselami nga kėtu u-ngjit nėpėr njė shkalle tė panjohurė pėr nė katin e shtat tė qiellit. Melaiqet, tė radhiturė rreth e pėrqark e nderonin. Nė tė arritur nė ēdo kat Xhebraili lajmėronte se Resulull-llahu ka arritur dhe kėrkonte sihariqe. Nė ēdo kat tė qiellit Xhebraili u-pa me Resulull-llahun dhe u-pėrshėndet. Nė Sidre Pejgamberi pa shume gjera tė ēuditshme. Ai aty i pa nimetėt e xhennetit dhe torturat e xhehennemit. Ai nga dėshira qė kishte pėr t'a par bukurin hyjnore tė Zotit Madhėshtor, nuk shikoi bile as njenin nga nimetėt e xhennetit. Nga vendi Sidre vet u-nis duke pėrparuar nėpėr dritėn e “nur”-it. Ai me kėt rast i dėgjoi zėrėt e engjėjve se si llafoseshin ndėrmjet tyre. Kaloi nėper shtatdhetmijė perde. Largėsija ndėrmjet dy perdeve ka qen sa njė udhtim nga 500 vjetė. Pastaj kaloi nėpėr njė fron tė shtruar nė njė shtrat ma tė shkėlqyeshem se Dielli. Arrijti nė lartėsin hyjnore. Ai kėtu e kaloi edhe kuptimin e kohės edhe kuptimin e vendit edhe kuptimin e materis. Arrijti nė vendin e bukur ku do t'a dėgjonte fjalėn e Zotit Madhėshtor.

Muhammed alejhisselami e pa Zotin Madhėshtor, e pa pa kuptimin e kohės dhe vendit. E pa nė mėnyrė sikuer Zoti Madhėshtor do tė duket nė menyrė tė pakuptueshme n'āhiret. Ai foli me Zotin, por pa fjalė e pa zė. Ai i falenderoi nė mėnyrė ma tė lartė Zotit Madhėshtor. Ai kėtu pati shpėrblime e nderi tė pakufizuar. Kėtu me kėt rast namazi u-ba farz. Kjo atij i u urdhėrua nga Zoti Madhėshtor. Me kėt rast u-urdherua qė namazi tė jet pesdhet reqate, qė pastaj zbriti nė 40 reqate, pesė vakte. Deri nė kėtė kohė falesh vetėm namazi i sabahut dhe ai i iqindis. Ose falesh vetėm namazi i jatcis. Pas kėtij udhtimi tė gjatė, pas shumė lavdėrimesh, pas ēudirave tė shumta qė i pa, u-kėthye nė shtrat nė shtėpi. Shtrati nuk ishte ftohur akoma. Kėto qė na bahen tė dijtur, kan qen tė njoftuara nėpėrmjet tė ajeteve dhe hadisve. Ata qė i refuzojnė kėto diturit mbi Mir'āxhin, do tė thotė se nuk janė nga Ehli synneti. Dihet se ai qė nuk beson nė ajėtet dhe hadiset esht qafir.

Tani tė bajmė tė njohur se Muhammedi (S.A.V.) ka qen “sejjidul enbija”, d.m.th. se ai ka qen pejgamberi ma i lart dhe se pėr dėshmi mund tė radhohet si vijon: Ditėn e kijametit tė gjith pejgamberėt do tė strehohen nėn flamurin e tij. Zoti Madhėshtor ēdo pejgamberit kėshtu urdhroi: Muhammedin unė ma tepėr e dua, at e kam dashur ma shumė se ēdo krijesėn t'ime. Ndiqni rrugėn e tij qė tė arrini nė lumturi. Besoni dhe ndihmon atij. Kėshtu urdhroi Zoti Madhėshtor.

Muhammed alejhisselami ėsht “Hatemul-enbija”. Kjo do tė thotė se pas atij tjetėr pejgamber nuk do tė vije. Shpirti i tij ėsht krijuar para ēdo pejgamberit. Selija e pejgamberllėkut atij nuk ishte dhan ma parė, por kjo u-plotsua me lindjen e tij. Me gjith se Isa alejhisselami nė diten e kijametit do tė zbresi nė kohėn e Mehdiut nė Damask, ai pėrsėri do t'a pėrhapi fen e Muhammedit alejhisselam. Do tė jet nga ndjeksit e tij.

Ne vitet 1296 Hixhri dhe 1880 pas Krishtit nė Indi Englezėt kishin ēpikur disa tė thana tė shashtisura, tė degjeneruara nė lidhje me Isa alejhisselamin. Kėto tė thana ishin tė ndyta dhe gnjeshtra. Me gjith se vehtes i thonė musliman, duan qė Islamin t'a rėxojne nga mbrenda. Nė sheriatė ėsht vėrtetuar nė mėnyrė juridike se ata nuk janė musliman. Kėta quhen edhe “Ahmedī”.

Muhammed alejhisselāmi ėsht pejgamberi ma i lart. Ai ėsht mėshirė e Zotit Madhėshtor. Tetmdhet mijė botra jane duke pėrfituar nga rahmeti i tij. Ai ėsht pejgamberi i tė gjith njerzve dhe i exhineve. Ka shumė faktor qė dėshmojnė se ai ėsht pejgamberi i melaiqevet, bimvet dhe i kafshevet si dhe i ēdo materie. Pejgamberėt e Zotit Madhėshtor kan qen tė dėrguar vendeve te caktuara, popujve tė caktuar. Deri sa resulull-llahu ėsht pejgamber i tė gjitha botrave, krijesave tė gjalla e tė pa gjalla. Zoti Madhėshtor pejgamberėt e tjer i ka quajtur me emrat e tyre, deri sa Muhammedin e ka nderuar me emrin ma tė lart duke e titulluar: “O Resuli i im” (O i derguari i im). Muhammedit i ka dhan tė gjitha mrekullijtė tė perngjajshme qė i kan patur edhe pejgamberėt e tjer. Zoti Madhėshtor i ka dhan atij aq tė mira, aq mrekullina, sa qe as njė pejgamber nuk i ka patur ato. Ai mubareku duke dhanė njė shenjė me gisht, Hana ndahet nė dy, duke i mar gurza tė vogla ato bahen tespihe. Ai duke dhan shenjė, pemėt flasin “O Resulull-llah” dhe e pėrshėndesin. Njė trung i that druri qe quhesh “Hannane” qan me zė pėr pejgamberin e math. Nga gishtat e tija rrjedh ujė. N'āhiret atij jepen vende ma me nder: “Makami Mahmud”, “Shefaati qubra”. Ai para se tė hyje nė xhennet do tė nderohet duke e par Zotin Madhėshtor. Ai ėsht mbi tė gjith pejgamberėt dhe ėsht nderuar me vetijet ma tė larta si p.sh. nė botė “Krijesė e madhe”, nė fe “Si i afėrt”, “Dituri”, “Durim” e tj. Sasin e mrekullinave qė i jan falur atij, pėrveē Zotit Madhėshtor, askush nuk e din. Feja e tij qė e predikon i ka anulluar tė gjitha fet e ma pėrparshme. Feja e tij ėsht fe ma e mirė dhe ma e lartė. Evlijat e tij jan njerėz ma me nder se ata tė fejave tė tjera.

Nga evlijat e ummetit tė Muhammedit (S.A.V.) pėr t'u-bėr Khalif meritėn ma tė madhe e ka Ebu Beqiri Siddik (Siddik d.m.th. besnik). Pėrveē pejgamberve ai ėsht njeri ma i vlefshėm dhe ma i mir nga tė gjith njerzit nė tė kaluarėn edhe nė t'arthmen. Vetėm ai ma pėrpara e ka fituar titullin e khalifit si dhe gradėn e selis sė hilafetit (halifellėkut). Ai edhe para se tė dali Islamijeti nuk besonte nė idhulėt (statuet). Ai dinte qė tė ruhet nga shashtisja nga rruga e drejtė dhe nga qafirllėku.

Pas Ebu Beqirit meritėn ma tė madhe pėr t'u bėr khalif e ka Omer bin Hattab-i (i dyti khalif). Nga Zoti Madhėshtor ka qen zgjedhur pėr shok tė pejgamberit.

Pas Omerit radijall-llahu anhu si njeri ma i madh ndėr njerzit e mėdhej ėsht Osman bin Affan-i. Ai ka qen simbol'i bamirsis, simbol i turpėrimit dhe i imanit, ai ka qen simbol i burimit tė dituris. Pra, Osmani radijall-llahu anhu ėsht khalif i tret.

Si khalif i katert ėsht “Drita e syrit” tė Muhammedit alejhisselam, Aliu, luani i Zotit Madhėshtor Ali Bin Ebi Tālib (radijāll-llahu teāla anhu).

Pas kėtij Hazreti Haseni u-ba khalif. Halifellėku qė bahet i njohur nė hadisi sherifin e Pejgamberit dhe qė ka zgjatur tridhet vjet, me kėt khalf u-plotsua[Hasen bin Ali nė vitin 49 (p.Kr. 669) duke u-helmuar, vdiq nė Medine.].

Kėta katėr khalif i kan patur tė gjitha epėrsit, ata kan patur ma tepėr sevape. Ata i kan flijuar gjerat e tyre ma tė vlefshe pėr fen. Ata nxehtėsisht i kishin pėrqafuar synnetėt e Resulull-llahut. Ata ma tepėr jan pėrpjekur pėr pėrhapjen e fes, pėr t'i eliminuar pengesat nė rrugėn e bashkimit.

Hazreti Aliu njifet si i pari qė e ka pranuar fen muslimane. Atėhere me gjith se ka qen akoma si fėmi, ka qen njė nga ma t'afėrmit e Pejgamberit. Mosha e tij ndoshta u-ba shkak qė tė tjerėt mos t'a pėlqejnė fen Islame, nuk u-ba shkak pėr shpartallimin e rradhave tė qafirve, por pranimi i fes Islame nga ana e tre khalifve tė tjer (Ebu Beqiri, Omeri dhe Osmani)i forcoi rradhat e muslimanve, e forcoi Islamin. Hazreti Aliu dhe djemt e tij Hazreti Haseni dhe Hazreti Huseini me gjith se mund tė thuhet se kan qen nga gjaku i Muhammedit alejhisselam, nuk d.m.th. se jan ma tė lart nė ēdo pikėpamje nga tė tre khalifėt e ma parshėm: Ebu Beqiri, Omeri dhe Osmani (radijalla-llahu anhum). Pra, gjith ato veēorit tek Hazreti Aliu nuk mund tė jen arsye pėr prioritet. Kjo i ngjan sikuer Hėzėr alejhisselami t'i ket mėsuar sa gjera nga Musa alėjhisselami. Pra, lidhja e gjakut nuk siguron qė dikush tjetėr tė ket superioritet mbi ata tė tre tė mėdhej. Ja, se afėrsija e gjakut nuk siguron qė Ebu Talibi dhe Ebu Lehebi mos tė jen njerez tė poshtėr. Nga pikėpamje e gjakut Hazreti Fatime-ja ėsht ma e lartė nga Hazreti Hatixhe-ja dhe Nazreti Ajshe-ja. Ne lidhje me kėte thuhet se afėrsija gjaku nuk meret parasysh ēdo herė. Kėto tri femra se e cila ėsht ma e lartė njėna nga tjetra. Nga pikėpamje e afersis sė gjakut Hazreti Fatime-ja ėsht ma e lartė nga Hazreti Hatixhe-ja dhe Hazreti Ajshe-ja. Por pėrherė afėrsija e gjakut nuk do tė thotė epėrsi nė ēdo pikėpamje. Nga kėto tri femra se e cila ka qen ma e larte. Dijetarėt kan folur gjera me diferencė pėr ato. Hazreti Pejgamberi nė njė hadisi sherifin e tij kėshtu thotė: Qė ato tri si dhe Hazreti Merjeme (e ama e Isa alejhisselamit), si dhe e shoqja e faraonit Hazreti Asije-ja jan femra ma tė larta tė botės. Nė njė hadis tjetėr tė tij Hazreti Muhammedi kėshtu thotė: “Fatimeja ėsht femra ma e lartė e xhennetit, deri sa Hazreti Hasani dhe Hazreti Huseini jan tė rijt e lart”. Nga kjo kuptohet se kėta prap se prap kan njė prioritet.

Pas kėtyre simbas gradės sė vlerės si musliman vijnė dhjetė persona qė quhen me emėr tė pėrbashkėt “Asherei Mubesh-shere”. Kėtyre i u ėsht premtuar xhenneti si sihariq. Pas kėtyre vijnė 313 veta qė kan luftuar nė luftėn “Bedr”. Pas kėtyre 700 luftėtarė tė luftės “Uhud”. Ma nė fund vijnė ata 1400 veta qė e lidhėn besėn ndaj Resulull-llahut (S.A.V.) ndėn pemėn “Biaturridvan”. Kemi pėr detyrė qė t'i pėrmendim emrat e tė gjith bashkpuntorve tė Resulull-llahut (S.A.V.) tė cilėt e kan flijuar jetėn, i kan harxhuar pasurit e tyre pėr ēeshtjen e Islamit duke qen gjithmon pranė atij. Pėr kėta njerėz tė mėdhej musliman nuk duhet qė tė flasim as gjė tė papėlqyeshme. Me i permend emrat e tyre pa respekt ėsht shashtisja nga rruga e drejtė. Ai qė e don Resulull-llahun duhet qė t'i doji edhe shokėt e tij. Nė njė hadisi sherif Hazreti Pejgamberi kėshtu thotė: “Ai qė i don shokėt e mij, i don nga shkaku se mė don mua. Ai qė nuk i don ata, d.m.th. se nuk mė don as mua. Dhe natyrisht ai qė i ofendon ata, d.m.th. se mė ofendon mua, do t'a ket ofenduar edhe Zotin Madhėshtor. Sigurisht ai qė e ofendon Allahun me siguri do t'a ket denimin e merituar”. Nė njė hadisi sherifin tjetėr Pejgamberi i dashur kėshtu thotė: Zoti Madhėshtor nė dashtė t'i baje njė tė mirė ndonjenit nga ummeti i im, atėhere e thellon nė zemren e tij dashurin e shokve tė mij, d.m.th. te “Es'habi qiramit”.

Pėr kėte arsye diskutimet midis Es'habi qiramit nuk duhet qė t'i marim sikuer ata gjoja mundohen pėr interesat e tyre personale, ose per t'a shtier nė dorė selin e Hilafetit. Pra, me folė kundra realitetit nė lidhje me ata, me fol poshtė e pėrpjetė kundra tyre ėsht munafikllėku dhe ēon nė shkatėrim. Sepse ata duke qen sė bashku me Resulull-llahun, duke i dėgjuar fjalėt e tija fatlume, nuk mund tė ken as njė qellim pėr ndonjė pozitė ose pėr diēka tjetėr nė botė. Kėto gjera ata nuk kishin nė zemrat e tyre. Ata kan qen larg nga vese tė kėqija, kan qen njerėz fare tė pastėr. Njeri, qė disa ditė tė ket qen sė bashku me njė nga evlijat e pejgamberit tė lart, pėrfiton shumė nga vese tė tija tė bukura, pastrohet dhe shpėton nga lakmijt pėr botėn. Shokėt e Pejgamberit kishin sakrifikuar ēdo gjėn e tyre edhe ma tė ēmueshme pėr fen, sepse fjalėt e tija pėr ata gjithmon kan qen si njė mėsim, si kėshill i lart. Duke qen kėshtu, a mund tė mendohet vallė se ata mund tė jen pėrpjekur pėr tė mirat provizore tė kėsaj bote. Ata tė mėdhejt t'onė sigurisht ma tė paster jan nga ēdo njeri tjetėr. Pėr kėta njerėz tė mėdhej, tė cilėt kan luftuar aq shumė, jan pėrpjekur aq shumė s'ėsht as pak e drejtė qė tė thuhet se ato i kan bėr pėr t'i plotsuar dėshirat e tyre personale. Pėr Es'habi qiramin qė tė mendohet diēka e tille nuk ėsht as pak e drejtė. Nė se ka njerėz qė kėshtu flasin, duhet tė dihet se jan armiq t'Es'habi qiramit. D.m.th. se janė duke bėr armiqsi kundra Muhammedit (S.A.V.), i cili i ka edukuar dhe ėsht kujdesuar pėr ata. Me i akuzue ata do tė thotė me e akuzue Pejgamberin alejhisselam. Nga ky shkak tė mėdhejt e fes t'onė kėshtu na mėsojnė: “Ai qė nuk e njeh Es'habi qiramin si tė mėdhejt t'onė, ai qė nuk i nderon ata, do tė thotė se nuk e beson Resulull-llahun (S.A.V.)." Lufta e deveve si edhe ajo e “Siffin”-t nuk mund tė jen arsye qė Es'habi qirami tė paraqitet si fajtor. Ne kėto luftra ėsht e arsyeshme qė kundėrshtarėt e Hazreti Aliut kan shpėtuar nga akuzat, bile jan pajisur me sevape. Pėr kėte ka shkaqe fetare. Nė njė hadisi sherif kėshtu tregohet: “Dijetarit tė gabuar tė Sheriatit pėr gabimin e tij i falet njė sevap, por atij qė e gjen at gabim dy ose dhetė sevape. I pari nga dy sevapet ėsht mendimi i dijetarit, i dyti sevap ėsht qė del nė shesh e drejta. Kėto diskutime ndėrmjet dijetarve nuk kan qen armiqsore, as kambengulse. Por kan qen pėr t'i ēuar nė vend urdhrat e Islamijetit. Se i cili nga Es'habi qirami ka qen dijetar, mendimtar te Sheriatit dhe t' Islamit. P.sh. Amr ibni Has ka qen njė nga dijetarėt e mėdhej i spjegimit te Sheriatit.

Ėsht detyra e domosdoshme e ēdo dijetari musliman qe tė veproje si mbas dituris qe e ka zhvilluar vet. Edhe nė se diturit e tija nuk pėrputhen me diturin e njė dijetari ma tė lart se ai vet, prap se prap ai do tė bazohet nė diturin e vet. Ai nuk ėsht i detyruar qe t'i bindet dituris tė njė tjetrit. Nxansit e imamit tė math Ebu Hanife-s, Ebu Jusufi dhe Muhammed Shejbani si dhe nxansit e Muhammed Shafi-ut, Ebu Sevr dhe Ismail Muzeni nė shume ēeshtje (tema) nuk dakordoheshin me mėsuesit e tyre. Ata p.sh. than se jan hallall pėr disa gjera, pėr tė cilat mėsuesit e tyre thoshnin se jan haram edhe ana sjelltas, kėta than haram, por ata than hallal. Prandaj pėr kėta nuk mund tė thuhet se kan bėr gjynah, ose u-ban dijetar tė kėqij. Me gjithė ate kurrkush ata si tė till nuk i ka menduar. Sepse edhe ata kan qen si mėsuesit e tyre “muētehida” (mendimtar Islami).

Po, Aliu ka qen ma i lart dhe ma i dijtur se Muavije dhe Amr ibni As-i, ai ka shumė epėrsi qė e dallojnė nga ata. Edhe mendimet a tija, sidomos mbi sheriatin janė ma tė lartė nga puna e tyre tė kėtij lloji. Me gjith se ēdo njeni nga Es'habi qirami ka vepruar nė kėt drejtim, veprimtarija e tyre nuk ėsht e domosdoshme qė tė pėrputhet me veprat e kėtyre dijetarve tė mėdhej.

Pyetje: Nė luftrat e Xhemel-it dhe tė Siff-it shumė nga shokėt e Pejgamberit alejhisselam, si dhe nga ata tė muhaxhirve dhe nga Ensaret (Ensaret jan vendasit e Medine-s) kan qen pranė Aliut. Tė gjith ata i bindeshin atij, e ndoqen ate. Tė gjith kėta duke qen muētehida, e pan t'arsyeshme qė vendimi qė kan mar tė jet “vaxhib”. (“Vaxhib” ėsht njė gjė qė sipas Islamit lypset tė kryhet). Nga kjo kuptohet se qenka vaxhib me u-pėrshtat mendimit t'Aliut. Pra, nė se thuhet se mendimet mbi sheriatin nuk pėrputhen me ato t'Aliut, por u-bashkuan me atė, ēfar do tė themi?

Pėrgjigje: Ndjeksit e Aliut (radijallahu anhu), bashkėluftėtarėt e tij nuk u-bashkuan ndėrmjet nga shkaku se disa e ndoqėn Aliun. Mendimet e shumicės sė Es'habi qiramit nuk pėrputheshin me ato tė Hazreti Aliut. Por pėr ata qė tė luftojnė sė bashku me Aliun u-ba vaxhib.

Pyetje: Sa ma lartė qė pėrmendėm, ata qė luftuan me Aliun, kan patur tė drejtė. Por dijetarėt e Ehli synnetit tregojnė se Aliu (R.A.) ka patur tė drejtė. Deri sa ata tė mendimit tė kundėrt kan gabuar dhe pėr shkak se kan kėrkuar falje, jan falur, bile edhe sevape kan fituar. Ē'do tė thuhet pėr kėte?

Pergjigje: Dijetarėt tė mėdhej Islam si imami Shafi dhe Omer bin Abdulaziz kan njoftuar se nuk ėsht xhaiz qė pėr asnjenin nga Es'habi qirami tė thuhet se ka gabuar. Prandaj, pėr tė than pėr tė mėdhejt t'onė se kan gabuar nuk ėsht as pak me vend. Pra, pėr tė voglit nuk do tė jet me vend qė tė thonė se ata tė mėdhej tė fes t'on kan bėr drejtė, kan vepruar si duhet, kan bėr keq, kan bėr me gabim, e pelqyen ose nuk e pelqyen kėte ose ate. Me gjith se dijetarėt e lart kan deklaruar se Aliu (R.A.) ka patur tė drejtė dhe se ata tė mendimit tė kundėrt kan gabuar. Me keto fjalė tė tyre ata kan dashur qė tė thonė se, nė se Aliu do tė kishte folur me ata tė mendimit tė kundėrt, ndoshta do tė mund tė siguronte qė tė mendojnė si ai vet. Kėshtu ndodhi me Zubejir bin Avvamin nė luftėn e deveve (kamilve). Me gjith se ishte nė mendimin e kundert me Aliun, ai duke shqyrtuar ma me hollsi ngjarjen, e ndroi mendimin e vet, hoqi dorė nga lufta. Ja pra, fjalėt e dijetarve t'Ehli Synnetit kėshtu duhet tė kuptohen. Pėr ndryshe me than se Hazreti Aliu dhe shokėt e tij tė mendimit tė tij janė nė rrugė tė drejtė, nga ana tjetėr Ajshe Sidika dhe shokėt e mendimit tė saj janė nė rrugė tė gabuar, nuk ėsht xhāiz (nuk ėsht e drejtė). Kėto polemikėt e Es'habi qiramit ishin vetėm nė drejtimin juridik tė Sheriatit. Pėr ndryshe Es'habi qirami ndėrmjet tyre nė principėt themeltar t'Islamit nuk kishin as njė tė ndarė.

Tani, disa njerėz poshtė e pėrpjet flasin kundra Muavije-s dhe Amr ibni As'it. Kjo njė herė ėsht turp i madhė. Kėta njerėz fatkeqsisht nuk janė nė gjendje me kuptue se me i ofendue shokėt e Muhammedit (S.A.V.) d.m.th. e ofendojnė vet Muhammedin. Imāmi Maliq bin Enes thot se ai qė e shan Muavijen dhe Amr ibni As-in, po ato sharje i meriton vet.(1) Imami Maliq bin Enes nė veprėn e tij “Shifai-Sherif” shkruan se: “Ata qe i shajnė dhe i ofendojnė ata t'Es'habi qiramit duhet randė qė tė dėnohen. Zoti madhėshtor le t'na i mbushi zemrat me dashuri ndaj Habibi-t (Pejgamberit) dhe t'atyre t'Es'habi qiramit. Ata i duan njerėz tė pastėr nga gjynahe. Munafikėt (hipokritėt) si dhe ata tė poshtrit ata nuk i duan. Ata qė duke i kuptuar vlerat dhe epėrsit t'Es'habi qiramit dhe qė ecin nė rrugėn e tyre dhe qė i respektojnė, quhen Ehli Synnet, qė do me than njerėz tė synnetit, njerėz qė veprojnė si mbas veprave, lėvizjeve dhe tė thanave tė Muhammed alejhisselamit. Disa njerėz thon se: disa nga ata i duam e disa nuk i duam. Nė kėtė mėnyrė kėta njerėz i akuzojnė ata t'Es'habi qiramit, por duke than se disa nga ata i duam e disa nuk i duam, do tė thotė se janė duke i akuzuar tė gjith ata. N'Islam principėt jan tė caktuarė, ato janė tė vėrtetė e tė gjalla. Ata pra musliman qė thonė se: kėta nga Es'habi qirami i duam e kėta nuk i duam, janė nga tarikati “Shi'i”. Nga kėta musliman sot ka shumė n'Iran, Indi dhe n'Irak. Nė Turqi nuk ka. Disa armiq pėr t'i mashtruar muslimanėt e pastėr Alevi tė Turqis, i quajtėn ata Alevi. Alevi d.m.th. muslimanė qė e duan Aliun (R.A.). Pėr t'a dashur njenin, do tė thotė qė tė jesh nė rrugėn e tij, qė t'a duash atė qė e don ai. Kėta Shi'it po t'a kishin dashur Aliun, do t'a ndjeknin rrugėn e tij. Deri sa Aliu i donte gjith ata t'Es'habi qiramit pa dallim. Aliu ka qen edhe kėshilltar i khalifit tė dyt, Omerit. Ai i ndiente idherimet e Omerit. Bile tė bijen e vet nga Fatime-ja Ummi Gjylsym-in e martoi me Omerin. Hazreti Aliu nė njė hutbe (fjalim ne xhami) tė tij pėr Muavijen kėshtu thotė: “Vllezrit t'onė u-ndan nga ne, por ata nuk janė qafira, as kan ndonjė vesė tė keqe. Kėshtu i kishin mendime tė tyre duke mos u-ndar nga Sheriati." Talhai duke luftuar me tė, ra dėshmor. Hazreti Aliu i a pastroi fetyrėn nga pluhri, i a fali xhenazen (kufomėn). Zoti Madhėshtor nė Kur'āni qerim na njofton se “Muslimanėt janė vllezėr”. Nė ājetin e fundit tė sures Fetih, Zoti Madhėshtor na ban tė dijtur se njerzit e Es'habi qiramit e donin njeni tjetrin. Mos me e dashtė njenin bile nga ata e sidomos me ushqye armiqsi kundra ndo njenit nga ata, do tė thotė mos me e besue Kur'āni qerimin. Dijetarėt e Ehli synnetit shumė mirė i kishin kuptuar epėrsit e Es'habi qiramit. Dijetarėt e Ehli synnetit na kan urdhruar qė t'i duam qė tė gjith ata, sepse burrat e Es'habi qiramit i shpėtuan muslimanėt nga fatkeqsit.